TË FUNDIT

TË FUNDIT

Avokati: Thaçi s’kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime lufte

Avokati: Thaçi s’kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime lufte

Në kuadër të Dhomave të Specializuara sot është duke vazhduar seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në këtë seancë.

Gjatë kësaj seance të sotme, fjalën e ka pala mbrojtëse.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka mohuar të gjitha pretendimet e djeshme nga Prokuroria Speciale në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Në fjalën hyrëse, avokati Keohe ka thënë se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime të luftës.

“ZPS-ja dëshiron që ju të besoni se kishte një strukturë kriminale, komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës dhe dëshirojmë të ofrojmë faktet e asaj që ndodhën në terren, duke filluar me prezentimin fillestar të Hashim Thaçit dhe rolin e tij gjatë viteve 98-99. Thaçi ishte një aktivist, student që u kthye në Kosovë në mars të vitit 98 menjëherë pas vrasj..

Read More
TË FUNDIT

Mitrovicë, një person gjendet pa shenja jete

Mitrovicë, një person gjendet pa shenja jete

Një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion.

“VDEKJE E DYSHIMTË, Rr. Shala e Bajgorës 03.04.2023 – 06:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”

Read More
TË FUNDIT

Ushtroi dhunë ndaj një gruaje, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Ushtroi dhunë ndaj një gruaje, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Gjakovës. Personi i arrestuar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.
Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00.

I njëjti dyshohet se përveç kësaj ka kryer edhe vepra të tjera, transmeton lajmi.net.

“Gjakovë 20.03.2023 – 13:00. Me 03.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera’’, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haxhi Avdyli në nivel tjetër të komentimit rajonal: Veç Albini dhe Vjosa po pengojnë Botën Serbe

Haxhi Avdyli në nivel tjetër të komentimit rajonal: Veç Albini dhe Vjosa po pengojnë Botën Serbe

Deputeti i partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli ka reaguar pas humbjes së Milo Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi.
Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka thënë se pas humbjes së tij në këto zgjedhje, e vetmja pengesë për krijimin e “Botës Serbe”, ka mbetur presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu ai tha se bota serbe është maskuar shpesh si “Ballkani i Hapur”.

“Pas rënjes së Gjukanoviqit në Mal të zi , e vetmja pengesë për krijimin e Botës Serbe, mbetet Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. Bota Serbe e maskuar shpesh si Ballkani Hapur, me tentakulat e saj, me parti politike Serbe në vende fqinje, por edhe akterë brenda partive vendore Kosovare, Malazeze, Maqedone e Shqiptare, e përmes Rusisë ka për të punuar për destabilizim të Ballkanit, dhe ka për të sabotuar çdo marrëveshje Evropiane për paqe.” – ka shkruar ai.

Ndryshe Milo Gjukanoviq ka pranuar humbjen e ..

Read More
TË FUNDIT

Rama: Ekipet janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim

Rama: Ekipet janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim

Pas reshjeve të vazhdueshme të borës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar në lidhje me gjendjen e rrugëve.
Rama ka publikuar disa fotografi të ekipeve të shumta të cilat vazhdimisht po angazhoheshin në largimin e borës nga rrugët dhe trotuaret.

Ai tha se ekipet janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim, derisa u bëri thirrje qytetarëve të shtojnë kujdesin në komunikacion.

Ndryshe bora e kësaj pranvere, padyshim që zuri në “befasi” shumë prej qytetarëve dhe komunave./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Diaspora dërgoi mbi 84 milionë euro në Kosovë vetëm gjatë shkurtit

Diaspora dërgoi mbi 84 milionë euro në Kosovë vetëm gjatë shkurtit

Gjatë muajit shkurt, Kosova ka pranuar 84.3 milionë euro remitenca nga diaspora. Parashikimet e Bankës qendrore janë që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6.7%.
Njohësit e ekonomisë thonë se qeveria duhet të hartojë politika zhvillimore, në mënyrë që dërgesat të mos shkojnë vetëm në konsum.

Në kohën kur qytetarët po përballen me ngritje të çmimeve, ndihmat financiare nga mërgimtarët po vlerësohen si shumë të domosdoshme.

Vetëm në shkurt të këtij viti sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vendi ka pranuar 84.3 milionë euro remitenca.

Derisa sipas BQK-së, parashikimet janë që gjatë këtij viti të ketë rritje të remitencave për 6,7 %, e që i bie 7 % më shumë se vitin e kaluar, e 11% më pak se gjatë 2021-tës.

“Remitencat gjatë vitit 2022 shënuan rritje prej 6.0% (17.7% rritje në 2021). Ky ngadalësim mund të jetë si rezultat i rritjes së ngadalësuar të aktivitetit ekonomik në Eurozonë, si dhe r..

Read More
TË FUNDIT

Raportohen dy raste të dhunimit, një në Fushë-Kosovë dhe një tjetër në Gjakovë

Raportohen dy raste të dhunimit, një në Fushë-Kosovë dhe një tjetër në Gjakovë

Dy raste të dhunimit janë raportuar së fundi nga Policia e Kosovës.
Një nga këto raste u raportua të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë, më 2 prill të këtij viti.

Në lidhje me këtë rast, policia ka arrestuar një mashkull të dyshimtë, i cili është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM-Fushë Kosovë 02.04.2023 – NN. Me 02.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”,thuhet në njoftim.

Kurse rasti tjetër është raportuar në Gjakovë.

I arrestuari në këtë rast me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM-Gjakovë 20.03.2023 – 13:00. Me 03.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​KQZ nuk hedh short të ri për zgjedhjet në veri

​KQZ nuk hedh short të ri për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të organizojë tërheqje të re të shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetar të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në këto zgjedhje do të vlejë renditja e subjekteve politike, e dalë nga tërheqja e shortit më 7 dhjetor të vitit 2022. Kjo pasi siç tha ai, nuk ka pasur aplikime të reja për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri të vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të organizojë tërheqje të re të shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale. Arsyeja qëndron në faktin se gjatë procesit të ri për aplikim të subjekteve politike dhe kandidatëve, nuk ka pasur ndonjë të tillë. Kjo do të thotë se në proces zgjedhor janë subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar vitin e kaluar dhe..

Read More
TË FUNDIT

Një person gjendet pa shenja jete në Shalë të Bajgorës

Një person gjendet pa shenja jete në Shalë të Bajgorës

Një vdekje e dyshimtë është raportuar së fundi në rajonin e Mitrovicës së jugut.
Viktima theksohet të jetë gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Shala e Bajgorës 03.04.2023 – 06:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”./Lajmi.net/

Read More