Krasniqi: Janë “maskarenj” ata që e quajnë Lajçakun “njeri të Rusisë, ja pse
Krasniqi: Janë “maskarenj” ata që e quajnë Lajçakun “njeri të Rusisë, ja pse
Profesori, Milazim Krasniqi, ka thënë se të gjithë ata që e akuzojnë si “njeri të Rusisë” emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, janë “maskarenj”.
Kjo pasi që sipas Krasniqit, roli i Lajçakut në procesin e pavarësimit të Malit të Zi tregon se ai i ka shërbyer kauzës atlantike, shkruan lajmi.net.
“Pa pavarësimin e Malit të Zi në vitin 2006, ka qenë e pamundur që të arrihej te pavarësia e Kosovës në vitin 2008. Pra, paraprakisht duhej të delegjitimohej e të zhbëhej federata Serbi-Mali i Zi. Roli i Llajçakut dhe i Sollanës në atë proces ka qenë shumë i madh”, shkruan Krasniqi.
Ai thotë se as në rastin e Kosovës, nuk ka gjasa që Lajçak të dalë nga korniza atlantike.
Madje sipas tij, duhet “të lutemi” që Kurti të mos dalë nga ajo.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Ata që e akuzojnë Mirosllav Llajçakun si “njeri i Rusisë”, janë maskarenj. Pse? Sepse roli i Llajçakut në procesin e pavarësimit të Malit të Z..
Read More