Loshi: Marrëveshja e së hënës do ta largojë Kosovën nga Serbia, por ja çka do të ndodhë me Kurtin dhe Ramën
Ish-kandidati për deputet të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka thënë se marrëveshja që pritet të nënshkruhet të hënën mes Kosovës dhe Serbisë, do ta bëjë Kosovën edhe më të largët për Serbinë.
Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të jetojë me realitetin e pavarësisë, kurse Serbia do të vazhdojë të jetojë mes ëndrrave për kthimin e Kosovës, përcjell Bota sot.
Në një analizë të publikuar në Facebook, ish-mjeku i UÇK-së, ka theksuar, se pas të hënës, Edi Rama dhe Albin Kurti do ta kenë më vështirë ta konservojnë mandatin moral për ta drejtuar popullin drejt perspektivës perëndimore.
Ai ka kërkuar nga shqiptarët që të mos pushojnë në asnjë çast së punuari për veten e tyre.
Reagimi i plotë i Loshit:
Krejt çfarë duhet të na interesojë në këtë moment, jo vetëm neve, por edhe Albin Kurtit si nënshkrues potencial, është se a do ta ofrojë, apo largojë Kosovën nga Serbia nënshkrimi i pritur i Marrëveshjes në Bruksel.
Që nga marrëveshja e Rambujesë, Kosova nuk i është afruar Serbis..
Read More