TË FUNDIT

TË FUNDIT

Stano: S’ka njohje de-facto, qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Stano: S’ka njohje de-facto, qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është deklaruar sot për takimin e djeshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
Ndër të tjerash Stano është pyetur nëse propozimi evropian përmban njohjen De-Facto në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai me këtë rast tha se përgjigja e tij është jo.

“Përgjigjja e shkurtë është jo. Qëllimi i dialogut nuk është njohja, objektivi i dialogut është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe sa i takon përmbajtjes së normalizimit është e vendosur nga dy palët”,theksoi Stano.

Gjithashtu ai tha se për këtë duhet të vendosin palët, derisa Bashkimi Evropian ka vetëm rol ndërmjetësues.

“Pra u takon atyre, BE-ja është ndërmjetës, ne nuk e diktojmë çfarë do të bëjnë dhe si, por po i ndihmojmë që të arrijnë atje me maturinë europiane dhe kompromisin europian për përfitim të qytetarëve të tyre. Por objektivi dhe mandati jonë në këtë dialog është që t’i ..

Read More
TË FUNDIT

Ekzekutimi i pagave me koeficientin e ri, sindikatat: A do ta mbajë qeveria fjalën?

Ekzekutimi i pagave me koeficientin e ri, sindikatat: A do ta mbajë qeveria fjalën?

Sindikatat e pavarura në vend shprehen skeptike nëse do të zbatohet nga muaji shkurt Ligji i ri i pagave për punëtorët e sektorit publik.
Sipas tyre nuk ka informacione nëse pagat do të dalin sot sipas koeficientit të ri ose jo.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se është shqetësuese fakti se ende nuk janë sjellë listat e pagave. Sipas tij nuk ka informacione të saktë se a do të dalin sot pagat me ligjin e ri.

As në Ministrinë e Financave nuk janë përgjigjur për KosovaPress se a do të ekzekutohen sot pagat.

“Sipas praktikave të deri tanishme sot është dita e fundit kur duhet të dalin pagat për të punësuarit në sektorin publik. Por, jemi pak të befasuar për arsyeje se zakonisht pesë ditë para se të lëshohen pagat janë sjellë gjithmonë listat e pagave, kurse në këtë rast nuk kemi ende të dorëzuara listat e pagave, çka në këtë rast ka krijuar një lloj ..

Read More
TË FUNDIT

Marrëveshje për normalizim apo për status quo

Marrëveshje për normalizim apo për status quo

Njohësit e çështjeve politike thonë se mosnënshkrimi i Marrëveshjes për normalizimin Kosovë-Serbi nxjerr në pah mospajtimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me këtë dokument.
Dy udhëheqësit u takuan të hënën në Bruksel, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë.

Në tryezë të diskutimeve kishin një propozim të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, që u titullua “Marrëveshje drejt normalizimit Kosovë-Serbi”.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili ndërmjetësoi takimin, tha se palët u dakorduan për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Borrell tha se tani do të pasojnë negociatat për të përcaktuar modalitetet e zbatimit të saj.

Kurti dhe Vuçiq konfirmuan se kanë rënë dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por thanë se nuk kanë nënshkruar asgjë dhe për këtë fajësuan njëri-tjetrin.

Kurti tha se ka qenë i gatshëm për nënshkrim, por se p..

Read More
TË FUNDIT

Zëdhënësi i BE-së: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian

Zëdhënësi i BE-së: Liderët e Kosovës dhe Serbisë miratuan propozimin evropian

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është deklaruar në lidhje me zhvillimet e djeshme në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe takimit që kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati me presidentin serb, Aleksandar Vuciq.
Stano ka konfirmuar se liderët dy shteteve kanë miratuar propozimin evropian për normalizim.

“Ajo që është rënë dakord në takim është se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për përmbajtjen, për tekstin e propozimit dhe se nuk do të punojmë me palët për zbatimin. Sigurisht që ne si Bashkim Evropian do t’i ndihmojmë. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje”,tha Stano, transmeton lajmi.net.

Tutje ai theksoi se “Ata miratuan propozimin. Ata ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme për dokumentin dhe se mund të kalojmë në një fazë tjetër”,shtoi Stano në një konferencë për media.

Stano gjithashtu tha se takim tjetër do të ketë në muajin mars, gjë që është konfirmuar mbrë..

Read More
TË FUNDIT

​Hapet Instituti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta në Dubravë

​Hapet Instituti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta në Dubravë

Pavijoni D në Dubravë është shndërruar në Institutin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Muralet e këtij pavijoni janë ngjyrosur nga dora e vet të burgosurve, në të cilin do të trajtohen 80 persona me probleme mendore, përdorues të substancave narkotike dhe personave të shtyrë në moshë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se është hera e parë që po bëhet një institucion i tillë në kuadër të qendrave korrektuese.

“Prej momentit kur kam marrë detyrën si ministre e Drejtësisë ka qenë trajtimi i të burgosurve, ka qenë pikërisht mungesa e një institucioni të veçantë profesional, me staf shëndetësor e korrektues ku do të trajtohen këta persona. Për shkak të kësaj jo rrallë herë kemi pasur situata të tentimit të vetëvrasjes në institucionet korrektuese dhe kjo në masë të madhe na ka shtyrë që të punojmë seriozisht për inaugurimin e këtij institucioni. Qeveria e Kosovës në momentin kur ka parë që ..

Read More
TË FUNDIT

Hoti skeptik për pikën 2 dhe 4 të planit evropian: Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!

Hoti skeptik për pikën 2 dhe 4 të planit evropian: Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka komentuar përmbajtjen e marrëveshjes së propozimit evropian, prezantuar dje për herë të parë për publikun.
Ai ngrit në diskutim dy çështje, nga pika 2 dhe 4, për të cilat shprehet, si vijon:

”Marrëveshja në preambulë përmban:

–Pika 2: “… për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës”.

– Pika 4: “… pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”.

Të kapërcehet e kaluara pa u ballafaquar me të?!Pa paragjykuar çështjet e statusit?!”.

Read More
TË FUNDIT

Abazi ndan rrugët përfundimisht me Kurtin: Ti vazhdove rrugën e njëjtë me ata që janë opozitë

Abazi ndan rrugët përfundimisht me Kurtin: Ti vazhdove rrugën e njëjtë me ata që janë opozitë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur dje në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se këtu ndahen rrugët përfundimisht me kryeministrin Kurti, shkruan lajmi.net.

“Po z. Kurti, këtu ndahen rrugën tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njejtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”. Ju keni pranuar Zajednicën dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi par-excellence. Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi! Ju jeni dakorduar me marrëveshjen kornizë që ka dy elemente fundosëse për Kosovën. Një konzervimi i rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe asociacionit apo zajednices së komu..

Read More
TË FUNDIT

Rizvanolli: 600 pajisje për mihje të kriptovalutave janë konfiskuar në veri, Kosovës iu kursyen 1 milion euro

Rizvanolli: 600 pajisje për mihje të kriptovalutave janë konfiskuar në veri, Kosovës iu kursyen 1 milion euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit për punën e Ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023, në Komisionin për Ekonomi, si të arritur të vitit të kaluar e ka paraqitur ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave në veri.
Ajo ka thënë se në vitin që shkoi janë konfiskuar gjithsej 600 pajisje për mihje të kriptovalutave në veri të Kosovës.

“Gjatë kësaj periudhe të masave emergjente është ndaluar përdorimi i energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave, aktivitet që zhvillohet në ekonominë e hirtë dhe mendoj që kjo ka pasur një efekt në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe në komunat në veri të Kosovës ku janë konfiskuar mbi 600 pajisje në tetë ferma të kriptovalutave të cilat gjatë vitit të kaluar janë shkatërruar në veri nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës”, ka theksuar Rizvanolli.

S..

Read More
TË FUNDIT

Von Cramon: Dakordimi për planin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE

Von Cramon: Dakordimi për planin evropian do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në BE

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon e ka mirëpritur pranimin e propozimit të planit evropian i quajtur ndryshe plani franko-gjerman, nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksanadar Vuciq.
Përmes një shkrimi në Twitter, Cramon tha se tani duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshjen.

“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e Propozimit – Marrëveshjes BE për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”.

Përpos kësaj, Cramon tha se pret që dialogu të ketë përshpejtim dhe konstruktivitet duke theksuar se kjo do të zhbllokojë perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Prandaj pres negociata konstruktive dhe nënshkrim të shpejtë të Udhërrëfyesit të Zbatimit, pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e anëtarësimit në BE”,theksoi ajo./La..

Read More
TË FUNDIT

Hapet aplikime për subvencione në bujqësi, ministri Peci jep detaje

Hapet aplikime për subvencione në bujqësi, ministri Peci jep detaje

Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) njofton se ka hapur periudhën e aplikimit për subvencione për disa kultura bujqësore.
Aplikim për Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023 fillon nga sot dhe përfundon më 29 mars 2023.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci njofton se aplikimi zgjat 30 ditë kalendarike dhe fillon që nga dita e shpalljes publike, sot dhe përfundon më datë 29 mars.

“Edhe njëherë mbajmë fjalën e dhënë para jush, duke hapur për aplikim Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023. Sa i përket aplikimit për kulturat me sipërfaqe të cilat duhet të digjitalizohen, më lejoni që t’iu informoj se aplikimi fillon nga data 17.03.2023, për arsye të ndryshimeve të nevojshme në sistemin për digjitalizimin e parcellave (LPIS); me qëllim të rritjes së transparencës dhe meritokracisë”, ka shkruar ministri Peci në Facebook.

Më tej në njoftimin e Ministrisë së Bujqësisë, thuhet se për..

Read More