TË FUNDIT

TË FUNDIT

Zv/ministri i Drejtësisë pushon nga puna vëllaun e deputetes së VV-së

Zv/ministri i Drejtësisë pushon nga puna vëllaun e deputetes së VV-së

Ilir Mullhaxha nuk do të jetë më përmbarues privat.
Ai është pushuar nga detyra me vendim të zv/ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vet Sallahu me anë të një postimi në Facebook.

“Sapo kam nënshkruar vendimin për pushim nga detyra të përmbaruesit privat z. Ilir Mulhaxha. Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat ka gjetur shkelje disiplinore pasi që i njëjti gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore në kuadër të aktivitetit të tij, nuk iu ka përmbajtur ligjit, në lëndën e përmbarimit, dhe si rrjedhojë është shqiptuar masa disiplinore, shkarkim nga detyra”, ka shkruar Sallahu.

Ndryshe, Ilir Mullhaxha është vëllau i deputetes së VV-së, Fatmir Mullhaxha Kollçaku. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ministria me njoftim pasi s’iu pagua rrezikshmëria policëve, tregon kur do dalin shtesat

Ministria me njoftim pasi s’iu pagua rrezikshmëria policëve, tregon kur do dalin shtesat

Nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave kanë bërë me dije se sot janë ekzekutuar pagat në bazë të Ligjit të ri të Pagave.
Një çështje që ka ngjallur interesim në publik është ajo e shtesave. Lajmi.net raportoi pak më herët se policëve nuk u është paguar rrezikshmëria dhe një pjese të madhe u ka dalë rroga më e vogël se e muajve të kaluar, shkruan lajmi.net.

Nga Ministria e Brendshme kanë bërë me dije se nuk është arritur të finalizohet lista dhe të dhënat për shtesat, andaj këto të fundit do të dalin në pagën e muajit mars.

Kjo i bije që në pagën e marsit, do të dalin edhe shtesat e muajit shkurt, edhe ato të muajit mars, bashkë me pagën bazë.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme:

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publikë të Republikës së Kosovës, se sot do të disbursohen pagat e para sipas Ligjit për Paga në..

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Propozimi evropian s’është për njohjen reciproke, por për normalizim

Escobar: Propozimi evropian s’është për njohjen reciproke, por për normalizim

Emisari i SHBA-ve pwr Ballkanin, Gabriel Escobar është pyetur se pse në letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kur është përmendur njohja reciproke është përdorur shprehja “qëllim përfundimtar”.
“Propozimi evropian nuk është për njohjen reciproke, por për normalizim. Pse ne e mbështesim këtë propozim tani, nuk nënkupton se ne nuk besojmë në idenë që për të qenë një rajon i shëndetshëm dhe që të lirohet nga incidentet e viteve ’90, ne besojmë që të gjitha shtetet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën për të pasur raporte të plota dhe pozitave”, ka thënë Escobar.

“Prandaj e kemi përdorur shprehjen ‘përfundimtare’, pra që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk po synojmë ndryshimin e draftit të propozimit të BE-së, por edhe që nuk kemi lëvizur nga qëndrimi ynë për synimet përfundimtare për Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.

Në propozimin evropian nuk përmendet decidivi..

Read More
TË FUNDIT

Rashkoviq: Vuçiqi pranoi pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

Sanda Rashkoviq-Iviq, nënkryetare e Partisë Popullore të Serbisë, ka thënë se presidenti serb Vuçiq, mbrëmë në Bruksel pranoi pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.

“Përveç Kosovës së pavarur, ai pranoi rrugën e saj drejt Kombeve të Bashkuara, shkëmbimin e ambasadorëve dhe Asociacionin e Komunave Serbe e tregon si një fitore të paparë.

Edhe pse tashmë është e qartë se Asociacioni nuk do të jetë ajo që thonë organet e tij”, ka thënë Rashkoviqi-Iviq për Danasin.

Sipas saj, Vuçiqi u largua nga Kuvendi pa platformë për bisedime dhe nuk i shpjegoi atje lëvizjet e tij.

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Plani franko-gjerman s’është për njohje reciproke, por për normalizim

Emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencën e sotme për media ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk është për njohje reciproke por vetëm për normalizim të raporteve.

Ai ka thënë se fakti që SHBA-ja e përkrah këtë propozim nuk do të thotë që SHBA-ja nuk beson se rajoni për të qenë i shëndetshëm duhet të kapërcejë ngjarjet e viteve të 90-ta.

Escobar tutje ka thënë se SHBA-ja beson se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën.

“Propozimi i BE-së nuk është për njohje-reciproke por është për normalizim. Por vetëm pse ne e mbështesim këtë propozim në këtë kohë specifike, nuk do të thotë që ne nuk besojmë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të qenë të shëndetshme duhet të dalin nga ngjarjet e viteve 90-ta. Ne besojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra tjetrën dhe të kenë raporte të mira me njëra-tjetrën”, ka thënë Escobar.Ai ka thënë se arsyeja pse SHBA-ja e ka shtuar fjalën “eventuale” ..

Read More
TË FUNDIT

Punime në rrjet nga KEDS, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet nga KEDS, në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës

KEDS ka bërë me dije se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa zona do të ketë ndërprerje të rrymës.
KEDS në komunikatën e tij bën me dije zonat dhe oraret e ndërprerjeve, shkruan lajmi.net.

Komunikata e plotë nga KEDS:

Prishtinë

1.

TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Graçanica 1 (kodi: 10014004) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Graçanicë, Padalishtë, Te mbeturinat, Ibër Lepenci dhe Lindja.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, me qëllim të finalizimit të punimeve në projektin LOT 37 “Hajvali & Graçanica 1 & Graçanica 2”.

2.

TS 35/10kV Badovci do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Hajvalia (kodi: 10014002) prej orës 09:00 deri në ora 16:00

Vendet: Hajvali.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, me qëllim të finalizimit të punimeve në projektin LOT 37 “Hajvali & Graçanica 1 & Graçanica 2”.

02.03.2023

Punime në projekte investive

Prishtinë

1.

TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet:

Dalja 10 kV ..

Read More
TË FUNDIT

Milaim Zeka: Kurti nuk e firmosë marrëveshjen, do të jap dorëheqje

Milaim Zeka: Kurti nuk e firmosë marrëveshjen, do të jap dorëheqje

Gazetari Milaim Zeka analizoi diskutimet në Bruksel mes kryeministrit kosovar Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Zeka tha se ai beson se kryeministri i Kosovës nuk do ta nënshkruajë kurrë marrëveshjen me Serbinë dhe se do të japë dorëheqjen së shpejti.

Sipas Zekës, bindjet ekstremisht të majta të Kurtit nuk e lejojnë atë të mendojë çfarë është në interesin e shtetit të Kosovës, por se çfarë do të shkruajë historia për të.

“Ne si gazetarë ëdhe si analistë kemi për detyrë t’i paraprijmë ngjarjeve. Unë parmbërmë kisha një informacion që Albin Kurti nuk do ta nëshkruante marrëveshjen e planit franko-gjerman dhe në mëngjes bëra një shkrim që nuk do të kemi kurrëfarë nënshkrimi. Prapë i qëndrojë pjesës së dytë të shkrimit tim që Albin Kurti ka shumë gjasa të japë dorëheqjen.

Sepse nuk pranon Albin Kurti një vetëvrasje politike nëse ai është ma..

Read More
TË FUNDIT

Policëve nuk u paguhet rrezikshmëria, në bankë u dalin më pak para se muajve të kaluar

Policëve nuk u paguhet rrezikshmëria, në bankë u dalin më pak para se muajve të kaluar

Janë ekzekutuar pagat sot në sektorin publik.
Pagat janë ekzekutuar në bazë të Ligjit të Ri të Pagave, mirëpo që qysh sot janë shprehur pakënaqësi të mëdha, shkruan lajmi.net.

Disa zyrtarë policorë përmes disa reagimeve në rrjete sociale kanë thënë se pagat u kanë dalë në banka më pak se muajve të kaluar.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës i kanë thënë lajmi.net, se pagat kanë dalë pa rrezikshmëri, mirëpo informacione konkrete dhe të sakta, mund të dihen vetëm nesër.

“Pakënaqësi ekziston sepse rrezikshmëri nuk kanë qit. Domethanë pagat kanë dalë pa rrezikshmëri. Nuk e kem ende Listën e Pagave për me ditë ku ka pas rritje e ngritje. Këtë e kemi adresu edhe tek Avokati i Popullit, mirëpo për informacione të sakta mund të jap vetëm nesër”, thanë nga Sindikata për lajmi.net.

Zyrtarët qeveritarë ndërkaq kanë thënë se policëve përveç rritjes, do t’u paguhet edhe rrezikshmëria.

Mbetet të shihet nëse..

Read More
TË FUNDIT

Çitaku thotë se Kurti u soll në formë “aventureske”: Solli marrëveshje pa njohje reciproke

Çitaku thotë se Kurti u soll në formë “aventureske”: Solli marrëveshje pa njohje reciproke

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, thotë se sjellja aventureske e kryeministrit Albin Kurti në gjashtë muajit e fundit, solli një marrëveshje me Serbinë në qendër të së cilës nuk është njohja reciproke, por pranohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe hapet Pako e Ahtisaarit përmes zotimit të krijimit të një statusi për Kishën Ortodokse Serbe. Mirëpo, ndryshe e sheh, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyçi, i cili thekson se përmes dakordimit të mbrëmshëm për propozimin e BE-së, Serbia e njeh de-facto Kosovën.
Çitaku thotë për KosovaPress se Kurti nga një marrëveshje ligjërisht të obligueshme dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë që sjell njohjen reciproke, arriti në një marrëveshje që nuk i përfshinë asnjërën prej tyre.

“Fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk përmbush pritjet e qytetarëve të Kosovës dhe kërkesat e Republikës së Kosovës në vitin..

Read More
TË FUNDIT

Escobar: Kosova e ka kuptuar që Asociacioni duhet të formohet, diskutimet të nisin menjëherë

Escobar: Kosova e ka kuptuar që Asociacioni duhet të formohet, diskutimet të nisin menjëherë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.
“Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim virtual me gazetarë më 28 shkurt.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

“Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, më 2013 dhe 2015. Por, Gjykata Kushtetuese ka gjetur se marrëveshja e fundit nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia ..

Read More