TË FUNDIT

TË FUNDIT

Vuçiq: Nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke

Vuçiq: Nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme të punojë në shumë gjëra që dalin nga propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë ai bëri një vërejtje.
“Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiq për televizionin publik serb, RTS më 28 shkurt.

Ai po ashtu tha se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime.

“Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiq.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 27 shkurt dhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e propozimit evropian për normalizim.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, një ditë pas këtij takimi..

Read More
TË FUNDIT

Tjetër aksident me fatalitet: 65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura në rrugën Prizren-Gjakovë

Tjetër aksident me fatalitet: 65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura në rrugën Prizren-Gjakovë

Një grua e moshës 65-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën Prizren – Gjakovë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50, shkruan lajmi.net.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare” – ka thënë ai.

Në vendin e ngjarjes, përveç policisë kanë dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe mjekët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në lidhje me rastin, një i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Mushkolaj: Asociacioni kalon, është veç çështje kohe se kur do nis zbatimi

Mushkolaj: Asociacioni kalon, është veç çështje kohe se kur do nis zbatimi

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se sipas zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi, tashmë Asociacioni është një OJQ.
Mushkolaj ka cituar Bislimin kur ishte në Parlamentin Evropian, i cili kishte thënë se kjo ishte një OJQ që merrej me koordinimin e komunave me shumicë serbe.

“Është shumë e qartë që Asociacioni kalon, vetëm është çështje kohe kur do të fillojë zbatimi dhe implementimi i tij në teren”, ka thënë Mushkolaj në Debat Plus, duke shtuar se për të neni shtatë paraqet Asociacionin.

Imer Mushkolaj, gjithashtu, ka shtuar se gjatë kësaj periudhe nuk po diskutohet për marrëveshje finale mes dy vendeve, por për marrëveshje të përkohshme.

Tutje, Mushkolaj ka thënë se në fokus të BE-së nuk ka qenë njohja reciproke, por normalizimi i marrëdhënieve mes tyre.

Në fjalën e tij gjatë debatit, Mushkolaj ka thënë gjithashtu se, sipas BE-së, propozimi evropian sjell normalizimin e marrëdhënieve mes..

Read More
TË FUNDIT

Mustafa godet Kurtin: Dje pranoi kompetenca ekzekutive për serbët

Mustafa godet Kurtin: Dje pranoi kompetenca ekzekutive për serbët

Për marrëveshjen e pranuar dje në Bruksel nga kryeministri Kurti, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Isa Mustafa.
Ky me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se pika 7 e kësaj marrëveshjeje parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbët në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Mustafa ka thënë se presidentja Osmani, që sipas tij “vet-shitet” si jurist e fortë, duhet të tregojë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; Pra, a parasheh të drejta asimetrike për komunitetet, që serbët të kenë të drejta të vet-menaxhimit, kurse komunitetet tjera jo.

“Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, shkroi Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

Marrëveshja bazë e pranuar nga Kryeministri Kurti në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.

Le ..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen dy punëtorë të Postës në Rahovec, dyshohet se mashtruan me para false

Arrestohen dy punëtorë të Postës në Rahovec, dyshohet se mashtruan me para false

Dy persona janë arrestuar të martën në Rahovec, nën dyshimin se kanë kryer keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për falsifikim të parasë. Ka të bëjë me futjen në shërbim të postës së këtij qyteti të shtatë mijë eurove të falsifikuara.
Në njoftimin e Policisë thuhet se dyshohet se mbi 2500 euro janë shpërndarë te qytetarët që kanë kryer shërbime në këtë postë, e të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK)-Gjakovë, kanë pranuar informatë nga zyrtarë të Postës së Kosovës se: në postën kryesore në Rahovec, kishin hasur një shumë të monedhave metalike të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

Hetuesit e NjRHKEK-Gjakovë, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore duke grumbulluar të dhëna se një shumë prej 7000 (shtatë mijë) €, dyshohet të falsifikuara, janë futur në shërbim në postën e Rahovecit.

..

Read More
TË FUNDIT

Arifi për marrëveshjen: S’përmendet Lugina, s’ka reciprocitet siç premtoi Kurti

Arifi për marrëveshjen: S’përmendet Lugina, s’ka reciprocitet siç premtoi Kurti

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për takimin e djeshëm Kurti – Vuçiq në Bruksel.
Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës përshëndesin marrëveshjen e arritur, por se nuk ka reciprocitet, sipas tij, siç kishte premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Arifit:

Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel.

Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave.

Urime të gjithëve! Zoti na ndihmoftë!. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Sot amatorët mashtruan punëtorët, ekzekutuan të ashtuquajturat paga

Tahiri: Sot amatorët mashtruan punëtorët, ekzekutuan të ashtuquajturat paga

Gjatë ditës së sotme është bërë ekzekutimit të pagave në sektorin publik me koeficient të ri. Lidhur me këtë çështje ka pasur shumë reagime si nga opozita ashtu edhe nga shoqëria civile.
Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ai ka kritikuar shpërndarjen e pagave duke thënë se punëtorët u mashtruan, përcjell lajmi.net.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shtuar se mënyra si janë shpërndarë pagat është agjendë politike e Qeverisë.

“Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga. Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni..

Read More
TË FUNDIT

Mjerim: Komuna e Klinës lëshon gabime banale drejtshkrimore

Mjerim: Komuna e Klinës lëshon gabime banale drejtshkrimore

Drejtoria e Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Klinës, duket se ka probleme të mëdha me drejtshkrimin.
Në një vërejtje të lëshuar nga kjo komunë vërehen gabime të shumta drejtshkrimore.

Nën nënshkrimin e drejtorit Enver Berisha, kjo letër nuk ka asnjë paragraf që nuk ka gabime.

“Vaxhdim” për vazhdim, “qiten” për vendosen, janë vetëm disa nga shprehjet me të cilat ka çuditur komuna e Klinës.

Mos njohja e gjuhës shqipe duket se është duke paraqitur probleme edhe tek kuptimësia e përmbajtjes së dokumenteve të lëshuara./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet ka goditur para pak minutash Shqipërinë.
Sipas Qendrës Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve, goditjet ishin të shkallës 4.2 ballë, shkruan lajmi.net.

Epiqendra e tërmetit ishte 24 kilometra në jug-lindje të Elbasanit.

Thellësia e goditjes ishte 10 kilometra. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zëdhënësi i BE-së: Objektivi i dialogut nuk është njohja

Zëdhënësi i BE-së: Objektivi i dialogut nuk është njohja

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i pyetur nga një gazetar se a përmban njohje marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve ai ka thënë seqëllimi i dialogut nuk është njohja.
Në një konferencë të rregullt për media, Stano deklaroi se objektivi i BE-së është që të arrihet marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

“Pra përgjigja është jo, sepse objektivi i dialogut nuk është njohja. Objektivi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa përmbajtjen e normalizimit e përcaktojnë të dy palët, ndaj u takon atyre”, tha ai.

“BE-ja është një lehtësuese, ne nuk po i diktojmë se çfarë duhet të bëjnë dhe po i ndihmojmë ata të arrijnë atje në frymën e pjekurisë evropiane dhe kompromisit evropian për të mirën e popullit të tyre, por objektivi dhe mandati i BE-së në këtë dialog është t’i ndihmojë ata të arrijnë marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse ligjërisht të dety..

Read More