TË FUNDIT

TË FUNDIT

Von Cramon: Dakordimi i fundit në Bruksel mund të bindë pesë shtetet e BE-së për njohjen e Kosovës

Von Cramon: Dakordimi i fundit në Bruksel mund të bindë pesë shtetet e BE-së për njohjen e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se në propozimi evropian për të cilin janë dakorduar Kosova dhe Serbia mund t’i bindë shtetet e Bashkimit Evropian që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.
“Edhe pse ende mungon nënshkrimi final, kjo përbën një sukses të madh politik për Bashkimin Evropian por edhe për tërë rajonin”,ka thënë Viola von Cramon për Deutsche Welle në gjuhën serbe, duke i rikujtuar tensionet e muajve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Politika gjermane nga radhët e të gjelbërve thotë se është e bindur që një tekst i tillë i planit franko gjerman mund t’i bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që Kosova të niset formalisht drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Aksidenti ndërmjet trenave, Osmani: Zemrat tona janë me popullin e Greqisë

Aksidenti ndërmjet trenave, Osmani: Zemrat tona janë me popullin e Greqisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit të trenave, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhjetëra persona.
“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.”, ka shkruar Osmani në Twitter.

32 persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Read More
TË FUNDIT

Statovci: Kosova pati çmimin më të lirë të energjisë në rajon dhe Evropë gjatë vitit 2022

Deputetja nga radhët e LVV-së, Jeta Statovci, thotë se gjatë vitit 2022, Kosova ka qenë vendi me çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe Evropë.

Statovci shtoi se janë siguruar 400 milionë euro për sektorin e energjisë, teksa është shpenzuar deri në 15% më pak për shkak të subvencionimit të kursimit të energjisë.

“Solar4Kosovo për ngrohje qendrore me energji diellore në bashkëpunim me KfW, parku solar në KEK bashkë me EIB dhe KfW, kapacitetet akumuluese nga Programi Kompakt i MCC” ka shkruar Statovci duke përmendur investimet që pritetn të implementohen në këtë sektor.

Ky është postimi i plotë i saj:

Subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike gjatë vitit 2022, mundësoi që Kosova të jetë vendi me cmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe në Evropë.

Janë siguruar 400 milion euro për sektorin e energjisë elektrike, ku 340 milion euro dedikohen për investime kapitale.

Përmes mases së subvencionimit të kursimit të enegjisë elektrike, dhe promovimit të ef..

Read More
TË FUNDIT

“Besa, Besë” jep efektet e para, bizneset dhe restorantet në Kosovë bojkotojnë produktet serbe

Fushata “Mos bli produkte serbe – Besa, besë”, ka filluar të jepe efektet e para në Kosovë. Tashmë shumë biznese dhe restorante kanë bojkotuar produktet e Serbisë. Megjithatë, vetëm në janar të këtij viti, Kosova importoi nga Serbia mallra në vlerë prej 17 milionë e 870 mijë.

Tashmë 13 pika të shitjes me pakicë në Kosovë dhe shtatë lokale të restoranteve nuk shesin produkte me origjinë nga Serbia.

Kështu thuhet në njoftimin e grupit “Mos bli prodhime serbe” që drejton fushatën “Besa, Besë”.

“Janë 13 pika të shitjes me pakicë me zero produkte serbe në Kosovë, ndërsa një pikë në Shqipëri. Po ashtu, janë 7 restorante që nuk e ofrojnë prodhime nga Serbia”.

Sipas afaristit Burim Piraj, kjo kampanjë ka ngritur vetëdijen e qytetarëve.

“Kjo është pasqyra e vetëdijesimit të popullit tonë! Zoti ju bekoftë!”, shkruan Piraj në përshkrimin e publikimit.

Po ashtu, aty thuhet se para nisjes së kësaj kampanje, më 24 shtator 2022, kishte ekzistuar vetëm një pikë që nuk kishte ofruar prodhime me o..

Read More
TË FUNDIT

Kamberi në Washington: Kërkuam që shqiptarët e Luginës të jenë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së dhe pjesë e dialogut

Kamberi në Washington: Kërkuam që shqiptarët e Luginës të jenë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së dhe pjesë e dialogut

Deputeti shqiptar në Paralamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka folur rreth takimit të delegacionit nga Lugina e Preshevës me senatorët amerikan më Washington.
Kamberi ka bërë të ditur se senatorët amerikanë i kanë njoftuar për problematikat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë.

“Theksuam problematikat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Luginë, si mungesën e pjesëmarrjes adekuate në institucione shtetërore, pasivizimin e adresave, mosnjohja e diplomave, moszhvillimi ekonomik i rajonit, e temat që kanë të bëjnë me të drejtat tona kolektive”, ka thënë Kamberi.

Ai shtoi se kanë kërkuar nga zyrat e senatorëve që çështja e shqiptarëve të Luginës të jetë në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-së, si dhe të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që të trajtohen të gjitha çështjet problematike që do të rëndojnë të ardhmen raportet mes dy shte..

Read More
TË FUNDIT

Së shpejti fillon ndërtimi i spitalit rajonal të Prishtinës

Së shpejti fillon ndërtimi i spitalit rajonal të Prishtinës

Këtë vit fillon ndërtimi i spitalit të Prishtinës dhe kjo është konfirmuar nga Komuna e Prishtinës.
Zyrtarët shëndetësorë mendojnë që nuk ka nevojë për ndërtim të spitalit rajonal, sepse sipas tyre, këtë funksion mund ta kryejë shërbimi sekondar në QKUK-ë.

Me Ligjin për kryeqytetin, të miratuar në vitin 2017, Prishtina e ka të paraparë që përveç shërbimeve të kujdesit primar shëndetësor, të ofrojë edhe shërbime të kujdesit sekondar shëndetësor, e që nënkupton ndërtimin e spitalit të kryeqytetit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ka thënë për Radio Kosovën së qeverisja aktuale në kryeqytet e ka prioritet ndërtimin e spitalit të qytetit. Sipas Sadikut, mjetet tashmë janë ndarë dhe këtë vit, do të fillojë edhe ndërtimi i spitalit.

“Me ardhjen e qeverisë së re të kryetarit Përparim Rama, prioritet ka qenë ndërtimi i spitalit të Prishtinës i cili ka qenë institucion i propozuar në çdo fushatë prej v..

Read More
TË FUNDIT

Pas pajtueshmërisë në Bruksel, Kosovës i kërkohet që të nis menjëherë diskutimet për themelimin e Asociacionit

Pas pajtueshmërisë në Bruksel, Kosovës i kërkohet që të nis menjëherë diskutimet për themelimin e Asociacionit

Kosova dhe Serbia u pajtuan të hënën në Bruksel, se nuk kanë më nevojë të diskutojnë për propozimin evropian për normalizimin e raporteve.
Kurti dhe Vuçiq shprehën gatishmëri që të punojnë në zbatimin e propozimit evropian, që synon të çojë palët drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve.

Pas kësaj të arriture që po konsiderohet moment pozitiv në procesin e dialogut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar sërish themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit.

Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bas..

Read More
TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius.

Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Read More
TË FUNDIT

Vllasi: Plani evropian, marrëveshja më e mirë prej që ka filluar dialogu

Vllasi: Plani evropian, marrëveshja më e mirë prej që ka filluar dialogu

Avokati Azem Vllasi ka thënë se plani evropian i publikuar të hënën në mbrëmje në ueb-faqen zyrtare të BE-së, është marrëveshja më e mirë ndonjëherë mes Kosovës dhe Serbisë.
Vllasi tha se në esencë marrëveshja konsiderohet ndërshtetërore.

“Prej që ka filluar dialogu, kjo dje që titullohet si marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira. Si për kah forma, ashtu edhe për faktin se u dakorduan në esencë që ta pranojnë si bazë për biseda të mëtejshme të dy palët, konsiderohet si marrëveshje ndërshtetërore. Nuk është marrëveshje mes Serbisë dhe siç thonë ‘Kosovës e Metohisë’, ‘Krahina Jugore’, ‘shtet i rrejshëm’ e të tjera siç thonë në Serbi, por mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Vllasi, raporton Klankosova.tv.

Kjo marrëveshje, tha ai, është praktikisht një kornizë brenda së cilës do të vazhdojnë bisedat për çështje konkrete “deri te arritja e një, siç quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht e obligueshm..

Read More
TË FUNDIT

Kastrati i PSD-së: Shkëmbimi i territoreve mbetet zgjidhja e vetme, nuk e kemi luksin që për dekada të kemi konflikt

Kastrati i PSD-së: Shkëmbimi i territoreve mbetet zgjidhja e vetme, nuk e kemi luksin që për dekada të kemi konflikt

Anëtari i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka thënë se plani franko-gjerman do të jetë vazhdim i status-quos aktuale dhe se zgjidhja e vetme për përfundimin e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi mbetet shkëmbimi i territoreve.
Ai thotë se zgjerimi i autonomisë për serbët në Kosovë është i papranueshëm, pasi kjo do të mund të krijonte rrethana për Serbinë që t’i përdorë ata politikisht sikur që bën në Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë.

“Është totalisht e papranueshme që serbët të krijojnë autonomi në Kosovë. Jo që jemi kundër të drejtave të tyre. Ata duhet të kenë të drejta. Por të drejtat politike të veçanta brenda shteteve të tregojnë se çfarë roli destruktiv kanë serbët në Bosnjë, Mal të Zi e të tjera”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Jemi që popujt të kenë të drejta të barabarta, por kështu edhe 10 vite mund të zgjasë e të mos përfundojë asgjë. Njerëzit kanë t..

Read More