TË FUNDIT

TË FUNDIT

Edhe Kelmendi e kritikon Kurtin, thotë se ndryshe pati qasjen në opozitë, ndryshe në pushtet

Edhe Kelmendi e kritikon Kurtin, thotë se ndryshe pati qasjen në opozitë, ndryshe në pushtet

Qasja e kryeministrit Albin Kurti në takimin e së hënës është e papranueshme për partinë jo parlamentare “Fjala”.
Kryetari i saj, Gëzim Kelemendi, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Kurti ka ndryshuar qëndrim rrënjësor nga të qenit në opozitë, e tani në pushtet.

Sipas tij, Kosova nuk duhet ta falë kurrë krimin që ka bërë Serbia. Madje, Kelmendi, tha se edhe Kurti kërkonte dikur që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin e bërë e t’i kthej te pagjeturit në Kosovë.

Kelmendi, në Sytë 7, tha se pika e 7 e planit evropian, është tejet e papranueshme, pasi aty Kisha Ortodokse, përcaktohet ekskluzivisht vetëm serbe. Sipas tij, në Kosovë ka edhe ortodoksë nga përkatësi të tjera etnike, dhe jo vetëm serbe, andaj nuk duhet lejuar termi specifik Kisha Ortodokse Serbe.

Read More
TË FUNDIT

Dallavere me taksën në “Rrugën e Kombit”: Qytetarët po paguajnë 73 centë më shumë se që duhet

Dallavere me taksën në “Rrugën e Kombit”: Qytetarët po paguajnë 73 centë më shumë se që duhet

Adri Nurellari, ish-këshilltar nga Shqipëria i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vënë në pah vjedhjen që po bëhet në pagesën për autostradën në “Rrugën e Kombit” në Shqipëri.
Atij i ka rastisur sot vet që ta përdorë këtë autostradë dhe të paguajë 660 lekë si taksë, shkruan lajmi.net.

Por, përderisa me vendim dhe kontratë kjo tarifë është 5 euro, Nurellari zbulon mashtrimin.

Në kursin zyrtar të këmbimit valuator, një euro është e barabartë me 115 lekë që i bie se udhëtarët po paguajnë 5 euro e 73 centë për taksën në Rrugën e Kombit.

Pra, 73 centë mund të konsiderohet “vjedhje”.

Postimi i plotë i Nurellarit:

Kursi zyrtar i kembimit kundrejt euros, i Bankes Qendrore te Shqiperise, eshte sot 115.04 Leke per €. Koncensionari i autostrades se kombit e ka kontratën 5€ por merr 660 Leke, qe bejne 5.73€. Pra vjedh 73 cent per çdo kalim.

Habitem qe e frenojne veten dhe vjedhi..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe normalizimi arrihet vetëm me njohje të ndërsjellë

Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe normalizimi arrihet vetëm me njohje të ndërsjellë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti ka cituar presidentin amerikan, Joe Biden duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi arrihet përmes njohjes së ndërsjellë.

Derisa po merr pjesë në Forumin Ekonomik në Shkup, Kurti tha se edhe kancelari gjerman ka përmendur njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha gjithashtu se Kosova ka bërë progres ekonomik, por edhe demokratik derisa thotë se raportet me Serbinë akoma nuk janë stabile.

“Përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë tona nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë dhe normalizimi mund të bëhet me njohje të ndërsjellë, kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancleri Sholz”, ka thënë Kurti.

Derisa po fliste për luftën në Ukrainë, Kurti tha se agresioni rus në Ukrainë ka ndikuar q..

Read More
TË FUNDIT

“Skandal, s’kemi shtet” – Veteranët reagojnë pas publikimit të emrave të viktimave të pretenduara të UÇK-së

“Skandal, s’kemi shtet” – Veteranët reagojnë pas publikimit të emrave të viktimave të pretenduara të UÇK-së

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas publikimit të një versioni më pak të redaktuar të aktakuzës ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, duke bërë të ditur kështu emrat e viktimave të pretenduara të UÇK-së.
Këtë veprim Klinaku përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur skandal dhe poshtërsi, përcjell lajmi.net.

“Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar: I publikon emrat e viktimave që kinse i kanë kryer krerët e UÇK-së, e kjo bëhet para se të filloj procesi gjyqësor.”, ka shkruar Klinaku.

Tutje, ai ka vazhduar duke thënë se kjo i rrezikon edhe më shumë dëshmitarët dhe për këtë gjë ai fajëson shtetin.

“Me këtë, për herë të dytë, por edhe më shu..

Read More
TË FUNDIT

Avionët nga Kosova do të fluturojnë “së shpejti” përmes Shqipërisë

Avionët nga Kosova do të fluturojnë “së shpejti” përmes Shqipërisë

Koha e fluturimit me avion nga Kosova drejt shteteve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas, do të shkurtohet, në rast të hapjes së korridorit ajror me Shqipërinë.
Me shkurtimin e kohës – deri në 30 minuta për vajtje-ardhje – do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave, thotë për Radion Evropa e Lirë Albion Idrizi, magjistër i aviacionit.

Aktualisht, thotë ai, çmimi mestar i një bilete njëdrejtimëshe nga Kosova për në të gjitha vendet e BE-së është 140 euro. Me shkurtimin e fluturimit, ky çmim mund të bjerë deri në 6 për qind, apo 8 euro, thotë Idrizi, ndërmarrës në fushën e udhëtimeve dhe turizmit në Kroaci dhe Kosovë.

Që nga paslufta, më 1999, fluturimet nga dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizohen vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja me Shqipërinë, për ta shfrytëzuar korridorin ajror të këtij vendi, është arritur në vitin 2020.

Kjo marrëveshje ka paraparë ..

Read More
TË FUNDIT

Vrasje në tentativë në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Vrasje në tentativë në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Një vrasje në tentativë raportohet të ketë ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Ferizaj.
Viktima mashkull është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një person i dyshimtë.

Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore në emergjencë ndërsa më pas është dërguar në QKUK.

Rasti është në procedurë hetimore./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dëgjoi një krismë derisa po ruante një objekt në Pejë, Policia gjen granatë dore në vendin e ngjarjes

Dëgjoi një krismë derisa po ruante një objekt në Pejë, Policia gjen granatë dore në vendin e ngjarjes

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar dje në Pejë.
Ankuesi mashkull, punëtor sigurimi ka njoftuar se derisa ka qenë në sigurim të objektit nga një veturë në lëvizje është dëgjuar një krismë e vogël, ndërsa në mëngjes është gjetur një granatë dore.

Njësitet deminuese kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit pa incidente./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Qytetarit i shitet prona që e kishte në emër të nënës, i dyshuari arrestohet

Qytetarit i shitet prona që e kishte në emër të nënës, i dyshuari arrestohet

Policia e Kosovës ka raportuar së fundi një rast të ndodhur në Malishevë e që ka të bëjë me uzurpim të paligjshëm të pronës.
Ankuesi mashkull ka njoftuar se pronën e tij e cila është në emër të nënës së tij, një person i dyshimtë e kishte shituar pa autorizim apo ndonjë dokument valid, transmeton lajmi.net.

I dyshuari në këtë rast është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Osmani pranon ftesë nga Biden për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci

Osmani pranon ftesë nga Biden për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë ftesë nga Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, për pjesëmarrje në Samitin e Dytë për Demokraci.
Këtë e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan lajmi.net.

Presidenca njofton se Osmani është përzgjedhur në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor në seancën plenare në të cilën do të flitet për rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve stabile.

Njoftimi i plotë nga Zyra e Presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci.

Sipas ftesës, përveç fjalimit që do të mbajë krahas krerëve të shteteve të tjera sipas formatit të vitit të kaluar, Presidentja Osmani është përzgjedhur edhe në mesin e dhjetë liderëve që do të jenë folës kryesor në seancën plenare në të cilën do të diskutohet për rolin e demokracisë ..

Read More