TË FUNDIT

TË FUNDIT

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

KEDS ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet, shkruan lajmi.net.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

02.03.2023
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Prishtinë
1.
Nga NS 110/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Lumi i Madh-Prugovci (kodi:15019008)) prej orës 11:00 deri 13:00
Vendet: Raskovë, Bakshi, Mulliri Prugovc, Nici Petrol,Te Sherifi, Bazeni Halim Thaqi, Amazona, Lumi i Madh, Stanovc i Epërm, Stanovc i Ulët, Berishët, Bujaria, Pllashnikët, Burimi Sh.P.K, Vehbi Pllana privat, Barileva sh.p.k.Oti Petrol,n.t.p Loli, Bakshi 1 dhe 2 dhe Milloshevë te shkolla.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, eliminimi i pikave të nxehta (ndërprerje emergjente).
2.
Nga NS 110/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:
Dalja 10..

Read More
TË FUNDIT

​Kosova dhe Jordania nënshkruajnë planin bilateral ushtarak

​Kosova dhe Jordania nënshkruajnë planin bilateral ushtarak

Me ftesë të Komandës së Forcave të Armatosura të Jordanisë, po qëndrojnë në vizitë zyrtare drejtori i Departmentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euro-atlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Sylejman Cakaj dhe major Mentor Ibrahimi.
Sipas njoftimit, gjatë takimeve me autoritetet zyrtare jordaneze, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen.

“Si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy vendeve, u nënshkrua Plani bilateral për vitin 2023. Ndër të tjera, autoritetet e larta ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës, për çka u vlerësua lart nga kolonel Cakaj, i cili shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e thellë në emër të lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, thuhet në njoftim.

Read More
TË FUNDIT

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare, ku në rend dite janë dhjetëra pika të mbetura edhe nga disa seanca, përfshirë edhe nga dhjetori i vitit të kaluar.
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt 2023:

5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e ener..

Read More
TË FUNDIT

Autori i krimit në Tiranë e kishte vrarë edhe gruan e tij të parë në 2007-tën, dalin detaje tronditëse

Autori i krimit në Tiranë e kishte vrarë edhe gruan e tij të parë në 2007-tën, dalin detaje tronditëse

Është zbuluar e kaluara e frilkshme e Ramazan Hutrës, njeriut që vrau mesditën e sotme gruan dhe kunatën e tij.
Alketa Hysa, 36 vjeçe, ish-bashkëshortja e Ramazan Kutës një nga viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryeqytet.

Plumbat e kallashnikovit të Ramazanit i kanë marrë jetën edhe Etleva Kurtit, motra e Alketës.

Ramazani dhe Alketa ishin ndarë prej disa kohësh për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin, ndërsa ai ishte dënuar për dhunë në familje, dënim të cilin e kishte përfunduar më 16 shkurt të këtij viti.

Ndërsa pa u mbushur dy javë, ai qëllon me vdekje gruan e tij.

Vrasja e Etleva Kurtit ne Bathore, ende nuk ka autor të identifikuar deri në këto momente ndërsa bilanci i ngjarjes në Paskuqan është:

Mevlute Hysa viktimë

Hasime Dafku viktimë

Elena Hysa e plagosur

Kujtime Hysa e plagosur

VRASJA E GRUAS NE 2007-n

Por e shkuara e Ramazan Hutrës nuk mbaron me ka..

Read More
TË FUNDIT

41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë

41 nënoficerë të FSK-së certifikohen si liderë luftarakë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se 41 nënoficerë janë certifikuar suksesshëm në Komandën e Doktrinës së Stërvitjes, si liderë luftarakë.
“Programi mësimor i Kursi të Liderit Luftarak është i bazuar në modelin e sistemit të edukimit të nënoficerëve nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale për udhëheqës ekipi dhe skuadre”,tha Mehaj.

Ministri u shpreh se në kuadër të FSK-së vazhdojnë drejt sukseseve të reja./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

MSh bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

MSh bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje sot qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
“U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rëndë të sëmundjes.“, u bë e ditur në njoftim.

MSh potencoi se dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe se qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan 49 raste të reja të COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236.

Read More
TË FUNDIT

Po vozisnin me shpejtësi të palejuar, Policia identifikon dy persona në Mitrovicë

Po vozisnin me shpejtësi të palejuar, Policia identifikon dy persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës, saktësisht Njësia e Trafikut në kuadër të Mitrovicës së Jugut gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë dhe në rrugët lokale ka identifikuar dy vetura të cilat ishin duke zhvilluar shpejtësi përtej normave të lejuara.
Identifikimi i këtyre veturave ka rezultuar se në në në këto zona po vozitej në 80-150 km/h dhe në zonën 40-100 km/h, transmeton lajmi.net.

“Ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba, pikë negative, masa mbrojtëse ndalim i drejtimit të automjetit dhe dërgim i lëndës në gjykatën kompetente sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor “,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sinkronizohen krerët e shtetit: Ulen të tre në karroca në takim me përfaqësues të HANDIKOS

Sinkronizohen krerët e shtetit: Ulen të tre në karroca në takim me përfaqësues të HANDIKOS

Krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani e kryeparlamentari Glauk Konjufca patën sot disa vizita të veçanta në zyret e tyre.
Ata pritën në takim persona me aftësi të kufizuara në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, shkruan lajmi.net.

Ajo që shkaktoi reagime në opinion, është fakti se Kurti, Osmani e Konjufca, i pritën vizitorët të ulur në karroca, në shenjë “solidarizimi” me ta.

Kryeministri, presidentja e kryeparlamentari u zotuan se do të shtyjnë përpara përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kushtetutën e Kosovës. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Hoti: Kurti është mashtrues tipik, marrëveshja me Serbinë s’është e favorshme për Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk është e favorshme për Kosovën.

Në një intervistë për kp ai thotë se nuk e di ku i ka pasur mend kryeministri Albin Kurti apo ka qenë në ndonjë zor të madh kur është dakorduar që pa njohje reciproke të pranojë formimin e Asociacionit, të jep aranzhime të vetëqeverisjes të komunitetit serb dhe t’i jep status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Sipas tij, dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së më 27 shkurt në Bruksel, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.

“Shqetësuese është fakti që është degraduar procesi që Kosova tash është detyruar të pranojë një marrëveshje që nuk është aspekt e favorshme. Është detyruar të pranojë një marrëveshje, ku kemi marrë rrugën shumë të gjatë të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe njohjes reciproke. Nuk shihet në perspektiv se kur do të përmbyllet çështja me Serbinë..

Read More
TË FUNDIT

Krim makabër në Shqipëri: Ish-dhëndrri vret dy familjarë të ish-gruas, plagos tre të tjerë

Krim makabër në Shqipëri: Ish-dhëndrri vret dy familjarë të ish-gruas, plagos tre të tjerë

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur ditën e sotme në Paskuqan.
Klan News raporton se ish-dhëndri i familjes, 35-vjeçari Ramazan Kuta, ka hyrë në banesën e familjes së ish-bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se dyshohet për 2 viktima. Gjithashtu dyshohet se si pasojë e krimit kanë mbetur edhe 3 persona të plagosur.

Dyshohet se një prej personave që ka humbur jetën është ish-vjehrri i autorit të krimit. Mes viktimave raportohet se është një grua, e cila dyshohet se është ish-bashkëshortja e Kutit.

Raportohet gjithashtu se si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe një grua tjetër, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht ajo është futur në sallën e operimit.

Po ashtu, e plagosur ka mbetur edhe një grua tjetër e cila ndodhet në gjendje jo t..

Read More