Abdixhiku me akuza ndaj Kurtit për dialogun: Po i bënë dëm historik Kosovës
Abdixhiku me akuza ndaj Kurtit për dialogun: Po i bënë dëm historik Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka adresuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti, për dakordimin për marrëveshje me Serbinë, më 27 shkurt në Bruksel.
Në Kuvendin e Kosovës, Abdixhiku tha se kjo ujdi është dëm historik që po i bëhet Kosovës. Ai përmendi një nen në preambulë të propozimit të BE-së për dialogun, i cili sipas tij, tregon se Kosova e vë në neutralitet edhe statusin e vet politik, përkundër vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Në një rast të paprecedentë, Kosova pajtohet me pa paragjykimin e statusit të vet politik. Pa paragjykimin e palëve mbi çështjen e statusit është pjesë e preambulës. Në një formulim të vetëm ky kryeministër barazon mosnjohjen e Serbisë me vet aktin e deklarimit të shpalljes së pavarësisë. Ky formulim në preambulë neutral ndaj statusit është lëshimi më i madh i bërë ndonjë herë ..
Read More