Drenasi komuna më efikase, Lladrovci ia dedikon çmimin Hashim Thaçit
Drenasi komuna më efikase, Lladrovci ia dedikon çmimin Hashim Thaçit
Komuna e Drenasit është renditur e para dhe ka fituar mbi 2,034,775.88 euro me rastin e shpalljes së rezultateve për Grantin e Performancës.
Me këtë rast, Kryetari Memli Krasniqi, në emër të Partisë Demokratike të Kosovë, e ka uruar Kryetarin Ramiz Lladrovci për këtë sukses të radhës, i cili, edhe një herë, dëshmon për punën dhe profesionalizmin e madh që Kryetari Lladrovci po bën në të mirë të qytetarëve, sipas të parit të PDK-së, shkruan lajmi.net.
“Këtë çmim Kryetari Lladrovci e pranoi në prani të ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ambasadorit të Zvicrës, Thomas Kelly, ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të ambasadorit të Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe “Demos”-it.”, u bë e ditur në komunikatë.
Kryetari Lladrovci çmimin ia dedikoi Presidentit Thaçi.
“Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopes..
Read More