TË FUNDIT

TË FUNDIT

Shpend Ahmeti del me propozim për emrin e Asociacionit

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një propozim për emrin e Asociacionit.

Ai ka thënë se emri i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë, “Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare”.

Ai në rrjetin social Twitter ka treguar dy arsyet pse ka propozuar këtë emër.

“Unë kisha propozu emrin Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare 1. Siguron që asociacioni është i Republikës tonë 2. Ska karakterit njëetnik.” – ka shkruar ai.

“P.S. Se a do të ketë asociacion, për mua nuk ka debat.” – përfundon shkrimi i tij.

Read More
TË FUNDIT

Konjufca nuk e mohon “Zajednicën”: Njëherë njohja de-facto, pastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit

Konjufca nuk e mohon “Zajednicën”: Njëherë njohja de-facto, pastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk bën të themelohet Asociacionin para marrëveshjes, pasi që sipas tij, ky do të ishte një gabim i madh.
“Në Ohër duhet me shku me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: Ndodh njohja De-Facto dhe pastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson dhe dëmtohet dhe është gabim me u pozicionua ashtu”, ka thënë Konjufca.

Ai tha se themelimi i Asociacionit do të ishte vetëm si një lloj premtimi abstrakt, e cila nuk është dëmtim i madh për Kosovën, por me këtë, mund të bëjmë një hap të madh përpara.

“Pra, kurrgjë tu dhanë më shumë se sa Gjykata Kushtetuese që ka dhënë, na me mujt me e kapë njohjen De-Facto prej Serbisë që do të ishte një ecje përpara. Por, unë mendoj se kjo nuk do të ndodh për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë, se se ajo i qet në peshore, sa peshon ..

Read More
TË FUNDIT

Rama në Berlin: Objektivi ynë, Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm

Rama në Berlin: Objektivi ynë, Shqipëria kampione e Ballkanit në turizëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi në Berlin një takim me përfaqësues të operatorëve dhe agjencive të njohura turistike në Gjermani, si dhe botues e drejtues të revistave prestigjioze për turizmin, në një diskutim mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim.
Gjatë takimit, Rama u shpreh se objektivi i qeverisë shqiptare për vitin 2030 është që Shqipëria të jetë kampionia e Ballkanit në turizëm.

“Nuk është e lehtë, por ne po përpiqemi. Shpresojmë dhe objektivi ynë për 2030-ën është të jemi kampionët e Ballkanit në turizëm. Sigurisht kur themi në Ballkan nuk e kemi fjalën për Greqinë dhe Kroacinë, që të jemi të qartë, as për Turqinë. Por duam shumë që të jemi kampionë dhe të tejkalojmë vende të tjera. Në vitin 2029, ne do të jemi eksportues neto të energjisë, pra do të plotësojmë vetë nevojat tona”, tha ai.

Sipas Ramës..

Read More
TË FUNDIT

​Shqipëri, tërmete nga veriu në jug

​Shqipëri, tërmete nga veriu në jug

Shqipëria u lëkund të mërkurën brenda 12 orëve nga 6 tërmete, bën të ditur Instituti i Gjeoshkencave.
Sipas tij lëkundjet nisën nga mengjesi deri në mbrëmje.

Epiqendrat e lëkundjeve u regjistruan dy në Laç, një në Bilisht dhe tre në Konispol.

Goditjet më të forta u regjistruan në Konispol 4.4 dhe 3.6 ballë më pas në Laç 3.2 ballë të shkallës rihter njoftoi Instituti i Gjeoshkencave.

Tërmeti i parë ra në orën 5.22 dhe i fundit në orën 19.30.

Nuk ka njoftime për dëme materiale veç panikut dhe frikës që përfshiu banorët e zonave të goditura. /rtsh.al/

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Mirë se vini në tavolinën e nanës Ferdonije

Krasniqi: Mirë se vini në tavolinën e nanës Ferdonije

Dhoma origjinale e ndejës së shtëpisë së Ferdonije Qerkezit është zhvendosur në Muzeun Etnologjik të Kosovës. Dhomë të cilën e ka vizituar kryetari i patrisë Demokratike të Kosovës, memli Krasniqi.
“Janë disa personalitete para të cilave mbetesh pa fjalë, jo sepse nuk ke, por të gjitha të duken të varfëra për të përshkruar dhembjen, sakrificën, qëndresën, kurajon dhe jetën e tyre. Një e tillë është zonja jonë e hekurt, nana Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur katër djemtë dhe burrin e saj në luftën e fundit në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

Ekspozita do të jetë e hapur nga data 8 mars e deri më 22 mars. Kurse autor i kësaj ekspozite është Artan Korenica.

“Janë disa personalitete para të cilave mbetesh pa fjalë, jo sepse nuk ke, por të gjitha të duken të varfëra për të përshkruar dhembjen, sakrificën, qëndresën, kurajon dhe jetën e tyre. Një e tillë është zonja jonë e hekurt, nana Ferdonije Qerkezi, e cila ka humbur katër djemtë d..

Read More
TË FUNDIT

I caktohet paraburgimi serbit të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile

I caktohet paraburgimi serbit të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit Z.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krime lufte.
Paraprakisht, prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet Z.A., nacionalitetit serb. I pandehuri Z.A., dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe armatosur, fillimisht kishte rrahur të dëmtuarin me inicialet B.M, me shufra gome dhe shqelma, duke e torturuar në mënyrë çnjerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda, trauma dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysme, vepr..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria ndriçohet me fotot e grave që thyen barrierat në fushat ku vepruan

Qeveria ndriçohet me fotot e grave që thyen barrierat në fushat ku vepruan

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore ka ndiçuar Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me fotografitë e disa nga gratë e shquara të Kosovës, të cilat vdiqën gjatë viteve të fundit.
Ky dedikim bëhet në ” kujtim të grave krijuese, artiste, profesoresha universitare dhe gazetare që thyen barrierat në fushat ku vepruan dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje, dhe të cilat nuk jetojnë më”, thuhet në postimin e ABGJ-së në Facebook.

Në ndërtesën e Qeverisë u vendosen fotografitë e Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Sazana Çapriqit, Burbuqe Rushitit, Violeta Rexhepagiqit, Burbuqe Berishës, Vjosa Berishës, Arzana Krajës, Alije Vokshit, Edi Shukriut, Esma Mulla, Teuta Tmava, Ardita Sylejmanit, Seniha Spahiut dhe Shahindere Bërlajollit.

Read More
TË FUNDIT

“As djemtë as burrin s’i kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

“As djemtë as burrin s’i kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

Festa e gruas në Krushë të Madhe u shënua ndryshe.
Në vend të gëzimit atje pati lot e dhimbje për ata që u vranë e masakruan më 25 mars të vitit 1999, shkruan lajmi.net.

Shumë gra të këtij fshati, këtë festë të tyre e shënuan nën emocionin e përkujtimit të më të dashurve të tyre.

Njëra prej tyre, rrëfeu mes lotësh për lajmi.net se si po e përjeton këtë ditë.

“As burrin as djemtë s’i kom”, rrëfente ajo mes lotësh teksa mori një lule për dhuratë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Kurti: Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme

​Kurti: Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme.
Sipas tij, projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që u miratua sot në qeveri, mundëson të përballohen sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosen çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet.

“Barnat duhet të jenë edhe të disponueshme edhe të përballueshme. Nuk mjafton që ato të jenë në raftet e barnatoreve, nëse nuk janë në sirtarët e shtëpive tona. Nuk mjafton që t’i ketë farmacisti, nëse nuk i ka pacienti. Na duhen të dyja, pa kursyer shëndetin dhe duke kursyer xhepin.

Projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale, që e miratuam sot në qeveri, na mundëson të përballojmë sëmundjet me barna të përballueshme, të vendosim çmime tavan dhe të unifikuara për ilaçet. Që të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe t’i mbrojmë ata nga abuzimi me çmime”, ka shkruar Kurti.

Read More
TË FUNDIT

“As djemtë as burrin s’e kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

“As djemtë as burrin s’e kom” – Nëna nga Krusha e Madhe përlot me fjalët për 8 mars

Festa e gruas në Krushë të Madhe u festua ndryshe.
Në vend të gëzimit atje pati lot e dhimbje për ata që u vranë e masakruan më 25 mars të vitit 1999, shkruan lajmi.net.

Shumë gra të këtij fshati, këtë festë të tyre e festuan nën emocionin e përkujtimi të më të dashurve të tyre.

Njëra prej tyre, rrëfeu mes lotësh për lajmi.net se si po e përjeton këtë ditë.

“As burrin as djemtë s’i kom”, rrëfente ajo mes lotësh teksa mori një lule për dhuratë./Lajmi.net/

Read More