Kosova regjistron përmirësim në raportin e Freedom House
Kosova ka shënuar përparim prej katër pikësh në renditjen e Freedom House, duke u renditur me 56 sosh.
Amy Slipowitz nga kjo organizatë tha se kjo është një nga përmirësimet më të mëdha në mbarë botën në vitin 2022.
“Ndër arsyet e përmirësimit ishin të drejtat politike. Rrjetet klienteliste kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale, dhe gjithashtu ka pasur një rritje të përfaqësimit të grupeve të ndryshme si gratë e përkatësisë kombëtare serbe dhe pjesëtarëve të komunitetit LGBT plus, në institucionet qeveritare, por edhe në jetën politike në përgjithësi. Pastaj sa u përket të drejtave qytetare, liria akademike ka fituar terren në Kosovë. Ka më pak ndikim politik në emërimet e drejtuesve të universitetit”, ka thënë ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Në raport thuhet se 84 vende të botës përfshihen na kategorinë e vendeve të lira, ndërsa 57 në vende jo të lira.
Organizata radhiti vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe B..
Read More