Reagon Policia e Kosovës, përgënjeshtron raportimet se dy serbë janë rrahur nga ROSU
Reagon Policia e Kosovës, përgënjeshtron raportimet se dy serbë janë rrahur nga ROSU
Disa lajme janë publikuar gjatë së mërkurës më 8 mars në disa media se njësiti special Rosu i ka rrahur dhe keqtrajtuar dy të rinj serb në një fshat të Leposaviqit.
Lidhur me këtë ka reaguar policia.
Me anë të komunikatës ky institucion i ka përgënjeshtruar këto raportime duke thënë se i kanë marrë veprimet e nevojshme, por se nuk ka pasur asnjë rast të raportuar.
“Bazuar në informacionet dhe verifikimet zyrtare me të gjitha njësitet policore në terren, përfshirë ato kufitare, është vërtetuar se një rast i tillë nuk është raportuar në Polici të Kosovës, informacion ky i cili iu është kumtuar mediave të interesuara kryesisht serbe”, thuhet në reagim.
Policia thekson se këto informacione i ka drejtuar tek Inspektorati Policor për trajtim të mëtejmë të rastit.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publ..
Read More