Murati: Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë
Murati: Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se tri komunat veriore të Kosovës të banuara me popullësi shumicë serbe kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë.
Ai thotë se të drejtë vetëvendosje kanë serbët në veri të Ksovës ashtu siç kanë edhe shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
“Unë jam për me ia dhënë të drejtën e vetëvendosjes, Leposaviqit, Zubin Potokun dhe Zveçanit të bashkohen me Serbinë. Unë mendoj që ata kanë të drejtë të bashkohen me Serbinë, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku. Serbët sipas mendimit tim, të Lëvizjes për Bashkim, kanë të drejtë të vetëvendosjes, sipas konceptit tonë, siç kanë të drejtë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, siç do të duhej të kishin. Kjo është pikëpamja ime. Unë nuk kam probleme me të drejta, unë kam problem me projekte të cilat neve mund të na bëjnë jofunksionale, sepse Asociacioni i kombinuar me këto privilegje i pozicionuar me kishën”..
Read More