TË FUNDIT

TË FUNDIT

Vdes një zyrtar i SHKK-së

Vdes një zyrtar i SHKK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë njëri nga zyrtarët e këtij institucioni.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi të SHKK-së në rrjetin social Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj. Z.Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në”, thuhet në njoftimin e SHKK.|

Postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi

E nderuar familja Sylaj,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj.

Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.

Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.

Ju lutem që në emër të Shë..

Read More
TË FUNDIT

​Kurti: Demonstratat e ‘81-shit frymëzuan e inkurajuan zhvillimet çlirimtare

​Kurti: Demonstratat e ‘81-shit frymëzuan e inkurajuan zhvillimet çlirimtare

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Shoqatën e ish të burgosurve politikë, në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981. Ai u mirëprit nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.
Në këtë përvjetor të demonstratave që shënuan fillimin e një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit, ata kujtuan e rikujtuan ngjarjet dhe rrugën që ato trasuan.

Demonstratat e vitit 1981, që nisën si protestat spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e vetëvendosje.

“Forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sistematike janë shembull i vetëdijes që duhet ndjekur për çdo ditë dhe përkujtuar për çdo vit”, theksoi kryeministri Ku..

Read More
TË FUNDIT

​Osmani: Pranvera studentore e 81-shit, nisma e kauzës sonë për liri

​Osmani: Pranvera studentore e 81-shit, nisma e kauzës sonë për liri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën.
Osmani përmes një komunikatë ka thënë se Kosova u bë Republikë, ngase studentët e asaj kohe dëshmuan se janë forcë lëvizëse e proceseve dhe se e drejta për liri dhe shtet është e patjetërsueshme.

“Sakrifica dhe guximi i tyre 42-vite më parë, e trasuan rrugën për liri dhe për shtet… Në këtë përvjetor kujtojmë studentët e rënë dhe të gjithë të tjerët që u bënë bartës dhe realizues të idealeve kombëtare!”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i presidentes Osmani:

Demonstratat e vitit 1981, janë dëshmi e kohës nga përpjekja jonë e hershme dhe këmbëngulëse për lirinë dhe Republikën tonë.

Pranvera studentore është nisma e kauzës sonë, është paralajmërim i hershëm i lirisë dhe moment kthese në rrjedhën e historisë sonë.

Demonstratat e nisura më 11 ma..

Read More
TË FUNDIT

Kryediplomati grek vjen nesër në Kosovë

Kryediplomati grek vjen nesër në Kosovë

Nesër në Kosovë do të qëndrojë kryediplomati grek, Nikos Dendias.
Këtë e ka bërë të ditur në një komunikatë për media, Zyra e Presidencës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Dendias në orën 11:00 pritet të takohet me të paren e vendit.

“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Prurja e re e LDK-së: Sikur të ishim ne në Qeveri, s’do shtrenjtohej rryma

Prurja e re e LDK-së: Sikur të ishim ne në Qeveri, s’do shtrenjtohej rryma

Si pasojë e neglizhencës së qeverisë mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.
Kështu vlerëson Visar Azemi nga LDK, i cili thotë se ekzekutivi nuk i ka paraprirë krizës

“Tash është e pashmangshme ngase nuk ka ku shkon më. Po të ishin bërë marrëveshje nuk do të kishte ardhur deri tek shtrenjtimi”, është shprehur Azemi në emisionin e ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM.

Ai ka theksuar se po të ishte LDK ajo që do të qeveriste me vendin, tarifat e energjisë nuk do të ndryshonin.

“Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të menaxhohej kriza, e të mos vinte deri tek shtrenjtimi”.

Azemi gjithashtu vlerëson se edhe miratimi i Strategjisë së Energjisë 2022-2031 është hap i vonuar.

“Kjo tregon se nuk është marrë askush me sektorin e energjisë. Strategjia është miratuar para tre ditë dhe kjo tregon për seriozitetin”.

Read More
TË FUNDIT

Rada Trajkoviq i reagon Lajçakut pas takimit me “Srpskan”: A e ke takuar edhe Radojiçiqin

Këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq ka reaguar pas takimit që emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka pasur me krerët e Listës Serbe gjatë qëndrimit dy ditor në Kosovë.

Trajkoviq e ka pyetur Lajcakun nëse është takuar me nënkryetarin e Listës Serbe dhe atë që merr vendime në atë parti, Millan Radojiçiqin.

“Z.Lajcak, a e keni takuar gjithashtu edhe nënkryetarin e Listës Serbe dhe njeriun që merr vendime, Milan Radjoicic”, ka shkruar Trajkoviq në profilin e saj në twitter.

Kujotjmë, se Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në veri.

Read More
TË FUNDIT

Rikthehet tema e Demarkacionit, Haradinaj i referohet si “kopil që ia lanë tek dera”

Rikthehet tema e Demarkacionit, Haradinaj i referohet si “kopil që ia lanë tek dera”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryetarit të Pejës nga LDK, Gazmend Muhaxheri, i cili e akuzoi atë se “ka përbirë” bretkosën e Demarkacionit, dhe se kjo çështje ka qenë vetëm temë fiktive e partisë që ai drejton.
Në një postim në Facebook, Haradinaj i është referuar Demarkacionit me Malin e Zi, si një “kopil që ta lënë tek dera”, e që duhet të merresh me të, shkruan lajmi.net.

“Ai(Gazmend Muhaxheri) e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera”, shkroi Haradinaj.

Tutje, ish-kryeministri tha se ai dhe AAK kanë qenë vetëm në këtë temë dhe se sipas tij, Demarkacioni i është futur një procesi të korrigjimit duke siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë s..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi kujton demonstratat e 11 marsit: Ishin fillim i “pranverës së madhe” që përfundoi me çlirim

Krasniqi kujton demonstratat e 11 marsit: Ishin fillim i “pranverës së madhe” që përfundoi me çlirim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar demonstratën e 11 marsit 1981 që e konsideron si pranvera e madhe që nuk përfundoi deri në çlirimin e Kosovës.
Krasniqi, mes tjerash, tha se nderon dhe vlerëson lartë të gjithë studentët e rënë në këto protesta.

“42 vite më parë, mijëra studentë të guximshëm, idealistë dhe me vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës – u ngritën bashkë dhe njëzëri – për të kundërshtuar një sistem shtypës dhe armiqësor”.

“Shpërthimi qytetar i katër dekadave më parë ishte akumulim i pakënaqësive dhe, njëkohësisht, fillim i “Pranverës së Madhe”, e cila nuk do të përfundonte më deri në çlirimin e Kosovës. 11 marsi i vitit 1981, mbi të gjitha, ishte artikulim dhe manifestim gjithëpopullor i kërkesave tona politike, ekonomike, shoqërore e arsimore”.

“Duke e njohur peshën e kësaj date dhe duke e vlerësuar rëndësinë e asaj që do të nxiste..

Read More
TË FUNDIT

E çuditshme: Banorëve të zhvendosur nga Hadja iu kërkohet të paguajnë tatim për ish-pronën

E çuditshme: Banorëve të zhvendosur nga Hadja iu kërkohet të paguajnë tatim për ish-pronën

Banorët e fshatit Hade e Re ende janë duke paguar tatim prone për vendin ku dikur jetonin, para se të shpërnguleshin nga viti 2002 e këndej nga fshati.
Hadja është një nga fshatrat në Komunën e Obiliqit që i përket zonës së shpallur me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës, KEK. Në këtë zonë gjenden rezerva të qymyrit – burimit më të rëndësishëm energjetik të Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike.

Nebih Shala, Ruzhdi Mirena dhe Sh.P, janë që të tre banorë të Hades, të cilët kanë qenë pjesë e projektit të zhvendosjes. Që të tre janë duke banuar në Hade të Re, por përveç kësaj ata kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët si shumica e banorëve tashmë të zhvendosur: Që të tre banorëve iu është kërkuar të paguajnë tatim edhe për pronën ku dikur jetonin e që më nuk ekziston në emër të tyre.

Nebih Sh..

Read More
TË FUNDIT

Kurti viziton Shoqatën e Ish të Burgosurve Politikë, kujton demonstratat e vitit 1981

Kurti viziton Shoqatën e Ish të Burgosurve Politikë, kujton demonstratat e vitit 1981

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti i VV-së, Gani Krasniqi, vizitoi Shoqatën e ish të burgosurve politikë, në 42-vjetorin e demonstratave të vitit 1981.
Ai u mirëprit nga kryetari i shoqatës, Shefik Sadiku dhe anëtarë të kryesisë së kësaj shoqate.

“Në këtë përvjetor të demonstratave që shënuan fillimin e një procesi që çoi deri në zhbërjen e Jugosllavisë e deri në çlirimin e vendit, ata kujtuan e rikujtuan ngjarjet dhe rrugën që ato trasuan”, tha Qeveria në komunikatën e saj.

Demonstratat e vitit 1981, që nisën si protestat spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje.

“Forca, guximi dhe organizimi i studentëve, rinisë dhe punëtorëve atëbotë përballë shtypjes së dhunshme dhe padrejtësisë sis..

Read More