Haradinaj: Kimia, përbërja e Kurtit, është pak serbe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk e ka lartësuar asnjë figurë kombëtare shqiptare siç ka bërë me figurën e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.
Madje, Haradinaj ka thënë se Kurti ka kimi serbe.
“Kimia, përbërja e tij si person është pak serbe, tash po ju tregoj pse. Për shembull, në Serbi mund të ketë edhe nobelista si dikur Tesla që është edhe kroat edhe të tjerë, por nëse e marrim reciprocitetin që ky thotë nganjëherë kur është një kryeministër i Serbisë që e ka lartësuar një figurë kombëtare të Kosovës, a Ibrahim Rugovën a Fehmi Aganin a dikënd. Pra shihet që Kurti është në një mënyrë si kimi serbe e botës serbe. Kryeministri i Kosovës me elaboru një ish –kryeministër serb pse… vetëm e ka një kimi me ta e ka një lidhje me atë botë, me atë jetë edhe i ndikon me dhonë shpjegim ose elaborim për Gjingjiqin, në anglisht i thonë What the hell”, tha ai.
Haradinaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, theksoi se..
Read More