TË FUNDIT

TË FUNDIT

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

Një i vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar 23 raste të reja me Covid-19, nga 129 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person, kurse janë shëruar 33 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 207.

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,468, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,049, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Read More
TË FUNDIT

Specialja shënjestron dy raste të reja të krimeve të rënda me 47 persona të përfshirë, sekuestrohen para të shumta

Specialja shënjestron dy raste të reja të krimeve të rënda me 47 persona të përfshirë, sekuestrohen para të shumta

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar dy raste të reja me 47 persona të përfshirë.
Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë të përfshirë 23 persona për veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit’’ “Fajdeja” dhe “Detyrimi”, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Gjithashtu, lidhur me këtë rast janë sekuestruar asete dhe mjete monetare, ka ngrirje afatgjate për prona të paluajtshme dhe xhirollogarive bankare.

Janë sekuestruar shtatë (7) banesa dhe tokë bujqësore/ parcele 10,591 m2;

Ngrirje të xhirollogarisë bankare me vlerë monetare 186,861.75 euro;

Janë sekuestruar katër (4) vetura të markave të ndryshme;

Janë sekuestruar pasuri të luajtshme me vlere, si dhe para t..

Read More
TË FUNDIT

Lumi Vjosa shpallet “Park Kombëtar”, Rama: Moment historik

Lumi Vjosa shpallet “Park Kombëtar”, Rama: Moment historik

Vjosa, lumi i fundit i egër në Europë u shpall sot “Park Kombëtar” me mbrojtje të plotë kombëtare dhe ndërkufitare, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Në ceremoninë e posaçme që u zhvillua në Tepelenë, kryeministri Edi Rama e vlerësoi këtë akt si moment historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën.

“Ky është një moment realisht historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe trashëgimia për brezat që vijnë si një stafetë e mirëqenies, mund të shihet dhe duhet të shihet krejt ndryshe nga sa rëndom jemi mësuar, duke e kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter dhe pa karar i natyrës. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë qysh në krye të herës, atë për të cilën jemi zotuar kur k..

Read More
TË FUNDIT

Kurti dhe kryetari i Komitetit LIBE flasin për liberalizimin e vizave

Kurti dhe kryetari i Komitetit LIBE flasin për liberalizimin e vizave

Takimin e radhës në Strasburg, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e zhvilloi me eurodeputetin spanjoll nga radhët e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D), njëherësh kryetarin e Komitetit LIBE për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar.
Sipas komunikatës së Qeverisë, tema të diskutimit ishin zhvillimet e fundit, qeverisja dyvjeçare, reformat në sistemin e drejtësisë, sundimi i ligjit dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjet e deritanishme që Komiteti LIBE i ka dhënë Kosovës për largimin e regjimit të vizave, mbështetje që uron ta marrë edhe në votimin e radhës në këtë komitet, dhe tha se pas vendimit të javës së kaluar të Këshillit të Bashkimit Evropian pret që së shpejti Parlamenti Evropian të kryej dy votimet e fundit në kuadër të këtij..

Read More
TË FUNDIT

Pacolli: Kosova nuk po negocion me Beogradin, por me Amerikën dhe BE-në, s’ka marrëveshje pa Asociacion

Pacolli: Kosova nuk po negocion me Beogradin, por me Amerikën dhe BE-në, s’ka marrëveshje pa Asociacion

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në takimin e radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Takimi i dyshes këtë herë nuk do të zhvillohet në Bruksel, siç edhe jemi mësuar.

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell do të vizitojë Maqedoninë e Veriut përgjatë ditëve të ardhshme dhe me këtë rast do të mundësojë edhe një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

E shtuna e 18 marsit pritet të jetë e një rëndësie të madhe, për shkak të mundësisë së nënshkrimit të planit evropian, në mes palës kosovare dhe asaj serbe.

Në lidhje me këto zhvillime, lajmi.net ka kontaktuar të parin e Aleancës Kosova e Re, njëherësh deputetin e Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli ka deklaruar se pritjet e tij janë që Kosova të jetë një partner i besueshëm dhe i sinqertë për aleatët gjatë takimit të ardhshëm në..

Read More
TË FUNDIT

Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë, SHBA nuk mbështet mekanizma që janë kundër Kushtetutës

Hovenier për planin e BE-së: Nuk ka marrëveshje më të mirë, SHBA nuk mbështet mekanizma që janë kundër Kushtetutës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se plani i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi sjell përfitime reale, praktike, politike dhe ekonomike.
Ai kujtoi se palët e kanë pranuar atë dhe tha se për zbatimin e tij do të diskutohet në fundjavë.

“Më duhet të jem i qartë, SHBA-ja vlerëson se në këtë moment nuk ka një marrëveshje më të mirë në dispozicion. Ky është një hap i rëndësishëm përpara”, tha Hovenier në një takim me gazetarët, të mërkurën në Prishtinë.

Ai tha se fokusi kryesor tani duhet të jetë te “zbatimi i suksesshëm dhe efektiv” i planit.

Ambasadori Hovenier deklaroi së një marreveshje e mundshme do të sjellë përfitime politike dhe ekonomike për të dy vendet.

Në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Hovenier tha se i kuptojnë disa shqetësime, por ShBA nuk mbështet ndonjë mekanizëm që është ..

Read More
TË FUNDIT

Bashkimi Evropian jep detaje për kohën e takimit në mes Kurtit dhe Vuçiq

Bashkimi Evropian jep detaje për kohën e takimit në mes Kurtit dhe Vuçiq

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të udhëtojë për në Ohër këtë të shtunë.
I pari i Qeverisë së Kosovës pritet që të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të takimeve të dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Kurti dhe Vuçiq pritet që të nënshkruajnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

Nga Bashkimi Evropian tashmë kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me këto takime.

Si fillim, Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell pritet që të zhvillojë dy takime të ndara me dy liderët, duke nisur nga ora 10:00.

Pas kësaj, pritet që të nis edhe takimi në mes Kurtit dhe Vuciq.

Plani evropian, i cili përfshin zbatimin në tërësi të marrëveshjeve paraprake është pranuar gojarisht nga kryeministri Albin Kurti, i cili në takimin e 27 shkurtit në Bruksel tha se ishte i ga..

Read More
TË FUNDIT

Ndalet greva e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë, iu rriten rrogat për 70 euro

Ndalet greva e punëtorëve të kompanisë “Pastrimi” në Prishtinë, iu rriten rrogat për 70 euro

Ka disa ditë që Prishtina është “mbytur” nga mbeturinat e shumta në secilën lagje.
E gjithë kjo pasi punëtorët e kompanisë “Pastrimi” nga pakënaqësitë që kanë për shkak të pagave të ulëta dhe mosplotësimit të kushteve të tjera, kanë nisur grevën.

Por nënkryetarja e Prishtinës, Donjëta Sahatçiu ka njoftuar se tashmë është zgjidhur ngërçi.

Ajo tha se pas dy ditëve intensive në ndërmjetësim me menaxhmentin ushtrues detyrë dhe sindikatën e punëtorëve në KRM Pastrimi, është arritur zgjidhja.

“Zgjidhet ngërçi i mbledhjes së mbeturinave në Kryeqytet derisa vazhdon nevoja për përmirësim të shërbimit.Pas dy ditëve intensive në ndërmjetësim me menaxhmentin ushtrues detyre dhe sindikatën e punëtorëve në KRM Pastrimi, e kemi një zgjidhje të pranuar në tavolinë. Greva e nisur e punëtorëve me kërkesën për rritje të pagës është ndërprerë mbrëmë në turnin e tretë. Sot u vendos që ~500 punëtorë me funksion..

Read More
TË FUNDIT

Kurti takoi deputetët evropianë, diskutuan për mundësitë dhe pritjet nga takimi në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndrimin dyditor në Strasburg të Francës e filloi me takimin me eurodeputetë të Grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, Lukas Mandl nga Austria, Michael Gahler, Rainer Wieland dhe Niklas Herbst nga Gjermania, Karlo Ressler nga Kroacia, Franc Bogovic nga Sllovenia, Vladimir Bilcik nga Sllovakia. EPP përbën grupin më të madh politik në Parlamentin Evropian.

Me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, kryeministri Kurti i njoftoi deputetët evropianë për zhvillimet e fundit në vend, arritjet kryesore të qeverisë, e cila javën tjetër mbushë plot dy vjet.

Po ashtu, siç u bë e ditur në komunikatë, Kurti dhe Bajrami i njoftuan deputetët evropianë edhe për sukseset në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe për përmirësimet në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë, të evidentuara edhe në raportet ndërkombëtare.

Së fundmi, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor ..

Read More
TË FUNDIT

Shtabi i Përgjithshëm dhe SHIK-u: Bëhet publike dosja e Kadri Veselit në Hagë

Disa ditë para nisjes së gjykimit ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Gjykata Speciale e ka bërë publike dosjen paraprake e përfundimtare të Kadri Veselit. Me më shumë se 50 faqe, mbrojtja e Veselit mohon të gjitha akuzat që i atribuohen ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në dosjen që e ka parë gazeta Nacionale avokati i Veselit, Ben Emmerson, ndalet në detaje tek të gjitha pretendimet e Prokurorisë. Duke nisur nga fillet e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, funksionimin e zinxhirit komandues, akuzat për Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale, rolin e Kadri Veselit në Shërbimin Informativ të Kosovës e deri te masakrat e tmerrshme që kishte kryer Serbia në Kosovë.

Prokuroria e Specializuar në Hagë akuzon ish-krerët e UÇK-së se të gjitha krimet e pretenduara në aktakuzë, janë kryer me urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm. Këtyre akuzave, ia ka kushtuar një vëmendje të madhe avokati i Veselit, Ben Emmerson.

Emmerson në dosjen paraprake të ish-kryetarit të Kuvendit, e mohon kategorikisht se..

Read More