TË FUNDIT

TË FUNDIT

Përfundon greva e kompanisë “Pastrimi”, por mbeturinat ende s’janë larguar

Përfundon greva e kompanisë “Pastrimi”, por mbeturinat ende s’janë larguar

Ndonëse greva e punëtorëve të KRM “Pastrimi” ka përfunduar mbrëmë, mbeturinat në disa lagje të kryeqytetit nuk janë larguar ende.
Madje, qytetarët kanë filluar t’i hedhin jashtë shportës përkatëse.

Labinot Makolli nga Sindikata e Punëtorëve të KRM “Pastrimi”, ka thënë për EO, se greva ka përfunduar por që janë në pritje të vendimit me shkrim.

Zotimin, thotë Makolli e kanë marrë nga nënkryetarja Donjeta Sahatçiu dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

“Marrëveshja thuajse është arritur, ende nuk e kemi një vendim siç e kemi kërkuar me shkrim. Tash në mëngjes ishte nënkryetarja dhe drejtori i shërbimeve dhe thanë se në ora 10:00 do të vije vendimi. Për hir të qytetarëve që të mos krijohet ndonjë pandemi kemi vendosur që të dalim. Punëtoret janë në terren duke punuar, por tash që dy ditë janë grumbulluar menjëherë nuk mundemi t’i largojmë të gjitha. Grumbullimi i tyre është duke u bërë”, u shpreh ai…

Read More
TË FUNDIT

Opozita për planin evropian: Kurti të jap më shumë detaje

Opozita për planin evropian: Kurti të jap më shumë detaje

Dy partitë opozitare vazhdojnë të kritikojnë kryeministrin e vendit, Albin Kurti për qasjen që ka ndjekur në raport me dialogun me Serbinë.
Ndonëse SHBA ka ngritur shqetësime për qëndrimet e opozitës ndaj planit evropian, disa nga partitë politike vazhdojnë ta kundërshtojnë disa pika të atij plani të pranuar të paktën gojarisht nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Dy partitë më të mëdha opozitare kërkojnë më shumë detaje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me pikat që përmban plani evropian.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa thotë se kryeministri Kurti, duhet të jetë më transparent lidhur me këtë çështje, derisa ka adresuar edhe një mori pyetjesh ndaj tij.

I pyetur për qëndrimet e SHBA-së kundrejt opozitës, Beqa tha se planin e sheh si pozitiv, porse sipas tij, kryeministri Kurti duhet të sqarohet më shumë.

“Ne e shohim pozitiv planin, megjithatë kryeminis..

Read More
TË FUNDIT

Nuk shkonte në seanca, Parlamenti japonez përjashton deputetin

Nuk shkonte në seanca, Parlamenti japonez përjashton deputetin

Kuvendit i Japonisë i ka hequr statusin e deputetit Yoshikazu Higashitanit, për shkak se nuk ka shkuar as edhe një herë në Parlament që kur u zgjodh si deputet, korrikun e kaluar.
Higashitani është i njohur në Japoni si “youtuber”, i cili me videot e tij merret me botën e spektaklit në Japoni.

Siç shpjegohet nga “Japan Times”, Higashitani, i njohur në YouTube si “GaaSyy” ka ankimuar masën ndaj tij, duke shtuar se ka frikë të kthehet në Japoni nga frika se mos arrestohet. Siç shpjegohet nga mediat vendase, ligjvënësit japonezë janë të imunizuar nga arrestimi, por sapo “GaaSyy” të humbasë mandatin, ai mund të vihet në pranga. Autoritetet japoneze po e hetojnë atë për dyshimin se ka frikësuar dhe shpifur ndaj VIP-ave në videot e tij në YouTube.

Ky është përjashtimi i parë i një kongresmeni në Japoni që nga viti 1951 dhe i treti sipas Kushtetutës aktuale të hartuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Para se të bëhej i famshëm, 5..

Read More
TË FUNDIT

Brenda një dite Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku

Brenda një dite Policia e Kosovës shqiptoi mbi 2 mijë e 300 tiketa trafiku

40 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Përpos kësaj, Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka qenë në trafik duke përcjellë nga afër shkelje të shumta të cilat bëhen nga drejtuesit e automjeteve.

Si shkak i këtyre shkeljeve, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 327 tiketa trafiku./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policia heton një aksident mes tri automjetesh në Vushtrri, ku mbetën të lënduar katër persona

Policia heton një aksident mes tri automjetesh në Vushtrri, ku mbetën të lënduar katër persona

Një aksident trafiku mes tri automjetesh ndodhur dje në Vushtrri, ka rezultuar me katër persona të lënduar të cilëve iu është dhënë trajtim mjekësor.
Policia raporton se rasti është duke u hetuar, teksa të lënduarit janë, dy drejtues të automjeteve dhe dy pasagjerë.

Aksidenti siç specifikon policia, ndodhi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku ishin të përfshira tri automjete me targa vendore me drejtues dy meshkuj dhe një femër kosovare.

Read More
TË FUNDIT

Shifra shqetësuese/ Për dy muaj, nga Kosova u larguan 52 mjekë

Shifra shqetësuese/ Për dy muaj, nga Kosova u larguan 52 mjekë

Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë.
Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.

Shifra alarmante janë shënuar nga ikja e mjekëve edhe deri më tani në këtë vit.

“52 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit”.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve, sipas Sejdiut është çështja e pagave.Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit.

“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kusht..

Read More
TË FUNDIT

Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpëlarje parash, Policia tregon se çfarë iu gjetë në shtëpi dhe zyre të dyshuarës

Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe shpëlarje parash, Policia tregon se çfarë iu gjetë në shtëpi dhe zyre të dyshuarës

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer një kontroll në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe të shpërlarjes së parave.

Pas kontrollit të kryer në tri lokacione, Policia njoftoi se janë sekuestruar si dëshmi: Para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen, gruaja dhe fëmijët e vizitojnë në Hagë

Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen, gruaja dhe fëmijët e vizitojnë në Hagë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi po vazhdon të mbahet në Hagë.
Selimi bashkë me ish-bashkëluftëtarë të UÇK-së janë duke u gjykuar në kuadër të Speciales në Hagë, për kinse krime lufte.

I njëjti sot feston ditëlindjen. Kjo është bërë e diture dhe nga bashkëshortja e tij, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi.

Bashkë me fëmijët ajo ka vizituar sot ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi për ta uruar nga afër me rastin e ditëlindjes, transmeton lajmi.net.

“Urime ditëlindja Rexhë. Gjithmonë ditëlindjet bashkë”,shkroi ajo./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Gjatë ditës parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Read More