TË FUNDIT

TË FUNDIT

Gjoshi i PDK-së: Kurti refuzoi nënshkrim në Shtëpinë e Bardhë, i tha po Villës së Titos

Gjoshi i PDK-së: Kurti refuzoi nënshkrim në Shtëpinë e Bardhë, i tha po Villës së Titos

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti sa i përket gatishmërisë për të nënshkruar një marrëveshje në Vilën e Titos, ndërsa kishte refuzuar një të tillë në Uashington.

“Kryeministrit nuk i pelqeu të nënshkruante marrëveshje në Shtëpinë e bardhë…! Ai përzgjodhi Villën e Titos …!”, shkroi ai, përcjell lajmi.net.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kujtojmë ndërkaq se tashmë ka filluar sërish, pas pauzës së dytë, takimi tripalësh mes Kurtit, Vuçiqit e BE-së.

Read More
TË FUNDIT

Rinis për herë të tretë takimi tripalësh, Kurti – BE – Vuçiq

Rinis për herë të tretë takimi tripalësh, Kurti – BE – Vuçiq

Ka rinisur për herë të tretë takimi tripalësh mes Kurtit, BE-së dhe Vuçiqit.
Kështu ka raportuar para pak çastesh Radio Evropa e Lirë, përcjell lajmi.net.

Hipoteza të shumta janë duke qarkulluar momentalisht në opinionin publik rreth asaj se pse po vonohen kaq shumë palët, pasi takimet e zakonshme mes tyre nuk kalonin më shumë se një orë.

Njëra prej tyre ka ardhur edhe nga gazetari Baton Haxhiu. Ky i fundit në një paraqitje televizive në Pressing ka shtuar se Kurti po kërkon nënshkrim të marrëveshjes, ndërsa Vuçiqi ka dalë me propozim të ri.

Sipas Haxhiut, presidenti serb ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë mbështetës i marrëveshjes dhe përfaqësuesit e tij ta vënë firmën.

Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, ndërsa kujtojmë se një ekip i lajmi.net po qëndron në vendngjarje dhe do t’ju njoftojë në kohë reale për çdo risi eventuale.

Read More
TË FUNDIT

Çfarë po ndodhë në Ohër sipas Agon Maliqit?

Analisti Agon Maliqi, në një postim, në Twitter ka thënë se ngecja në takimin e Ohrit, lidhet me nënshkrimin e dokumentit. Sipas tij, pala kosovare po kërkon që të ketë nënshkrim, ndërsa ajo serbe që dokumenti të jetë pa nënshkrim, por si dokument i BE’së.

“Ngecja në Ohër në Ohër thuhet se ka të bëjë me nënshkrimet. Palët bien dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por Kosova dëshiron që ajo të nënshkruhet nga të dyja palët. Serbia preferon të qëndrojë si një dokument i BE-së, të cilin do ta përdorte për t’i mbajtur palët përgjegjëse. Si mund të quhet diçka marrëveshje nëse nuk është nënshkruar?” ka shkruar Maliqi.

Read More
TË FUNDIT

Baton Haxhiu: Vuçiq ka dalë me propozim të ri

Baton Haxhiu: Vuçiq ka dalë me propozim të ri

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se shkakun e asaj se pse nuk po nënshkruhet marrëveshje në Ohër.
Sipas tij, Kurti dëshiron që marrëveshja të nënshkruhet sot, kurse Vuçiq ka dalë me propozim të ri, përcjell lajmi.net.

Gjithnjë siç pretendon Haxhiu, presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vëjë Bashkimi Evropian.

“Nënshkrimi është bërë mollë sherri. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vucic ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin”, ka thënë Haxhiu në Pressing.

Kujtojmë se tashmë janë bërë më shumë se pesë orë nga fillimi i takimit dhe ende nuk ka asnjë rezultat, besa as prononcim të ndonjë zyrtari ose palëve të përfshira.

Read More
TË FUNDIT

Raportohet se Lajçak e Borrell kanë anuluar fluturimet dhe takimet e ditës së nesërme

Raportohet se Lajçak e Borrell kanë anuluar fluturimet dhe takimet e ditës së nesërme

Duket se emisarët Lajçak dhe Borrell kanë anuluar fluturimet dhe takimet e ditës së nesërme.
Kështu ka deklaruar Ali Ahmeti duke u thirrur në informacionet që ka, përcjell lajmi.net.

Ahmeti në T7 ka thënë se në fakt ishte parashikuar që takimet mund të zgjasnin deri në ora 18:00.

Kujtojmë se Ahmeti ka qëndruar gjatë gjithë ditës në Ohër, ndërsa vazhdon të jetë pranë.

Duhet përmendur faktin se tashmë palët kanë shkuar në pauzën e dytë.

Read More
TË FUNDIT

Pesë orë nga fillimi i takimit, zero transparencë – asnjë informacion rreth asaj çka po ndodh brenda ‘Vilës së Titos’

Pesë orë nga fillimi i takimit, zero transparencë – asnjë informacion rreth asaj çka po ndodh brenda ‘Vilës së Titos’

Ka filluar në ora 15:15 dhe tashmë janë bërë saktësisht pesë orë të plota nga takimi Kurti – Vuçiq.
Në të kaluarën, takimet e nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nuk kanë zgjatur më shumë se një orë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, duket se çështja po bëhet gjithnjë e më serioze, ndërsa premisat shtohen kur kemi të bëjmë me faktin se deri më tani nuk dihet asgjë.

Krejt çka dihet është se nga këto pesë orë bisedime, një ka qenë pauzë.

Ekipi i lajmi.net është në vendngjarje dhe po do t’ju raportojë në kohë reale për çdo risi eventuale.

Më poshtë ndërkaq keni video-xhirimin e orës 19:15 e të publikuar para pak çastesh në platformat tona sociale.

Read More
TË FUNDIT

Baton Haxhiu: Vuçiq ka dalë me propozim të ri

Baton Haxhiu: Vuçiq ka dalë me propozim të ri

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se shkakun e asaj se pse nuk po nënshkruhet marrëveshje në Ohër.
Sipas tij, Kurti dëshiron që marrëveshja të nënshkruhet sot, kurse Vuçiq ka dalë me propozim të ri, përcjell lajmi.net.

Gjithnjë siç pretendon Haxhiu, presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vëjë Bashkimi Evropian.

“Nënshkrimi është bërë mollë sherri. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vucic ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin”, ka thënë Haxhiu në Pressing.

Kujtojmë se tashmë janë bërë më shumë se pesë orë nga fillimi i takimit dhe ende nuk ka asnjë rezultat, besa as prononcim të ndonjë zyrtari ose palëve të përfshira.

Read More
TË FUNDIT

Latifi: Fundi i krijesës së Titos duke u negociuar në vilën e tij, ironi e historisë

Latifi: Fundi i krijesës së Titos duke u negociuar në vilën e tij, ironi e historisë

Filozofi Blerim Latifi ka shkruar rreth diskutimeve që po mbahen në rezidencën e dikurshme të Titos.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Latifi ka shtuar se negociatat e ditës së sotme përbëjnë ironi të historisë, përcjell lajmi.net.

Kjo pasi, aty po diskutohet mbyllja e një krijese të vet ‘pronarit’ të dikurshëm të vilës.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Dy të arrestuar për vrasjen e sotme në kryeqytet

Dy të arrestuar për vrasjen e sotme në kryeqytet

Janë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e një personi në lagjen Arbëri të kryeqytetit.
E shënuar sot rreth orës 13:50, përveç një të vrari, u plagosën edhe dy persona të tjerë, me njërin nga këta të dy që ka lëndime më të rënda, përcjell lajmi.net.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ulaj ka shtuar se tashmë është lëshuar aktvendimi mbi ndalimin e dy personave nën masa të sigurisë, pasi të njëjtit janë në trajtim mjekësor.

“Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave A.M dhe M.M , nën masat e sigurisë nga Polica, pasi që gjinden në trajtim mjekësor. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “ Vrasje e rëndë”, sipas KPRK-së”.

Read More