TË FUNDIT

TË FUNDIT

Hovenier: Marrëveshje e rëndësishme, SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për implementimin e obligimeve

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.

Në një postim në profilin e tij në Twitter, ambasadori Hovenier e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.

“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij.

Read More
TË FUNDIT

SHBA mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon zbatimin e detyrimeve sa më shpejt

SHBA mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon zbatimin e detyrimeve sa më shpejt

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.
Në shkrimin e saj në Twitter, ajo ka thënë se SHBA mirëpret marrëveshjen mes dy shteteve, duke bërë thirrje që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

We welcome the EU-facilitated and U.S.-supported deal to normalize relations between Kosovo and Serbia and urge both sides to start th..

Read More
TË FUNDIT

Hovenier përshëndet Marrëveshjen e Ohrit: ShBA-ja do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e saj

Hovenier përshëndet Marrëveshjen e Ohrit: ShBA-ja do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e saj

Amabsadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizim e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Ohër.
Hovenier tha se ShBA-ja do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e saj.

“Është arritur një marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

An important agreement has been reached. The United States will provide full support for the implementation of these obligations consistent with our long-term efforts to advance security, stability, and prosperity for the people of Kosovo and of the region. https://t.co/LYOh4ARX4R

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 19, 2023

Read More
TË FUNDIT

Rama: Le të shpresojmë që marrëveshja e dakorduar por e pa nënshkruar të mos jetë mashtrim

Rama: Le të shpresojmë që marrëveshja e dakorduar por e pa nënshkruar të mos jetë mashtrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas takimit në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se shpreson që arritja e marrëveshjes por pa nënshkrim të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit’, shkroi Rama në Twitter.

Ndërsa, në një postim tjetër Rama i ka uruar katër protagonistët e tryezës në Ohër.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të..

Read More
TË FUNDIT

DËSHTIMI I OHRIT DHE TAKTIKA E DETYRIMIT

Agim Morina

Një gjë mund të thuhet qartë: takimi në Ohër ishte dështim i BE-së. Borrelli dhe Lajčáku bënë gjithçka për me shpëtu çka mundën, për me paraqitë edhe këtë dështim si një hap në vargun e hapave të marrëveshjes. Një nga arsyet kryesore të dështimit është qëndrimi proserb i “lehtësuesve” të BE-së, Borrellit dhe Lajčákut. Ata po e mbajnë haptazi anën e Vučićit dhe po përpiqen me mish e me shpirt m’ia imponu Kosovës kërkesat e Serbisë. Nëse kryeministri Albin Kurti do të refuzonte me nënshkru, jo dy herë, por vetëm një herë, çifti Borrell-Lajčák do të qortonin ashpër Kosovën dhe do të bënin gjithçka që ta nxinin figurën e kryeministrit Kurti si “jobashkëpunues” dhe “jokonstruktiv”. Po të ishin neutralë, ata do të duhej ta kishin kritiku ashpër Vučićin për sjelljen shpërfillëse dhe arrogante të deritashme. Përkundrazi, ata jo vetëm që nuk po thonë asgjë kundër Vučićit, por ata po përpiqen me paraqitë këtë dështim si sukses të radhës, duke përshtatë pikat e çdo deklarate kërkesa..

Read More
TË FUNDIT

Një grua nga Fushë Kosova dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj shtatë muaj më parë

Një grua nga Fushë Kosova dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj shtatë muaj më parë

Një grua nga Fushë Kosova, ka raportuar për një rast i cili dyshon të ketë qenë dhunim, që i kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës, njofton se viktima kishte bërë të ditur se viktima ishte shoqëruar me veturë nga kolegu i saj dhe se dyshon që ai të ketë përdorë narkotikë, përcjell lajmi.net.

Pas tymit që i dyshuari ia kishte hedhur në fytyrë, viktima thotë se ishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur.

Viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin.

PK bënë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM

Fushë Kosovë 22.08.2022 – 01:00. Me 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me..

Read More
TË FUNDIT

Vdes një foshnje pesëmuajshe në QKUK, rasti nën hetime

Vdes një foshnje pesëmuajshe në QKUK, rasti nën hetime

Një foshnje pesëmuajshe, ka ndërruar jetë të shtunën në QKUK, nga Mitrovica.
Policia e Kosovës, bënë të ditur se foshnja kishte qenë në trajtim mjekësorë, përcjell lajmi.net.

“Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

PK, bënë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Vrasja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje të reja

Vrasja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje të reja

Policia njofton se dje rreth orës 13:21 dy persona kanë shtënë me armë në drejtim të një personi i gjinisë mashkullore, i cili ka vdekur.
Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Rr. Ahmet Krasniqi, Prishtinë 18.03.2023 – 13:21. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar i cili është qëlluar dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Po ashtu edhe dy të dyshuarit janë të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjatë veprimeve hetimore është intervistuar edhe..

Read More
TË FUNDIT

Begaj për marrëveshjen në Ohër: Një garanci më shumë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

Begaj për marrëveshjen në Ohër: Një garanci më shumë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë të arritur të shtunën në Ohër.
“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës”.

“Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”.

“Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan ai në Facebook.

Read More