TË FUNDIT

TË FUNDIT

PSHDK: Kurti i solli Kosovës marrëveshje jo të mirë

PSHDK: Kurti i solli Kosovës marrëveshje jo të mirë

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për arritjen e pajtueshmërisë me Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit evropian.
Sipas PSHDK-së, Kurti i ka sjellur Kosovës marrëveshje jo të mirë. Sipas PSHDK-së, gjatë dialogut, Kurti e ka sjellur Kosovën në situatën merre ose lëre, “duke sjell marrëveshjen më të dëmshme se Asociacionin”.

“Marreveshja e arritur ne Oher, ne mes z Kurti dhe z Vucic e ndermjetesuar nga BE , ka mundur te jete me e mire per Kosoven, sikur z Kurti te dialogonte me me mencuri dhe me transparence. Nga mendjemadhesia dhe ambiciet e semura per pushtet, gjat dialogut e solli Kosoven ne situaten merre ose lere, duke sjelle marreveshjen me te demshme se asociacionin te cilin e quante zajendice! Nje keshille eshte per z Kurti dhe perkrahesit e tije! Kerkoni falje per mashtrimet qe i bete popullit dhe largohuni, se me kete politike berje jeni duke sh..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte

Krasniqi: Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mbrëmë mes Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se kryeministri Albin Kurti ka pranuar gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përcjell lajmi.net.

“Me 27 shkurt, në Bruksel, Kryeministri Kurti e pranoi propozimin evropian. Dje, me 18 mars, ai u dakordua edhe për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në më pak se tri javë, Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka theksuar se kjo marrëveshje nuk i arrin qëllimet shtetërore të Kosovës dhe se brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë.

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qyetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, ..

Read More
TË FUNDIT

Varhelyi për marrëveshjen: Mbështesim Kosovën dhe Serbinë në procesin e zbatimit

Varhelyi për marrëveshjen: Mbështesim Kosovën dhe Serbinë në procesin e zbatimit

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varheleyi ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti serb Vuçiq janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.
Varhelyi ka potencuar se përkushtimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE.

“I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështesim të dyja në procesin e zbatimit.”, ka shkruar ai në Twitter.

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq tregon se nuk nënshkroi marrëveshjen sepse kërkonte njohën e Kosovës

Vuçiq tregon se nuk nënshkroi marrëveshjen sepse kërkonte njohën e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para opinionit publik ka folur për Aneksin e Marrëveshjes, për të cilën dje në Ohër ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës. Albin Kurti.
Ai tha se dje kanë pasur një raund dialogu që siç tha ai fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të rëndësishme në media.

“Bisedimet nuk janë asnjëherë të lehta sepse palët janë të kundërta dhe kanë interesa të ndryshme”

Vuçiq tha se ditëve të kaluara ishte ekspozuar ndaj një orteku të të pavërtetave si në vend ashtu edhe në botë.

Kreu i shtetit serb lexoi të gjithë aneksin në konferencë, raporton Danas.

“Kjo nuk është veçanërisht e vështirë për ne. Do të ketë shumë gjëra më të vështira për ne në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Kosovës.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka firmosur asgjë në Ohër.

“Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkom..

Read More
TË FUNDIT

Begaj për marrëveshjen në Ohër: Një garanci më shumë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë të arritur të shtunën në Ohër.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës”.

“Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”.

“Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, shkruan ai në Facebook.

Read More
TË FUNDIT

6 gjërat kyçe që duhet të dini për rezultatin e negociatave maratonë Vuçiq – Kurti – BE në Ohër

Në Ohër mbrëmë përfundoi takimi trepalësh midis Albin Kurtit, Aleksandar Vuçiqit dhe BE-së, për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Pas 12 orëve palët thanë se u arrit marrëveshje, apo një aneks për zbatim, por pa nënshkrime. Por thelbi apo ajo që bie në sy nga ky takim janë tetë gjëra kyçe, përcjell INA.

1) Bisedat zgjatën deri në 12 orë

Dialogu me ndërmjetësuesit evropianë ka nisur dje pak pas orës 10 në vilën “Biljana” në Ohër. Fillimisht, pjesëmarrësit u takuan me nikoqirin, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe biseduan edhe me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Dialogu filloi me takime të ndara mes Vuçiqit dhe Kurtit me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas filloi takimi trepalësh, i cili zgjati gati pesë orë, me pushime më të shkurtra.

2) Asgjë nuk është nënshkruar

Pas diskutimit, të gjithë pjesëmarrësit paraqitën qëndrimet e tyre për këtë çështje, por në fund të fundit nuk u nënshkrua as..

Read More
TË FUNDIT

Von Cramon për aneksin e marrëveshjes: Nëse zbatohet shpejtë, sjellë paqe dhe stabilitet në rajon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, mbrëmë në një postim në Twitter ka shkruar se arritja e marrëveshjes në Ohër është “lajm vërtetë i mirë”, derisa para pak orësh ajo ka shkruar se nëse zbatohet aneksi, do të ketë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon .

“Mezi presim të marrim më shumë detaje rreth saj. Shpresoj të shoh zbatim të shpejtë”, ka shkruar ajo mbrëmë.

“Teksti i aneksit. Më pak detaje se sa pritej, por nëse e gjithë kjo zbatohet shpejtë, ajo definitivisht mund të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në rajon. Është një hap drejt integrimit në BE për të y vendet”, ka shkruar von Cramon para katër orësh.

Read More
TË FUNDIT

SHBA mirëpret Marrëveshjen e Ohrit, kërkon zbatimin e detyrimeve sa më shpejt

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.

Në shkrimin e saj në Twitter, ajo ka thënë se SHBA mirëpret marrëveshjen mes dy shteteve, duke bërë thirrje që palët të fillojnë zbatimin e detyrimeve sa më shpejt.

“Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga ShBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se pas 12 orësh bisedime, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për propozimin evropian.

We welcome the EU-facilitated and U.S.-supported deal to normalize relations between Kosovo and Serbia and urge both sides to start the implementation of their obligations as soon as possible. https://t.co/DelclmT..

Read More
TË FUNDIT

Edi Rama për marrëveshjen në Ohër: Le të shpresojmë, mos të jetë mashtrim!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas takimit në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se shpreson që arritja e marrëveshjes por pa nënshkrim të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit’, shkroi Rama në Twitter.

Ndërsa, në një postim tjetër Rama i ka uruar katër protagonistët e tryezës në Ohër.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dh..

Read More
TË FUNDIT

Bildt uron arritjen e marrëveshjes në Ohër: Të nxjerrim mësime

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbrëmë në Ohër, për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë.

Ai në një postim në Tëitter ka uruar Kosovën dhe Serbinë, por edhe Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.

Bildt tha se nuk duhet të harrohen “mësimet e marrëveshjes së 2013-s”.

“Urime Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell për arritjen e marrëveshjes pas vitesh të diplomacisë së duruar. Koordinimi me SHBA-në ka qenë gjithashtu i rëndësishëm. Por, së pari urime Kosovës dhe Serbisë për hapin e rëndësishëm në të ardhmet e tyre përkatëse. Por zbatimi i marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës do të kërkojë menaxhim dhe monitorim shumë të afërt në vitet në vijim. Mësimet e marrëveshjes së 2013-s nuk duhet të harrohen. Ka paqartësi që do të kërkojnë vigjilencë. Dhe marrëveshja varet në mënyrë kritike nga procesi i pranimit në BE për rajonin që ecën përpara dhe ruan besueshmërinë e tij si në rajon ashtu edhe në të gjitha shtetet anëtare të BE-..

Read More