Bogujevci takon ambasadorin francez, diskutojnë për kulturën dhe turizmin
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, së bashku me zëvendësministren Nora Arapi Krasniqi, pritën në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.
Ambasadori ishte i shoqëruar nga këshilltari dhe drejtori i Institutit Francez, Edouard Mayoral, si dhe atasheu për Kulturë, Valon Ibraj.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mëtejshëm mes Kosovës dhe Francës në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe turizmit, si dhe për mundësitë e zhvillimit të nismave dhe projekteve të përbashkëta.
Ministria theksoi se bashkëpunimi me Francën mbetet i rëndësishëm për shkëmbimin kulturor dhe krijimin e mundësive të reja për artistët dhe institucionet kulturore.
