Bastisje në Shkup, konfiskohen armë dhe një bombë
MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup, ku janë zbuluar armë, fishekë.
"SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (33) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale "Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese" dhe "Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".
Më 01.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera që i përdor i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një bombë dore „M75“, një pistoletë „Cërvena Zastava“ e kalibrit 7,65 mm me karikator, një pistoletë „Bereta“ me karikator dhe marihuanë", thonë nga MPB./Telegrafi/
