TË FUNDIT

Barcelona konfirmon dëmtimin e Olmos, konfirmohet mungesa në El Clasico dhe disa ndeshje tjera

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, do të mungojë për katër javë pasi pësoi një këputje të muskulit adductor.

Mesfushori spanjoll pësoi lëndim gjatë humbjes 4-2 kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë).

Dëmtimi i tij është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Barcelonës pas testeve mjekësore.

“Testet e kryera konfirmojnë se Dani Olmo vuan nga një dëmtim në muskulin adduktor të majtë si pasojë e një përplasjeje me një kundërshtar gjatë ndeshjes kundër Paris Saint-Germain. Lojtari pritet të mungojë për rreth një muaj”, thuhet në njoftim.

INJURY NEWSTests carried out confirm that Dani Olmo is suffering from an injury to his left adductor muscle as a consequence of a collision with an opponent during the game against Paris Saint-Germain. The player is expected to be out for around a month. https://t.co/CutSHvjsSq — FC Barcelona (@FCBarcelona) October 21, 2026

Ai do të humbasë El Clasicon e kësaj të diele ndaj Real Madridit dhe një seri ndeshjesh të rëndësishme kundër Aston Villas, Atletico Madrid dhe Villarreal.

Kjo do të vijë si një pengesë e madhe për Blaugranët, pasi mesfushori sulmues 28-vjeçar ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon. Ai gjithashtu shënoi një gol të shkëlqyer kundër Real Betis fundjavën e kaluar.

Përgjegjësia tani do të jetë mbi Fermin Lopez në pozicionin e lojtarit me numër 10. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *