Author: admin

TË FUNDIT

Kadaj – Bujupi: I kam gjashtë aktakuza për kundërshtimin ndaj Asociacionit – kam mbajtur edhe burg

Kadaj – Bujupi: I kam gjashtë aktakuza për kundërshtimin ndaj Asociacionit – kam mbajtur edhe burg

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi ka kujtuar kohën kur kishte qëndruar në burg për më shumë se 100 ditë, për shkak se kundërshtonte Asociacionin.
Madje, ajo ka rikujtuar se ka qëndruar edhe në burg për shkak të këtyre kundërshtive, përcjell lajmi.net.

Sipas saj, Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe është e dëmshme, teksa pohoi se një autonomi do të ishte defunksonalizim i shtetit.

“Unë mbi 100 ditë i kom mbajtë burg kundër Asociacionit, sigurisht që mendoj se është gabim. I kom gjashtë aktakuza që janë ende në proces, kundër Asociacionit. Është e kotë me dhënë interpretimin tem përsëri se sa i dëmshëm është se të gjithë e dimë.Një autonomi kish me qenë defunksionalizim i shtetit. Nuk duhet me pas frikë, por duhet të jemi vigjilent më shumë, dhe të kemi përkushtim më të madh”, vlerësoi veç tjerash ajo në Pressing.

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan ia përcakton Kurtit rrugën: Asociacioni të formohet sipas Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori amerikan ia përcakton Kurtit rrugën: Asociacioni të formohet sipas Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të formohet në bazë të pikave të dakorduara në Bruksel.
Ai thotë se dizajni i saktë duhet të përcaktohet nga palët dhe se sipas tij, në opinion ka shumë modele që kanë standarde evropiane, shkruan lajmi.net.

“Asociacioni ka qenë pjesë e dialogut që nga viti 2013, dhe duhet të formohet në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht në Mitrovicën e Veriut, ta shohë se si do të jetë e ardhmja e tij. Mendoj se ata aktualisht po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane”, ka thënë Hill.

Hill shtoi se në kuadrin e asaj se kur duhet të formohet Asociacioni, s’mund të flitet për afate të shkurtëra kohore.

Duke iu referuar një deklarate të emisarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar, Hill tha se ky proces mund të vazhdojë deri në fund të vitit 2023.

“Por mendoj se duhet ..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku: Kurti i njëjtë me Vali Corleonen, s’punojnë asgjë – kurrë puna e mbarë s’iu ka thënë askush

Abdixhiku: Kurti i njëjtë me Vali Corleonen, s’punojnë asgjë – kurrë puna e mbarë s’iu ka thënë askush

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë një krahasim interesant gjatë mbrëmjes së sontme.
Në një paraqitje në Debat Plus, i pari i LDK-së ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i njëjtë me Vali Corleonen, personazh i njohur i shoubizit kosovar, përcjell lajmi.net.

Shkak për këtë mori faktin që askush, asnjërit s’iu ka thënë puna e mbarë.

“Dy njerëz në Kosovë, që nuk i ka thënë askush puna e mbarë, Vali Corleone dhe Albin Kurti, kurrë në jetën e vet punë s’kanë bërë, kurrë në jetë të vetë nuk i kanë thënë puna e mbarë. Ky nuk din ta menaxhojë një projekt të vetëm.” – tha z. Abdixhiku.

Abdixhiku flet “zi e terr” për planin evropian: Ka më tepër Asociacion, autonomi e status politik për kishën serbeKryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se plani evropian, brenda vetes ka më shumë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij, përveç Asociacio..

Read More
TË FUNDIT

“Amelika, Amelika” – Kajtazi imiton Kurtin: Marrëveshja që solli ky, ndëshkim për Kosovën

“Amelika, Amelika” – Kajtazi imiton Kurtin: Marrëveshja që solli ky, ndëshkim për Kosovën

Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka thënë se marrëveshja e planit evropian, me pikat më të ndjeshme në të, është ndëshkim për shkak të gabimeve të kryeministrit Albin Kurti në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai këtë e tha në Rubikon duke përmendur specifikisht qasjen e mëparshme të Kurtit me shprehjet ‘Amelika, Amelika’, transmeton klankosova.tv.

”Kjo marrëveshje, nuk është një ligj që mundesh me shfuqizu me një ligj tjetër, apo me amandamente të tjera. Po flasim për një marrëveshje, nga e cila dalin detyrime, dhe moszbatimi i saj, i shkakton dëme Kosovës”.

”Dhe nëse kjo marrëveshje është e dëmshme për LDK-në dhe PDK-në, çka po bëjnë ata me e ndalë?”.

Rubikon me Adriatik Kelmendi: Çka duhet të bëjnë?

”Unë po i pyes ata”, shprehet Kajtazi mes tjerash.

”Kemi pasë situatë ma të mirë seç kemi tash. Kjo marrëveshje është ndëshkim për Kosovën. Është ndëshkim për Kosovën sepse, kemi lujt ‘Ame..

Read More
TË FUNDIT

Shala lë sharjet e u rikthehet argumenteve, thotë se Asociacioni “do ta tjetërsojë Kosovën”

Shala lë sharjet e u rikthehet argumenteve, thotë se Asociacioni “do ta tjetërsojë Kosovën”

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Ohrit.
Shala, që sot ishte kryepersonazh i ditës për sharjen që i bëri kryeministrit Kurti, kësaj radhe u tregua i përmbajtur.

“Vetëmenaxhimin po e shpjegoni si term të sotëm, dhe nuk është i tillë. Është i kalorësisë dhe ka kuptimin e drejtimit dhe udhëheqjes. Siç tha kryeministri ky ishte teksti më i mirë i mundshëm në këtë situatë. Unë mund të them që ky ishte teksti më i keq i mundshëm. Autori i këtij teksti, që është edhe interpretues autentik, pra ndërmjetësi, interpreton si një marrëveshje në një kontekst krizash. Është kontekst emergjence, që mbyll krizat dhe krijon minimum normal në komunikimin mes dy vendeve. Por pretendimi është shumë më i madh sepse teksti lidhet me kërkesa tjera për Kosovën dhe disa për Serbinë, disa të reja disa të përsëritura”, tha Shala.

Shala tutje tha se Asoc..

Read More
TË FUNDIT

Ramabaja sërish u hyn konspiracioneve: Nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit, do të ketë luftë

Ramabaja sërish u hyn konspiracioneve: Nëse nuk zbatohet marrëveshja e Ohrit, do të ketë luftë

Opinionisti Sadri Ramabaja u ka hyrë sërish konspiracioneve.
Ai ka thënë se Serbia po përgatitet për luftë, ndërsa shtoi se do të jetë ushtar nëse vie puna deri aty, përcjell lajmi.net.

Ramabaja deklaroi se marrëveshja e Ohrit duhet të respektohet.

Këtu kujtoi faktin se edhe në fillim të viteve 2000 flitej për luftë, ani pse pakkush besonte, por LPK po përgatiste.

“Serbia po përgatitet për luftë. Po e përsëris. Unë do të jem ushtar. Opinioni edhe në vitin 91, 92 nuk fliste për luftë. Po t’i flisje dikujt për luftë nuk të merrte seriozisht. Por LPK për përgatiste luftën. Marrëveshja e Ohrit ka vetëm këtë alternativë. Ose respektohet dhe zbatohet, ose Ballkani rrëshqet drejt luftës”, tha ndër tjerash ai.

Read More
TË FUNDIT

Ish-presidenti Sejdiu: Serbia t’i ndalë lojërat e saj

Ish-presidenti Sejdiu: Serbia t’i ndalë lojërat e saj

Sot në Universitetin e Shkodrës, ish-presidenti Sejdiu ka folur për marrëveshjen e Ohrit.
Siç shkruan Zëri i Amerikës, Sejdiu ka vlerësuar se diskutimet në Maqedoninë Veriore të shtunën e 18 marsit, janë përpjekje për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, përcjell lajmi.net.

“Them se kemi kapërcyer disa faza të ecjes tonë deri tash. Them se tekst më të mire, se tekst më esencial se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, që përfundon procesin e pavarësimit të Kosovës, nuk ka. Gjithë të tjerat janë pjesë e përpjekjeve për të vënë relacionet ndërshtetërore në kuptim të një bashkëpunimi të nevojshëm të të dy vendeve fqinje.”

Në pjesën e dytë ndërkaq, ai komentoi edhe angazhimin e faktorit ndërkombëtar për mbylljen e kësaj çështjeje njëherë e përgjithmonë, duke iu kundërvënë kështu Rusisë që po shfrytëzon secilin mekanizëm për të destabilizuar rajonin.

“Dokumenti i panënshkruar është një dokument atipik në kuptimin e një metodologjie ..

Read More
TË FUNDIT

Abdixhiku flet “zi e terr” për planin evropian: Ka më tepër Asociacion, autonomi e status politik për kishën serbe

Abdixhiku flet “zi e terr” për planin evropian: Ka më tepër Asociacion, autonomi e status politik për kishën serbe

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se plani evropian, brenda vetes ka më shumë se Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, përveç Asociacionit, aty ka autonomi për serbët e veriut të Kosovës.

“Ka më tepër Asociacion, ka autonomi, ka kompetenca vetëmenaxhuese dhe ka status politik për kishën ortodokse serbe”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

Abdixhiku tha se nenet e planit evropian, janë bërë kritere për integrim në BE për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas tij, në këtë marrëveshje nuk ka as njohje de-jure as de-facto siç pretendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se tashmë Serbia nuk e ka kusht njohjen e Kosovës, për t’u anëtarësuar në BE.

Read More
TË FUNDIT

Valon Syla: Taksisti më tha vetëmenaxhimi s’është Asociacion

Valon Syla: Taksisti më tha vetëmenaxhimi s’është Asociacion

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me arsyetimin e Kurtit se Asociacion nuk do të ketë, por vetëmenaxhim.
Syla tha se sot hipi në një taksi, shoferi i së cilit i tha që vetëmenaxhimi nuk është Asociacion, përcjell lajmi.net.

Tutje ai shtoi se nuk ka ditur çfarë të bëjë, ndërsa pandehu se mosha e tij ishte rreth 52-vjeç.

“Hipa sot në taksi dhe më tha ai se vetëmenaxhimi nuk është Asociacion. Nuk dita çka me bo. Ishte në moshë, kishte 52 vjet. I thashë qysh s’po të vjen marre i paske do vjet. E çka po mendon se është? Hupi. Nuk e dike ku osht dhe i hupi rruga”, tha ndër tjerash Syla në Pressing.

Kujtojmë se ka pasur shumë kritika ndaj shefit të ekzekutivit, në veçanti pas deklarimeve të mbrëmshme se do të ketë Asociacion.

Read More
INTERESANTE

Qipro i banuar nga shqiptarët që nga shekulli i katërt, ja ç’thonë kronikat

Në sajë të studimeve të dijetarëve të njohur francezë, gjermanë dhe veçanërisht grekë, shumë nga aspektet e errëta të historisë së Greqisë mesjetare, në fund të shekullit të XIX-të, patën denjësisht një shkëlqim të papritur.

Baza e punës së tyre, që nevojitet të kujtohen në menyre specifike, ishin të dhënat e marra nëpërmjet lajmeve lokale – pjesërisht të humbura gjatë pushtimit turk – dhe nga dokumentat monumentale të ofruara nga arkivat venedikase, spanjolle, frënge e pjesërisht edhe italiane.

Vetëm në ishullin e Qipros, na kujton Konstantinos Sathas, të dhënat i shpëtuan katastrofës së zemërimit musliman, e midis tyre kemi “Kronikat e Qipros” të Leontoi de Macheras të shkruara rreth vitit 1320 të cilat janë të rëndësishme për këtë anketë historike. Dorëshkrimi origjinal i “Kronikave të Qipros” i gjendur në Oksford të Anglisë, u botua në 1882 nga “L’Ecole des Langues Orientales Vivantes” dhe teksti në gjuhën greke u redaktua nga Emmanuel Miller dhe Kostantinos Sathas.

Historiograf..

Read More