Author: admin

INTERESANTE

Serb dhe maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit Shqip, si u tjetërsua pronësia?

Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut nuk ka ende të zgjidhur çështjen e pronësisë.

Në katin përdhe janë ende të dukshme reklamat e bizneseve. Kjo pasi kati përdhe dhe një pjesë e oborrit është në pronësi private.

Ndonëse shtëpia ka qenë në pronësi të atdhetarit Fehim Zavalani, në kadastrën e Manastirit emri i tij nuk rezulton asgjëkundi. Regjistrimi i parë i kësaj prone në kadastër është bërë në vitin 1932. Çuditërisht shtëpia me sipërfaqe 266 m2 dhe 500 m2 oborr rezulton në pronësi të Jovanovic Kirkova Hrisulla, nga Manastiri.

Më 1964, me vendim trashëgimie në kadastrën e Manastirit shkruhet se Kirkova mban gjysmën e kësaj pasurie, ndërsa gjysmën ua kalon dy djemve: Kirkova Jovanov Mirosllav dhe Kirkova Jovanov Darko.

Në 1972 bëhet një ndarje e re dhe Darko pjesën e tij ia dhuron vëllait, Mirosllav.

Më 1981 përsëri me vendim nga komuna dhe nga gjyqi themelor shkruhet se Kirkovic Jovan Mirosllav, i cili rezulton pronar i kësaj prone, jeton në Beograd. Pra një serb bëhet pronar..

Read More
INTERESANTE

Ilirër dhe Epirotët, paralele dhe veçanti

Ilirët dhe epirotët kanë përbërë prej kohësh në historiografinë mo- derne dy komponentë të një binomi, përpjekjet për zgjidhjen e të cilit kanë kërkuar një angazhim shkencor ndërdisiplinor të historianëve, ar- keologëve dhe linguistëve. Në këtë drejtim janë bërë shumë hapa për- para, por mbetet ende për t’u bërë, përderisa opinioni shkencor vazhdon të mos jetë në një emërues të përbashkët për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përmbajtjen dhe veçoritë e zhvillimit historik të tyre.
Pa pasur qëllim të rihapim këtu një diskutim tashmë mjaft të njo- hur mbi raportet brenda këtij binomi dhe veçanërisht mbi ato të për- bërësit të dytë të tij me botën greke, do të ndalemi në disa paralele e veçanti që e karakterizojnë zhvillimin historik të ilirëve dhe epirotëve, duke marrë shkas nga përfaqësimi bashkërisht i qytetërimeve të tyre në një kspozitë arkeologjike aq të përkryer si ajo e Hildeshajmit, në kuadrin e paraqitjes tërësore të qytetërimit të lashtë të truallit të sotëm të shqiptarëve..

Read More
INTERESANTE

Arkeologët nisin punën për zbulimin e plotë të amfiteatrit në Durrës

Nga Gëzim Kabashi

Në amfiteatrin e Durrësit kanë filluar të martën sondazhet, që synojnë zbulimin e elementeve të arenës ende të mbuluar, si dhe lidhjen me kodrën ku është mbështetur një pjesë e monumentit.

Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohito tha për BIRN se sondazhet po realizohen nga firma “Altea & Geostudio 2000”. Leja e ministrisë së Kulturës ka mundësuar punimet e firmës së licensuar për ndërhyrje të këtij lloji – tha Ramohito.

Specialistë dhe arkeologë po ndjekin nga afër punën që po kryhet në pjesën qendrore të amfiteatrit.

Ky është hapi i parë për zbatimin e projektit afatgjatë për hapjen e plotë të amfiteatrit të ndërtuar në shek II pas Krishtit. Projekti për hapjen e plotë të amfiteatrit si dhe për rehabilitimin e plotë e zonës qendrore të Durrësit u bë i njohur dy vjet më parë.

Bashkia e Durrësit, ministria e Kulturës dhe Fondacioni shqiptaro-amerikan për zhvillim AADF po bashkëpunojnë për zbulimin e plotë të monumentit më të madh që është gjetur deri tani..

Read More
TË FUNDIT

Ndryshe për Kurtin, diçka tjetër për Vuçiqin – Chollet nuk shkruan njëjtë për bisedat me kreun kosovar e atë serb

Ndryshe për Kurtin, diçka tjetër për Vuçiqin – Chollet nuk shkruan njëjtë për bisedat me kreun kosovar e atë serb

Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka shkruar sonte rreth telefonatave që kishte me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq.
Përmes dy cicërimave në rrjetin social “Twitter”, Chollet ka uruar palët për marrëveshjen e arritur, duke thënë se ky është hap i madh i tyre drejt Bashkimit Evropian, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, është interesant fakti se diçka tjetër ka shkruar për diskutimet me Kurtin, e diçka tjetër për atë me Vuçiqin.

Këtij të dytit i ka kërkuar implementim të marrëveshjes, ndërsa shefit kosovar të ekzekutivit vetëm ia ka uruar.

“Sot e urova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen me Serbinë, e arritur në Ohër të Maqedonisë Veriore me lehtësim të BE-së. Kosova tani është më afër BE-së“, tha Chollet.

Ndërkaq, te cicërima për të parin serb, Chollet shkroi:

“Falënderova presidentin serb për lëvizjet konstruk..

Read More
TË FUNDIT

Shala lë sharjet e i rikthehet argumenteve, thotë se Asociacioni “do ta tjetërsojë Kosovën”

Shala lë sharjet e i rikthehet argumenteve, thotë se Asociacioni “do ta tjetërsojë Kosovën”

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Ohrit.
Shala, që sot ishte kryepersonazh i ditës për sharjen që i bëri kryeministrit Kurti, kësaj radhe u tregua i përmbajtur.

“Vetëmenaxhimin po e shpjegoni si term të sotëm, dhe nuk është i tillë. Është i kalorësisë dhe ka kuptimin e drejtimit dhe udhëheqjes. Siç tha kryeministri ky ishte teksti më i mirë i mundshëm në këtë situatë. Unë mund të them që ky ishte teksti më i keq i mundshëm. Autori i këtij teksti, që është edhe interpretues autentik, pra ndërmjetësi, interpreton si një marrëveshje në një kontekst krizash. Është kontekst emergjence, që mbyll krizat dhe krijon minimum normal në komunikimin mes dy vendeve. Por pretendimi është shumë më i madh sepse teksti lidhet me kërkesa tjera për Kosovën dhe disa për Serbinë, disa të reja disa të përsëritura”, tha Shala.

Shala tutje tha se Asoc..

Read More
TË FUNDIT

Banorët e Zhegrës u falën gabimisht për dekada të tëra – xhamia s’ishte e kthyer kah Kibla

Banorët e Zhegrës u falën gabimisht për dekada të tëra – xhamia s’ishte e kthyer kah Kibla

Banorët e Zhegrës së Gjilanit raportohet të jenë falur gabimisht me vite të tëra.
Kjo për shkak se Xhamia e fshatit nuk ishte kthyer kah Kibla, përcjell lajmi.net.

Në një storie të publikuar nga Klan Kosova, bëhet e ditur se Xhamia ishte e kthyer 45 shkallë në të majtë.

Banorët nuk e kishin ditur, derisa nuk ua kishte thënë hoxha i ri i fshatit.

Por, një zgjidhje për banorët do të bëhet shumë shpejt, pasi është duke u ndërtuar një objekt i ri.

Read More
TË FUNDIT

“Escobar vjen nesër në Prishtinë” – presidenca ia huq, publikon një njoftim të javës së kaluar

“Escobar vjen nesër në Prishtinë” – presidenca ia huq, publikon një njoftim të javës së kaluar

Presidenca e Kosovës ka bërë një gabim teknik gjatë ditës së sotme.
Ajo ripërsëriti njoftimin e javës së kaluar mbi ardhjen e Gabriel Escobar në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

Përmes një reagimi në “Facebook”, nga presidenca kanë kërkuar falje, duke thënë se ishte lëshim teknik.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023)”, thuhet në sqarimin e publikuar.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Pamje emocionuese: Babë e bir pajtohen në Natën e Ramazanit

Pamje emocionuese: Babë e bir pajtohen në Natën e Ramazanit

Ishin këta lot gëzimi. Lot që tregojnë se dashuria mes babit dhe të birit mund të kalojë edhe sfidën më të madhe. Janë lot pajtimi.
Ishte ky moment pajtimi dhe kjo histori që Adem Dervishaj, nga fshati Kodradiq i Pejës e tregoi për lajmi.net. Siç thotë edhe ai nuk kishte diçka e keqe, por e rëndë për të.

Ata nuk kishin folur që një kohë të gjatë, por në prezencën e lajmi.net, ata shtrinë dorën e pajtimit dhe u përqafuan me njëri tjetrin. Krisja mes tyre, datonte që nga momenti kur njëri nga djemtë kishte vendosur të ndahej nga babai dhe vëllau tjetër, e kjo nuk i kishte pëlqyer kryeplakut.

Kodradiq mund të jetë një emër ndoshta edhe i quditshëm, por që ka një kuptim interesant. Sipas një gojdhënie të cilën Ademi na e bënë të ditur.

E për veç kësaj, Ademi na flet edhe për fëmijërinë e tij. Për kohën kur jeton në një bashkësi të madhe, e kishin obligime të shumta. Për kohën kur nuk kishin shumë mjete të shkollës, por shumë ..

Read More
TË FUNDIT

Kryediplomatja shqiptare i gëzohet Marrëveshjes së Ohrit: Kosova tregoi guxim

Kryediplomatja shqiptare i gëzohet Marrëveshjes së Ohrit: Kosova tregoi guxim

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi se marrëveshja e arritur në Ohër në 18 mars mes Kosovës e Serbisë është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ajo përgëzoi Qeverinë e Kosovës për seriozitetin dhe guximin e treguar, pasi sipas saj, arritja e një marrëveshjeje të tillë nuk është e lehtë.
Xhaçka tha se është shumë optimiste që me angazhimin konstruktiv e serioz të Qeverisë së Kosovës, atë të Serbisë, mbështetjen dhe monitorimin e BE dhe SHBA, veçanërisht gjatë procesit delikat të implementimit, ekzistojnë të gjithë kushtet që kjo marrëveshje të çojë me sukses drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që dua të them, është që puna që duhet bërë deri në finalizimin e zbatimit të marrëveshjes, do të jetë komplekse, me sfida dhe do të kërkojë shumë përkushtim,..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan bën iftar me kolegët: Kosova, ‘kampion’ i lirisë fetare

Ambasadori amerikan bën iftar me kolegët: Kosova, ‘kampion’ i lirisë fetare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuar stafit të ambasadës së tij për iftar.
Në një postim në Tëitter, krahas fotografive, Hovenier ka thënë se Kosova qëndron si “kampion” i lirisë fetare, që siç shprehehet ai është një nga vlerat shumë të rëndësishme të përbashkëta që kanë Kosova e Amerika, shkruan lajmi.net.

“I nderuar t’i bashkohem stafit të Ambasadës Amerikane për një darkë iftari në ritin muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampion i lirisë fetare, një nga vlerat e shumta të rëndësishme që dy shtetet tona kanë të përbashkëta”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023

Read More