Author: admin

TË FUNDIT

Trusti, Murati “thumbon” Abdixhikun: Kushdo që merr erë në këtë fushë, e di arsyen e luhatjes

Trusti, Murati “thumbon” Abdixhikun: Kushdo që merr erë në këtë fushë, e di arsyen e luhatjes

Zhvlerësimi i parasë së Trustit vazhdon të kritikohet nga opozitarët dhe disa prej gazetarëve të ekonomisë.
Sipas tyre, qeveria është duke gabuar që nuk po i vë në qarkullim ato, pasi sipas tyre, amortizimi do të vazhdojë edhe më tutje, andaj vlerësojnë se investimi i tyre do të ishte zgjidhje më e mirë, përcjell lajmi.net.

Lidhur me këtë, është deklaruar edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ky i fundit, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, ka hedhur kritika ndaj Abdixhikut, duke thënë se nuk merr vesh në këtë punë.

“Normalisht që nëse dikush e shikon në afatshkurtë, kështu siç po bën deputeti Abdixhiku, edhe mund të vijë në përfundim se, me bord performanca është gati 5-fish më e dobët sesa pa bord.
Por çdokush që merr pak erë në këtë fushë e din se performanca në afatshkurtë është më tepër rezultat i luhatjeve në treg, sesa që është rezultat i vendimmarrjes apo mosvendimmar..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria deshi të ndërhyjë në drejtësi, këto janë pikat e Kushtetutës që u konstatua se i shkeli rëndë

Qeveria deshi të ndërhyjë në drejtësi, këto janë pikat e Kushtetutës që u konstatua se i shkeli rëndë

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të hartuar nga pushteti i Vetëvendosjes.
Në të, Kushtetuesja ka gjetur se ka shkelje të rënda të aktit më të lartë juridik të shtetit, shkruan lajmi.net.

Gjykata në vendimin e saj ka përmendur një nga një këto shkelje, të cilat në numër janë të shumta.

Një prej tyre është ajo e Formes së Qeverisjes dhe Ndarjes së Pushteteve, shkruan lajmi.net.

Tjetra, është ajo për Kompetencat e Kuvendit, pastaj shkelje tjetër për ndarjen e pushteteve, pastaj për barazinë para ligjit, pastaj për të drejtën për mjete juridike dhe mbrojtjen gjyqësore të të drejtave.

Nga komunikata e Kushtetueses, vërtetohet tentimi i pushtetit për ndërhyrje direkte në drejtësi.

Kushtetuesja me këtë vendim i ka thënë “JO” të madhe përzierjes së politikës në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot ka v..

Read More
TË FUNDIT

QUINT-i: Na vie keq që Lista Serbe s’aplikoi për zgjedhje, këto të fundit të mbahen në mënyrë paqësore

QUINT-i: Na vie keq që Lista Serbe s’aplikoi për zgjedhje, këto të fundit të mbahen në mënyrë paqësore

Shtetet e QUINT-it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas refuzimit të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Përmes një komunikate, “pesëshja e madhe” ka shprehur keqardhje për mungesën e Listës Serbe, duke precizuar se zgjedhjet janë themeli i demokracisë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ato kërkuan siguri të mbajtjes së tyre në mënyrë të rregullt.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrin pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore”.

Gjithashtu, vendet e QUINT-it kërkuan nga autoritetet që t’i kryejnë detyrat me profesionalizëm dhe të shmanget çfarëdo eksesi i mundshëm.

“Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti me qëndrimin prej maturanti, teksa stafi ia uron ditëlindjen e 48

Kurti me qëndrimin prej maturanti, teksa stafi ia uron ditëlindjen e 48

Kryeministri Albin Kurti sot shënoi 48 vjetorin e lindjes.
Siç edhe pritej, anëtarët e stafit të ngushtë ia kanë uruar këtë datë përmes një fotografie të përbashkët, përcjell lajmi.net.

Nuk mungoi as edhe tortja, ndërsa shefi i ekzekutivit me qëndrimin prej maturanti.

Më poshtë edhe postimi i plotë i njërës prej këshilltareve të kryeministrit.

Read More
TË FUNDIT

SHBA me sanksione ndaj kompanive dhe individëve bjellorusë

SHBA me sanksione ndaj kompanive dhe individëve bjellorusë

Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për kontrollin e pasurive të huaja (OFAC), më 24 mars, bllokoi pasuritë e tri entiteteve dhe nëntë individëve, si dhe aeroplanin presidencial të presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.
Këto masa bazohen në sanksionet e vendosura ndaj individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, si përgjigje ndaj goditjes brutale kundër lëvizjes pro-demokratike dhe shoqërisë civile, pas zgjedhjeve presidenciale të manipuluara në gusht 2020, njoftoi ky departament.

Këto veprime, gjithashtu theksojnë gatishmërinë e SHBA-së për t’i bërë thirrje për përgjegjësi regjimit në Minsk, për bashkëpunimin e tij në luftën e pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës, thuhet në deklaratë.

“Regjimi autoritar i Lukashenkas mbështetet në ndërmarrjet shtetërore dhe zyrtarët kryesorë për të realizuar të ardhura të konsiderueshme që mundësojnë veprime represive kundër popullit b..

Read More
TË FUNDIT

Zeka: Duke i thënë “po” Marrëveshjes në Ohër, Kosova u pajtua t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Zeka: Duke i thënë “po” Marrëveshjes në Ohër, Kosova u pajtua t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se me marrëveshjen e arritur së fundmi në Ohër, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të përmirësohet shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve.
Duke treguar arsyet pse OEAK, ka vendosur ta mbështesë këtë marrëveshje, Zeka tha se në këtë mënyrë, Kosova mund të bëhet pjesë e iniciativës për krijimin e tregut të përbashkët rajonal

“Është pikërisht promovimi dhe shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve, gjë jashtëzakonisht e rëndësishme brenda Ballkanit Perëndimor. Është parakusht për integrimin euroatlantik të të gjitha shteteve. Njëkohësisht, ne kemi rikujtuar edhe një gjë tjetër. Meqenëse, në marrëveshjen e fundit në Ohër, palët janë zotuar që të marrin për obligim zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, atëherë natyrisht që nënkupton edhe marrëveshjen e 4 shtatorit 2020 të nënshkruar në Washington. E në kuadër të kësaj marrëveshje, parashihet që Kos..

Read More
TË FUNDIT

Peci shkon në Izrael

Peci shkon në Izrael

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetin e Izraelit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, sipas zyrës së informimit të sektorit që ai udhëheq.
Ministria tha se gjatë ditës së sotme, Ministri Peci pati rastin të takoj dhe të vitizoj disa institucione tejet të rëndësishme, ku fillimisht vizitoi Institutin MASHAV që është Agjencia e Zhvillimit Ndërkombëtar të Shtetit të Izraelit, ku u prit nga Ambasadorja Eynat Shlein, njëherit Drejtoreshë e MASHAV, si dhe Zëvendës Drejtoreshën e Përgjithshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit me drejtuesit e Kompanisë “Netafim”, Ministri Peci bashkë me drejtuesit e kësaj kompanie diskutuan për mundësitë e investimeve në vendin tonë në teknologji të reja dhe të avancuara të ujitjes apo agroteknologji.

“Gjithashtu, në po të njëjtën ditë, z. Peci takoi Dr. Shmuel Assouline, ..

Read More
TË FUNDIT

Gërvalla mediumit portugez: Mund të jemi të suksesshëm edhe pa qenë anëtarë të OKB-së

Gërvalla mediumit portugez: Mund të jemi të suksesshëm edhe pa qenë anëtarë të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është deklaruar rreth zhvillimeve të fundit në Ohër.

Në një intervistë dhënë “Diario de Noticias”, ajo përveç marrëveshjes në Maqedoninë e Veriut, ka përmendur edhe çështjen e integrimeve, përcjell lajmi.net.

Ajo pohoi se ka shumë shembuj të shteteve që nuk janë anëtarë të OKB-së, por janë të suksesshme.

“Unë mendoj se përvoja tashmë ka treguar që ju mund të jeni një joanëtar i Kombeve të Bashkuara dhe në të njëjtën kohë të jeni një vend shumë i suksesshëm. Nëse shikojmë Zvicrën, shohim një shembull shumë të mirë të kësaj, ata iu bashkuan Kombeve të Bashkuara shumë vonë.

Njëkohësisht duhet të jetë e qartë se ajo duhet të varet nga vetë Kosova, nga progresi i vendit, nga përmbushja e kritereve në zbatimin e shtetit ligjor demokratik. Këto duhet të jenë parimet që Kosova të mund të anëtarësohet apo jo në një organizatë ndërkombëtare dhe jo..

Read More
TË FUNDIT

Mushkolaj do të marrë pjesë në protestën e nesërme: Albini ka ndryshu, unë jo

Mushkolaj do të marrë pjesë në protestën e nesërme: Albini ka ndryshu, unë jo

Opinionisti Imer Mushkolaj ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme kundër Asociacionit.

Këtë e konfirmoi vet ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi se Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe e ka kundërshtuar vazhdimisht dhe vazhdon ta kundërshtojë.

“Albini ka ndryshu. Unë jo.Nesër n’orën 2. Protestë. N’shesh”, shkroi ai.

Read More