Author: admin

TË FUNDIT

10 ditë më parë u dogj, rifillon menjëherë restaurimi i shkollës së parë shqipe në Ferizaj

10 ditë më parë u dogj, rifillon menjëherë restaurimi i shkollës së parë shqipe në Ferizaj

Ka rifilluar shumë shpejt rinovimi i shkollës së parë shqipe në Ferizaj.
Kështu ka bërë të ditur kreu i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes një postimi në “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet në këtë njoftim, me datën 13 të po këtij muaji, filloi restaurimi i kësaj shkolle.

Një ditë më pas iu vu zjarri, kurse tani pas dhjetë ditësh, u kryen procedurat e nevojshme, për të filluar me rifillimin e restaurimit.

Read More
TË FUNDIT

Vendimi për LPK-në, Krasniqi: Nuk lejojmë kurrë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

Vendimi për LPK-në, Krasniqi: Nuk lejojmë kurrë që Kushtetuta të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar lidhur me vendimin e Kushtetueses mbi Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, Krasniqi shkroi se edhe njëherë u dëshmua fakti se PDK u shërben interesave të qytetarëve, përcjell lajmi.net.

Siç pohoi ai, Kushtetuta si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojnë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit.

“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, vlerësoi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

“Vrapimi i Marsit” – Izbica 147

“Vrapimi i Marsit” – Izbica 147

Vrapimi i Marsit” është garë vrapimi e përvjetshme e cila i dedikohet 28 Marsit, 99 për të përkujtuar të rënët në maskarën e Izbicës dhe gjithë dëshmoret e Komunës së Skenderajt.

Gara sportive “Vrapimi i Marsit” është një event i munguar për vite me radhë në atë zonë, që tani me qysh nga edicioni i parë është pa deshira e shumë vrapuesve nga gjithë Kosova dhe më gjerë për të marr pjesë dhe për t’a begatuar eventin.

Gara poashtu ka për qëllim të bashkojë komunitetin e vrapuesve nga gjithë trojet shqiptare, të promovoje vrapimin malor dhe t’i jep shtytje të mëtutjeshme këtij lloj eventi.

Për dallim nga edicioni i parë, këtë vit “Vrapimi i Marsit” ka karakter garues. Gara e vrapimit do të zhvillohet në dy distanca: 10km dhe 21km me datë 26.03.2023(e diele) në Izbicë.

Pjesa më e madhe e shtegut të vrapimit do të jetë teren malor ndërsa pjesa tjeter rrugë e asfaltuar që do të fillojë nga Kompleksi Memorial i Izbicës dhe do t’i përshkojë fshatërat Leqinë..

Read More
TË FUNDIT

Hoti: Dyshes Kurti-Osmani i dështon tendenca për ta zgjedhur kryeprokurorin

Hoti: Dyshes Kurti-Osmani i dështon tendenca për ta zgjedhur kryeprokurorin

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses mbi Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Përmes një publikimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se me këtë rast dështoi tendenca e koalicionit të dyshes Kurti – Osmani mbi zgjedhjen e kryeprokurorit, përcjell lajmi.net.

“Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues. Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori”, shkroi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Kurti organizoi pritje në nderim të 24 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s

Kurti organizoi pritje në nderim të 24 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi sot, në ndërtesën e Qeverisë, një pritje për nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në vendin tonë, e më këtë rast për të shprehur mirënjohje e falënderim ndaj çdo vendi anëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.
‘’Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni’’, u shpreh ndër tjerash kryeministri.

Në këtë pritje, të pranishëm ishin dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani- Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ministra, zëvendësministra, deputetë, diplomatë të huaj, ish- presidentja Atifete Jahjaga si dhe përfaqësues e zyrtarë të tjerë të institucioneve.

​24 vjetori i bombardimeve, Osmani bën homazhe te Pllaka e ushtarëve të rënë të NATO-sPresidentja e..

Read More
TË FUNDIT

Të hënën në Gjermani një nga grevat më të mëdha dekadat e fundit

Të hënën në Gjermani një nga grevat më të mëdha dekadat e fundit

Të hënën në Gjermani është paralajmëruar një nga grevat më të mëdha në dekadat e fundit.
Këtë tashmë e ka thënë edhe gazetari shqiptar që jeton e vepron atje, Bahri Cani, përcjell lajmi.net.

Cani, përmes një video-adresimi u ka bërë thirrje qytetarëve që të udhëtojnë një ditë më herët, ose edhe më vonë nëse do të jetë e mundur, por të hënën assesi jo, pasi pritet paraalizim edhe i transportit.

“Duhet të përkujdeseni, sepse të hënën e 27 marsit, në Gjermani do të kemi një prej grevave më të mëdha në dekadat e fundit. Kësisoj, pritet një bllokadë e përgjithshme të qarkullimit ajror e detar. Pritet bllokimi i të gjitha transporteve, e shumë institucioneve e shërbimeve të tjera publike në mbarë vendin. Autoritetet veçse kanë paralajmëruar për këtë bllokim”, tha ndër tjerash Cani.

Më poshtë edhe video-adresimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Protesta do të jetë paqësore – kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

Molliqaj: Protesta do të jetë paqësore – kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur një ditë para protestës së organizuar kundër qeverisë për çëshjten e Asociacionit.
Në një deklarim për lajmi.net, i pari i socialdemokratëve kosovarë ka pohuar se protesta e nesërme do të jetë paqësore dhe demokratike, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, kërkesë parësore do të jetë dorëheqja e shefit të ekzekutivit dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Molliqaj: 75% e qytetarëve janë kundër marrëveshjes, nesër protestojmëPartia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur për protestën e nesërme kundër Asociacionit. Në këtë konferencë, Molliqaj ka thënë se marrëveshja në Ohër, nuk ka mbështetje politike e as legjitimitet, shkruan lajmi.net. “Qeveria me zor e ka mbështetë këtë marrëveshje”, ka thënë ai. “Nuk ka asnjë garancë…Lexo me shumëlajmi.net
“Pakënaqësia e qytetarëve është shumë e madhe edhe irri..

Read More
TË FUNDIT

“Kur Zajednica takohet me Demarkacionin”

“Kur Zajednica takohet me Demarkacionin”

Opinionisti Imer Mushkolaj ka ironizuar me cakërrimin e gotave mes kryeministrit Kurti dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka thënë se kjo fotografi është kuptimi më i mirë fiugrativ i asaj kur takohen “Zajednica” dhe Demarkacioni, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë gjithashtu se pak orë më parë, ai konfirmoi edhe praninë në protestën e nesërme.

Siç ka shkruar Mushkolaj, qëndrimi i tij mbi Asociacionin nuk ka ndryshuar asnjëherë.

Read More
TË FUNDIT

Vendimi i Kushtetuteses mbi Ligjin për Këshillin Prokurorial, ministrja Haxhiu thërret konferencë për medie

Vendimi i Kushtetuteses mbi Ligjin për Këshillin Prokurorial, ministrja Haxhiu thërret konferencë për medie

Pak kohë më parë, u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Gjykata më e lartë në vendin tonë hodhi poshtë vendimet e Ministrisë së Drejtësisë, duke pranuar si të bazuar ankesat e deputetëve Tahiri e Gashi dhe të tjerët, përcjell lajmi.net.

Ndërkaq, vetëm para pak minutash, si shkak i këtij vendimi, ministrja Haxhiu ka ftuar gazetarët në një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet nesër nga ora 12:00.

Read More
TË FUNDIT

Qeveria shkel sërish rëndë Kushtetutën, Gjykata rrëzon Ligjin për Këshillin Prokurorial

Qeveria shkel sërish rëndë Kushtetutën, Gjykata rrëzon Ligjin për Këshillin Prokurorial

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në lidhje me kërkesat e PDK-së dhe LDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Në një komunikatë për media, Kushtetuesja ka bërë me dije se është konstatuar sese pika 1.3.2 e paragrafit 1 të nenit 6 dhe nenit 8 nuk janë në përputhje me Kushtetutën, konkretisht, me paragrafin 1 ku flitet për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushteteve, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, ka edhe shkelje të shumta që Gjykata i ka nënvizuar.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot ka vendosur lidhur me kërkesat e bashkuara në rastet KO 100/22, me parashtrues: Abelard Tahiri dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë dhe KO 101/22, me parashtrues: Arben Gashi dhe dhjetë (10) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L..

Read More