Author: admin

TË FUNDIT

Detaje të reja për tragjedinë tek Top Channel: Vetura e autorëve rezulton të jetë vjedhur në Shkodër

Detaje të reja për tragjedinë tek Top Channel: Vetura e autorëve rezulton të jetë vjedhur në Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Për pasojë humbi jetën roja i sigurisë, Pal Kola. 60 vjeçari po ngrohej brenda kabinës në momentin kur e ka kapur breshëria e plumbave.

Nga të dhënat paraprake, siç raporton Abcnews, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër.

Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

Read More
TË FUNDIT

Protesta masive në Izrael

Protesta masive në Izrael

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Izraelit, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Shkarkimi i tij ka ndodhur pasi Gallant ka folur hapur kundër planeve kontroverse të Qeverisë për të ndryshuar sistemin gjyqësor.

Në Jerusalem, policia dhe ushtarët kanë përdorur topi uji kundër protestuesve, afër shtëpisë së Netanyahut.

Në mëngjesin e së hënës, presidenti izraelit, Isaac Herzog, i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndalë reformat.

“Për hir të unitetit të popullit të Izraelit, për hir të përgjegjësisë, u bëj thirrje që të ndalni menjëherë procesin legjislativ”, ka thënë ai në Twitter, duke shtuar se “sytë e të gjithë izraelitëve janë te ju”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë thellësisht të shqetësuara për këto zhvillime dhe kanë bërë thirrje për kompromis.

Në reforma përfshihen planet që Qeveria izraelite të ketë kontroll në komitetin që emëron gjyqtarët.

Diçka e tillë ua vështirëson gjyka..

Read More
TË FUNDIT

Sulmi ndaj Top Channel, reagon ashpër edhe Rama

Sulmi ndaj Top Channel, reagon ashpër edhe Rama

Për sulmin ndaj televizionit “Top Channel” ka reaguar ashpër edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Ky i fundit në një postim në Twitter ka thënë se agresioni i tillë kërkon përgjigje të qartë nga forcat e ligjit, shkruan lajmi.net.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimës për tragjedinë.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Sot në Speciale paraqitet dëshmitari i parë kundër Pjetër Shalës

Sot në Speciale paraqitet dëshmitari i parë kundër Pjetër Shalës

Dëshmitari i parë i prokurorisë, në rastin kundër Pjetër Shalës, do të paraqitet sot para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Me të fillon edhe paraqitja e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar e cila e bën përgjegjës ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë e vrasje të paligjshme.

Krejt këto prokuroria pretendon se kanë ndodhur në periudhën maj-qershor të vitit 1999 në ish-Fabrikën e Metalit në Kukës.

Sipas ZPS-së, Shala ngarkohet edhe si kryes fizik lidhur me krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe torturës.

Këto pretendime janë kundërshtuar nga mbrojtja e Pjetër Shalës duke deklaruar se kjo çështje është e mbështetur në thashetheme.

Gjatë deklaratës hyrëse të tij, avokati kishte thënë se i akuzuari nuk ka qenë asnjëherë në dijeni për ekzistencën e ndonjë qendre të ndalimit në ish-Fabrikën e Metalit në Kukës.

Edhe Pjetër Shala ishte deklaruar pa bet..

Read More
TË FUNDIT

Llapjani që u gjet i vdekur tek shtëpia e tij dyshohet të jetë vrarë, policia jep detaje

Llapjani që u gjet i vdekur tek shtëpia e tij dyshohet të jetë vrarë, policia jep detaje

Një rast i vdekjes së dyshimtë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në Dumnicë të Podujevës.
Policia tani po dyshon se viktima, i cili u gjet pa shenja jete afër shtëpisë së tij, mund të jetë vrarë, shkruan lajmi.net.

Kështu të paktën është klasifikuar rasti në raportin 24 orësh, shkruan lajmi.net.

“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thotë policia në raport, teksa rastin e klasifikon si “vrasje”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Përleshje mes dy familjeve në Hajvali: Plagoset një person, në spital përfundon edhe dorasi

Përleshje mes dy familjeve në Hajvali: Plagoset një person, në spital përfundon edhe dorasi

Një përleshje mes dy familjeve në Hajvali të Prishtinës dje gati sa nuk ka përfunduar me fatalitet.
Policia raporton se pas lajmërimit të rastit, ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.

Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar.

I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë.

Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar.

I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dëgjohen të shtëna armësh në një fshat të Drenicës, policia del në vendin e ngjarjes

Dëgjohen të shtëna armësh në një fshat të Drenicës, policia del në vendin e ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmë në Rezallë të Skenderajt.
Policia në raportin 24 orësh bën me dije se pasi ka dalë në vendin e ngjarjes ka sekuestruar dy gëzhojë të tipit 7.62 mm, shkruan lajmi.net.

Sipas dëshmitarit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk e din se kush ka shtënë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Zhvillime nga ngjarja tek Top Channel: Merren pamje nga kamera e sigurisë, zbardhen pak rrethanat

Zhvillime nga ngjarja tek Top Channel: Merren pamje nga kamera e sigurisë, zbardhen pak rrethanat

Pas sulmit me armë mbi Top Channel pak pas mesnate, lku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, mësohet se 60-vjeçari humbi jetën gjatë rrugës për në spital, duke u transportuar me ambulancë.
Nga hetimet e ngjarjes në Mëzez, siç raporton oranews mësohet se një automjeti i tipit “Range Rover” ka qenë në ecje dhe prej aty një person ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt fasadës së këtij televizioni.

Në terren janë rreth 25 gëzhoja që janë gjetur nga grupi i hetimit, anëtarët e të cilit mësohet se pasi kanë mbledhur gëzhojat, kanë sekuestruar kamerat e vëzhgimit në zonë; si dhe të gjitha provat e mundshme për zbulimin e kësaj ngjarjeje.

Pal Kola ishte në detyrë, përpara hyrjes së godinës, në momentin kur u qëllua.

Pas ngjarjes u gjet një automjet Range Rover i djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës, në Golem të Kavajës.

Policia e Tiranës lëshoi një komunikatë rreth orës 2:..

Read More
TË FUNDIT

Zhduket një vajzë e mitur në Vushtrri, rasti raportohet në polici nga babai i saj

Zhduket një vajzë e mitur në Vushtrri, rasti raportohet në polici nga babai i saj

Një rast i një personi të zhdukur është raporuar të ketë ndodhur në Vushtrri.
Një burrë në këtë komunë ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet.

Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Termokosi ka një njoftim të rëndësishëm për prishtinasit

Termokosi ka një njoftim të rëndësishëm për prishtinasit

Projekti për instalimin e matësve të nxehtësisë, valvulave termostatike dhe termokokave do të vazhdojë nga sot (e hënë).
Sipas njoftimit të Termokosit, ekipet e kompanisë punëkryese nga mëngjesi i të hënës do të fillojnë instalimet e këtyre pajisjeve në objektet banesore tek Bulevardi “Nëna Terezë” në lagjen “Qendër”.

“Nëpërmes këtyre pajisjeve konsumatorët do të kenë mundësi të kontrollojnë shpenzimet e tyre për ngrohje, përkatësisht nëpërmes kursimit të energjisë ngrohëse do të kenë mundësinë, që të zvogëlojnë edhe shpenzimet e tyre për ngrohje. Instalimi i këtyre pajisjeve do t’i paraprijë ndryshimit të mënyrës së faturimit nga metoda bazuar në sipërfaqen ngrohëse tek metoda më e re dhe më e saktë, sipas konsumit. NP ‘Termokos’ apelon tek të gjithë konsumatorët tanë, që të bashkëpunojnë me ekipet punëkryese, të mirëpresin ato në banesat e tyre për të mundësuar instalimin e këtyre pajisjeve dhe realizimin e plotë të projekti..

Read More