Author: admin

TË FUNDIT

Kurti në Pejë: Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Kurti në Pejë: Serbia të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, dhe se Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen dhe të nxirren para drejtësisë. Sipas tij, tha se vetëm në këtë mënyrë do të fillojë rehabilitimi për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.
Pas homazheve tek lapidari i masakrës në lagjen “Dardania” në Pejë, Kurti theksoi se drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjatë për siguri për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale.

“Këtu në Pejë bëmë homazhe te lapidari duke u përulur e përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjatë, për siguri për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, e në veçanti të lagjes “Dardania” në Pejë, raporton Ekonomia Online.

Pas homazheve pranë pllakës përkujtimore të kësaj lagje, shefi i ekzekutivit ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale.

“Bashkë me kolegë nga Kuvendi dhe me aktivistë të Lëvizjes sonë bëmë homazhe këtu në Pejë te lapidari, duke u përkulur e duke i përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit nga forcat serbe këtu në lagjen ‘Dardania’”, ka thënë Kurti, teksa ka thënë se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale.

Kurti ka kërkuar më shumë punë nga Prokuroria Speciale në identifikimin e kryerësve të masakrave në Kosovë.

“Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri, për të gjithë dhe për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë dhe Prokuroria Speciale duhet të pu..

Read More
TË FUNDIT

Hill vizitë në Luginë të Preshevës

Ambasadori amerikan në Beograd, Cristofer Hill, të hënën e të martën do të jetë në vizitë në Luginë të Preshevës.

Nesër diplomati Hill qëndron në Komunën e Bujanocit ku sipas agjendës pritet të takoj Kryetarij e Komunës së Preshevës z.Nagip Arifi dhe deputetin shqiptar në parlamentin serb z.Shaip Kamberi.

I njejti do të qëndroj edhe në Komunën e Preshevës ku do të takoj Kryetarin e Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.

Siç ka mësuar paparaci.com ambasadori amerikan Hill në Preshevë do të jete edhe mysafir i Televizionit Lokal “Aldi” në Preshevë nga i cili do ti drejtohet qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës.

Kjo është vizita e parë e diplomatit amerikan në Luginë të Preshevës që nga ardhja e tijë në krye të Ambasadës Amerikane në Beograd.

Read More
TË FUNDIT

Presidentja e Greqisë: Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i njëjtë

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, deklaroi se qëndrimi i vendit të saj që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njëjtë.

“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha ajo për gazetën serbe “Politika”.

Mes tjerash, presidentja greke theksoi se “integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

“Ky është pozicioni që Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”, tha Sakellaropoulou, transmeton Klankosova.tv.

Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashk..

Read More
TË FUNDIT

Rojës që u vra tek Top Channel i ra diçka nga xhepi, kjo është fotoja që po komentohet me të madhe

Rojës që u vra tek Top Channel i ra diçka nga xhepi, kjo është fotoja që po komentohet me të madhe

Kjo është fotoja e një monedhe 5 lekëshe që është gjetur nga grupi i ekspertëve që po kryejnë hetimet e ngjarjes së rëndë ku televizioni publik Top Channel ishte shënjestra e një sulmi të armatosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Gazetari Elton Qyno sqaron për “Ora News” se monedha në fjalë është gjendur në vendngjarje afër vendit ku u gjend roja i sigurisë Pal Kola.

Ai ka siguruar fotografinë e kësaj monedhe që u gjet në tokë dhe që i kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.

Të shtënat me kallashnikov i morën jetën rojës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës rreth orës 1:30.

Pak minuta më vonë një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ do të pikasej në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë. Ndërsa në vendngjarje mësohet s ejanë gjetur mbi 25 gëzhoja plumbash automa..

Read More
TË FUNDIT

Flet dëshmitari i parë kundër Shalës në Speciale: E kam pasur babain polic para lufte

Flet dëshmitari i parë kundër Shalës në Speciale: E kam pasur babain polic para lufte

Sot në Gjykatën Speciale të Hagës është paraqitur dëshmitari i parë kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
I njëjti, siç është bërë e ditur gjatë seancës, është paraqitur në Speciale si viktimë indirekte, shkruan lajmi.net.

Ai përshkruan disa ngjarje në lidhje me babain e tij, teksa thotë se ky i fundit ishte pjesë e policisë para luftës, derisa “u detyrua” të pensionohej dhunshëm më 1997.

“Për shkak të rrethanave të luftës, ministri i Brendshëm e ka qit në pension të dhunshëm. Ish një situatë jo e mirë. Ka dokumentacionin, ka të gjitha senet”, thotë ai.

Kur pyetet për arsyet pse është vendosur në pension të parakohshëm, ai thotë se kjo ka ndodhur veç pse babai i tij ishte shqiptar.

“Mendoj që ka qenë shqiptar.Edhe komuniteti e ka ditë punën e tij, dhe s’ka qenë i akuzuar nga komuniteti për gjëra kriminale apo i akuzuar nga komuniteti për gjëra kriminale apo diçka jashtëligjore”, thotë k..

Read More
TË FUNDIT

Zvicra vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët

Një hulumtim i ri nga dua.com tregon se Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët:

Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar (28.75%), e përcjellur nga Gjermania (21.5%) dhe Suedia (4.82%).

Një pjesë e madhe e përdoruesëve (54.77%) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës.

Çuditërisht, Austria radhitet e 4-ta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesëve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.

Përdoruesit e aplikacionit e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.

Hulumtimi gjithashtu zbuloi se grupmoshat që udhëtojnë më së shpeshti janë 25 deri në 34 vjeç, rezultat ky që hodhi dritë mbi preferencat e të rinjëve të Kosovës. (INA)

Read More
TË FUNDIT

S’ka njohje nga Greqia, presidentja greke thotë se shteti i saj s’ka ndryshuar qëndrim për Kosovën

S’ka njohje nga Greqia, presidentja greke thotë se shteti i saj s’ka ndryshuar qëndrim për Kosovën

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, deklaroi se qëndrimi i vendit të saj që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njëjtë.
“Në të njëjtën kohë, Greqia, përveç qëndrimit të saj të njohur për statusin e Kosovës dhe besnike ndaj politikës së saj në Ballkanin Perëndimor, ndjek një qasje pragmatike dhe konstruktive në raport me Kosovën, e cila synon forcimin e stabilitetit si dhe një lëvizje të përgjithshme drejt integrimit në BE të të gjithë rajonit, që është qëllimi ynë strategjik”, tha ajo për gazetën serbe “Politika”.

Mes tjerash, presidentja greke theksoi se “integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE është një investim i dobishëm i natyrës strategjike, si për vendet anëtare të BE-së, ashtu edhe për partnerët e Ballkanit Perëndimor”.

“Ky është pozicioni që Greqia e ka mbrojtur dhe promovuar vazhdimisht për dekada. BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perënd..

Read More
TË FUNDIT

Inspeksioni ndërmerr masa ndaj autobusëve të Podujevës e Lipjanit, po i shkelin disa rregulla në Prishtinë

Inspeksioni ndërmerr masa ndaj autobusëve të Podujevës e Lipjanit, po i shkelin disa rregulla në Prishtinë

Linjat e autobusëve të Podujevës dhe Lipjanit, nuk janë duke i respektuar rregullat që të kalojnë në linjat e paracaktuara dhe të mos futen në brendësi të Prishtinës. Për këtë Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës ka nisur një aksion nën asistimin e policisë, që ka për qëllim të parandalimit të futjes së operatorëve ndërurban në brendi të qytetit.
Drejtori i Inspeksionit të komunës së Prishtinës, Florian Dushi tha për KosovaPress, se ky aksion i inspektoratit komunal është duke vazhduar, ndërkaq janë duke shikuar edhe për linja të tjera, të cilat nuk po zbatojnë rregullat.

“Është një aksion që po vazhdon edhe sot dhe do të vazhdojë edhe më tutje. Vendimi është sepse autobusët ose një pjesë e tyre, e autobusëve që kanë të përcaktuara linjat ndërurbane, futen në brendësi të qytetit duke mos pasur të drejtë, sepse ata i kanë të përcaktuara linjat dhe rrugët në kuadër t..

Read More