Gratë shkollohen, burrat punësohen
Gratë shkollohen, burrat punësohen
Në sistemin universitar të Kosovës studentet – vajza dhe gra – përbëjnë numrin më të madh, por kur është fjala për punësimin, gjinia e kundërt përfiton.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tregun e punës, papunësia në Kosovë është më e lartë për gratë për 25 për qind, krahasuar me burrat për 19 për qind.
E papunë është Liridona Ademi nga Fushë Kosova, e cila në vitin 2017 ka përfunduar studimet në drejtimin Menaxhim dhe Biznes në një ndër kolegjet private.
Për gjashtë vjet me radhë 31-vjeçarja tregon se ka aplikuar disa herë në kompani private, por deri më tash nuk ka arritur të sigurojë njëvend pune.
“Në të gjitha kompanitë që kam aplikuar, kriter ka qenë përvoja e punës. Nuk kam arritur të kem përvojë, pasi nuk kam punuar. Ky kriter vazhdimisht më ka penalizuar. Në sektorin publik nuk kam aplikuar asnjëherë, sepse është krijuar bindja se paraprakisht duhet të kesh të afërm ose familjarë që ta sigurojnë një pozitë të til..
Read More