Author: admin

TË FUNDIT

Serbët në veri, asnjë cent për rrymë

Serbët në veri, asnjë cent për rrymë

Serbët në veri të Kosovës asnjë cent nuk po e paguajnë për shpenzimin e energjisë elektrike.
Natyrshëm nga kjo situatë ata as nuk janë në dijeni se është shtrenjtuar energjia elektrike. Asnjë nga marrëveshjet prej asaj të vitit 2013 dhe me atë shtesë të vitit 2015, por edhe të qershorit të vitit të kaluar, Serbia nuk e ka zbatuar me Kosovën, për energjinë elektrike. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës vazhdon të paguajë miliona euro për ta.

Pas moszbatimit të marrëveshjes nga Serbia për energjinë elektrike, qytetarët serbë të komunave veriore vazhdojnë të mos e paguajnë asnjë cent për energji elektrike. Madje as nuk janë në dijeni se rryma do të shtrenjtohet për 14% nga muaji prill kur pritet të aplikohen tarifat e reja të energjisë.

“Kur të me punësojnë, e paguaj rrymën, kurrkush nuk ikën nga pagesa. Prej çka jetojmë ne, të papunë, askush prej familjes nuk punon, as unë as fëmijët e mi. Me çka ta paguajmë. Le të bëhet sa të dojë, si të tjerët edhe un..

Read More
TË FUNDIT

Pranverë “ndryshe”, në Dragash bie borë

Pranverë “ndryshe”, në Dragash bie borë

Kanë filluar reshjet e borës në fshatrat e komunës së Dragashit, mbrëmjen e së hënës.
Gjatë ditës së mërkurë në këtë komunë pritet të ketë temperatura nën zero.

Dragashi është prej komunave më malorë të Kosovës derisa bora në shumë raste mbetet deri në qershor.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në disa komuna ka pasur stuhi të forta të pasura me reshje shiu dhe breshëri.

Read More
TË FUNDIT

Abazi flet për VV-në: Bislimi i tha Zybës s’mund të udhëheqim siç thoshim në opozitë

Abazi flet për VV-në: Bislimi i tha Zybës s’mund të udhëheqim siç thoshim në opozitë

Deputeti pa subjekt politik aktualisht, Haki Abazi ka nxjerrë disa detaje të pathëna që janë zhvilluar në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka treguar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka thënë deputetit të LVV-së, Salih Zyba se “Vetëvendosja nuk mund të qeverisë ashtu siç ka premtuar kur ka qenë në opozitë”.

Sigurisht. Salih Zyba i ka pasur dy vërejtje në Grup Parlamentar dhe të del publikisht. I ka thënë ‘kujdes se tash nuk mundemi na me udhëheq me LVV-në në qeveri si ashtu qysh kemi thënë në opozitë, ka forma, kanë ndryshuar gjërat’”, shto ai në emisionin Pressing.

Ai po ashtu u shpreh se kur ka qenë në darkë me kryeministrin Albin Kurti, “më nxorën nga numri 8 në numrin 19”.

Read More
TË FUNDIT

Konjufca udhëton për në SHBA, pritet të realizojë disa takime të rëndësishme

Konjufca udhëton për në SHBA, pritet të realizojë disa takime të rëndësishme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është bërë e ditur nga shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.

Ai theksoi se me Konjufcën filluan sot vizitën zyrtare distaditore në SHBA, e cila realizohet me ftesë të Kongresit Amerikan.

“Kryetari Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, që do të mbahet më 28-30 mars, si dhe në pritjen që Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera”,tha ai.

Po ashtu Kërçeli theksoi se krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, është paraparë që Konjufca të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit dhe përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës./Lajmi..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet personi i dytë pas konfiskimit të substancave narkotike në Mitrovicë

Arrestohet personi i dytë pas konfiskimit të substancave narkotike në Mitrovicë

Një person është arrestuar të hënën e 27 marsit, i cili dyshohet për rastin e 24 marsit, ku është konfiskuar një sasi e drogës.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

‘Sot më datë 27.03.2023 njësia e antidrogës (DHTN) Mitrovicë veri pasi hetimeve të bëra për rastin e datës 24.03.2023 ku është konfiskuar një sasi e drogës, kanë arrit të identifikojnë dhe lokalizojnë edhe një të dyshuar tjetër me iniciale (I. R.). I dyshuari i lartcekur është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore. Si prova materiale Policia nga i dyshuari ka sekuestruar një automjet dhe një telefon, përderisa njësia e antidrogës

Read More
TË FUNDIT

Abazi: Kur Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë

Abazi: Kur Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë kam protestuar në Amerikë

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se raportet e tij me VV-në filluan të prishen në momentin kur filluan të ndahen postet nëpër komisione parlamentare, e ku sipas tij, kishte padrejtësi dhe favorizime.
Abazi po ashtu ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës dhe njëherit kreun e VV-së, Albin Kurti.

Abazi tha në T7 se i ka qëndruar pranë atij në kohët më të vështira, duke zbuluar edhe detaje të panjohura se Kurti ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, që nuk lejon udhëtimin brenda këtij shteti.

“Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë e kam mbrojtur”, thotë Abazi.

“Unë kam qenë ndër të paktit që kam mbrojtur Kurtin edhe atëherë. Unë kam qenë në panel në Departamentin e Shtetit, ishte edhe Lajcak atëherë në panel, nuk iu dha viza Kuritt dhe unë e mbrojta në SHBA”, shtoi ai.

Abazi tutje shton se brenda VV-së ekziston një kontroll i madh që të mbytet fjala e l..

Read More
TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Prishtinës, dyshohet për dy persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Prishtinës, dyshohet për dy persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur pak më parë në rrugën “Qamil Hoxha” Prishtinë.
Sipas informacioneve disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Në lidhje me këtë nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje shtesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet emergjente dhe se si pasojë e të shtënave ka edhe persona të lënduar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rruga me pengesa drejt Këshillit të Evropës

Rruga me pengesa drejt Këshillit të Evropës

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës rrezikon të mbetet jashtë agjendës së punimeve që do të mbahen më 16 dhe 17 maj.
Derisa, i njëjti fat mund ta përcjellë vendin edhe në takimet tjera të këtij këshilli. Për këtë opozita fajëson qeverinë, e mazhoranca zhvillimet politike me Serbinë. E ambasadori i Suedisë, nuk foli për mediet për këtë çështje.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës rrezikon të mbetet jashtë agjendës së punimeve të ardhshme të këtij këshilli. Në këtë drejtim, nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje thonë se kanë ndikuar zhvillimet politike me Serbinë.

Nga ky subjekt shprehen skeptikë nëse vendi do të arrijë të futet në agjendën e takimeve që do të mbahen gjatë muajit maj. Por thonë se pas pranimit të planit franko-gjerman për dialogun, presin që vendosja e aplikimit në agjendë të mos marrë shumë kohë.

“Besoj që duhet ta kenë parasysh që Kosova duhet të futet sa më shpejt në agjen..

Read More
TË FUNDIT

Policia deklarohet për plagosjen në rrugën “Qamil Hoxha”, identifikohen të dyshuarit

Policia deklarohet për plagosjen në rrugën “Qamil Hoxha”, identifikohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtënat me armë në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Sipas policisë në këtë rast dy persona janë plagosur, njëri nga ta dyshohet që të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për lajmi.net se rreth orës 20:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për dy persona të lënduar, njëri nga ta dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarri”,tha Ahmeti.

Tutje është theksuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit si dhe janë..

Read More
TË FUNDIT

Ramabaja: Kurti është kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova, me këtë opozitë VV mbetet në pushtet edhe për tri mandate

Ramabaja: Kurti është kryeministri më i mirë që ka pasur Kosova, me këtë opozitë VV mbetet në pushtet edhe për tri mandate

Profesori dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka kritikuar liderët e partive opozitare në vend.
Ai tha se me liderët opozitarë që ka vendi, VV dhe Qeveria Kurti mund të mbetet në pushtet edhe për tri mandate.

“Është e pazëvendësueshme. Do të duhej të kishim një opozitë më të mirë dhe në vend që të merret me personalitetin e Albin Kurtit, e deklaratat e mëhershme do të duhej të përqendrohej në agjendë të mirëfilltë politike”tha Ramabaja.

Ai tha gjithashtu se një investim shumë më i madh në pozicionimin gjeo-strategjik të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në NATO, marrëveshja e Ohrit ka pikërisht këtë qëllim.

Ramabaja po ashtu foli edhe për kryeministrin Kurti.

“Albin Kurti është kryeministri më i mirë që ka pasur Republika e Kosovës dhe njeriu më i suksesshëm dhe besoj shumë që do ta përmbyllë këtë proces me sukses, duke e ruajtur Kushtetut..

Read More