Author: admin

TË FUNDIT

Drenas/ Dhëndri sulmon me makinë vëllanë e ish-gruas

Drenas/ Dhëndri sulmon me makinë vëllanë e ish-gruas

Prishja e miqësisë familjare duket se e inatosi fort.
Si rrjedhojë një 44 vjeçar nga Nekoci i Drenasit, sulmoi të dielën pasdite vëllanë e ish-gruas së tij me të cilën është ndarë. Për këtë, siç merr vesh Klani, ai e pa fajtor ish-mikun e tij G.I, të cilin tentoi ta shkelë me veturë në Komoran para lokalit të tij.

Ish-dhëndri i dyshuar u arrestua për 48 orë e më pas dhe po hetohet për ‘tentim vrasje’.

Në anën tjetër i lënduari 31 vjeçar, kërkoi ndihmë mjekësore në Qendrën Mjekësore të Komoranit dhe në QKUK pasi kishte ca gërvishtje dhe ishte i shqetësuar.

I dëmtuari u lirua për në shtëpi e jo zyrtarisht televizioni mëson se qëllim ishte frikësimi i tij nga i ndaluari dhe jo lëndimi.

Read More
TË FUNDIT

Sulmi me armë ndaj Top Channel, reagon Cllevio: Dyshojnë tek unë, po ç’punë kam unë me vrasjen e rojes?

Sulmi me armë ndaj Top Channel, reagon Cllevio: Dyshojnë tek unë, po ç’punë kam unë me vrasjen e rojes?

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi sërish kryeqytetin pak pas mesnate.
Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt ambienteve të Top Channel. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit mbeti i vrarë roja i kësaj godine, 60-vjeçari Pal Kola.

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin “Cllevio Serbiano” përmes një videoje në rrjetet sociale pretendon se efektivë të forcave RENEA kanë zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.

“Ti që ke dhënë urdhin, ai që ka dhënë urdhrin, kushdo qoftë, është shefi më…që ekzistoka nëpër komisariate. Çfarë kontrolli thua ti, çfarë dyshimi te mua, për çfarë? Si do vras rojnë unë o shefi. Ik e kap kriminelat mos mi sill mua në shtëpi, mos më shqetëso familjen grupi hetimor. Kështu bëni hetimi, vini në shtëpinë time. Unë në Itali. Kush e dha urdhrin. Na v..

Read More
TË FUNDIT

Mungesa e mjekëve: A mund të ripunësohen pensionistët?

Mungesa e mjekëve: A mund të ripunësohen pensionistët?

Korridori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj ishte mbushur me pacientë që prisnin të kontrolloheshin nga mjeku familjar gjatë javës së kaluar.
Brenda po i priste mjeku specialist i mjekësisë familjare, Istref Bajraktari.

Ai ka rreth një muaj që ka mbushur moshën e pensionimit dhe do të duhej ta ndërpriste punën, mirëpo Komuna e Skenderajt vendosi t’ia vazhdonte angazhimin për shkak se po përballen me mungesë të mjekëve.

“Vendosa të vij pak t’i ndihmoj popullatës dhe shtëpisë së shëndetit”, thotë Bajraktari, i cili kryen vizita mjekësore për 60 deri 120 pacientë në ditë.

Si të punësuar në sektorin publik, punëtorët shëndetësorë në Kosovë pensionohen në moshën 65-vjeçare, kur edhe u ndërpritet angazhimi i rregullt në institucione shëndetësore.

Mjekësia primare, përkatësisht qendrat e mjekësisë në nivele komunale udhëhiqen nga komunat, ndërsa mjekësia sekondare (spitalet) dhe ajo terciare (Qendra Klinike Univ..

Read More
TË FUNDIT

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në Neshville në shtetin Tenesi të SHBA-së.
Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjes me kohën lokale, ku më pas e dyshuara, një vajzë adoleshente, u qëllua me vdekje nga Policia.

Don Aaron, zëdhënës i Departamentit të Policisë Metropolitane Neshville, u tha gazetarëve se e dyshuara kishte të paktën dy pushkë gjysmë-automatike dhe një pistoletë.

“Ne nuk e dimë identitetin e saj në këtë moment”, tha ai.

Vdekja e tre nxënësve u konstatua pasi arritën në Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell. Kështu tha John Hoëser, zëdhënës i spitalit.

Gjithashtu, edhe tre anëtarë të stafit të shkollës u vranë.
Shkolla Covenant në Neshville u themelua në vitin 2001 dhe ka rreth 200 nxënës, sipas faqes së internetit të shkollës.

Read More
TË FUNDIT

“Zgjedhjet lokale në veri mund edhe të shtyhen”

“Zgjedhjet lokale në veri mund edhe të shtyhen”

Emir Azemi, ish-asamblist në Kuvendin Komunal në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se ka gjasa që zgjedhjet në veri të mos mbahen në afatin e caktuar.
“Duke marrë parasysh që kishim një marrëveshje në Bruksel e në Ohër, nuk mendoj që mund të ndodhë që nuk ka një papajtueshmëri në prapaskenë edhe për zgjedhje, me gjasë zgjedhjet edhe mund të mbahen edhe mund të shtyhen. Meqë kishim një proces të shtyrjes së zgjedhjeve në të kaluarën nuk e shoh të pamundur që këto zgjedhje të shtyhen edhe për një afat kohor një muaj ose dy muaj”, ka thënë Azemi në Info Magazinë.

Ai tha se Lista Serbe është e delegjitimuar jo vetëm në veri, por edhe në Kosovë në tërësi.

“Pas zhvillime të fundit që kanë ndodhur në Kosovë, në Bruksel e në Ohër, Lista Serbe nuk e ka përkrahjen dhe besimin e qytetarëve serbë në veri. Nuk është më me rëndësi se a do të marrë pjesë kjo listë në këto zgjedhje ose në zgjedhjet që mund të shtyhen në veri ose në Kosovë në tërësi, por ..

Read More
TË FUNDIT

Policia dhe Dogana e Kosovës zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit

Policia dhe Dogana e Kosovës zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit

Policia e Kosovës bashkë me Doganën kanë zbuluar një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit.
Kjo është arritur si rezultat i hetimeve të përbashkëta nga Policia dhe Dogana e Kosovës, si dhe me autorizimin e organeve të drejtësisë në rajonin e Gjilanit.

Policia sot ka kryer edhe një operacion bastisje dhe kontrolli në Viti, ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

“Gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit.Autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”.”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se veprimet e mëtejme ja..

Read More
TË FUNDIT

Kurti takoi ambasadorin e Irlandës për Kosovë, biseduan për shkëmbimin e përvojave

Kurti takoi ambasadorin e Irlandës për Kosovë, biseduan për shkëmbimin e përvojave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.
Siç informoi qeveria, ata biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket së përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.

Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës.

“Gjithashtu e informoi për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër.”, u bë e ditur në komunikatë.

Read More
TË FUNDIT

Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Pengesat ekzistuese në marrëveshjen Kosovë – Serbi

Në orët e vona të 18 marsit, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pas një dite të gjatë të bisedimeve të zhvilluara në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në fakt, ajo për çka janë pajtuar palët ka qenë një Aneks, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën palët janë marrë vesh më 27 shkurt në Bruksel.

Ndonëse në atë marrëveshje nuk parashihet njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia, aty ka propozime për luftimin e disa pengesave që vazhdojnë të ekzistojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008.

Në veçanti, në marrëveshjen e shkurtit bëhet thirrje për njohje të dokumenteve dhe simboleve kombëtare, sikurse pasaportat, diplomat, targat e makinave dhe vulat doganore.
Parashihet, po ashtu, që palët të kenë misione të përhershme diplomatike, të mos e pengoj..

Read More
TË FUNDIT

Shi e erëra të fuqishme, në Rahovec dhe Podujevë bie edhe breshër

Shi e erëra të fuqishme, në Rahovec dhe Podujevë bie edhe breshër

Pas javëve shumë të ngrohta në Kosovë sot ka ndryshuar moti tërësisht.
Përpos reshjeve të shiut që kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, erëra tejet të fuqishme kanë përcjellur motin edhe në mbrëmje.

Përpos kësaj në Rahovec raportohet të ketë pasur sot edhe beshër.

Padyshim se ky ndryshim i motit do të dëmtojë edhe shumë toka bujqësore, të atyre që tashmë kanë filluar të mbjellurat.

Breshër po ashtu raportohet të ketë pasur edhe në Podujevë./Lajmi.net/

Read More
INTERESANTE

Nuçi Naçi: Shkolla shqipe u hap me lejen e Stambollit dhe me mbështetjen e zyrtarëve osmanë në Korçë

(Naum Dhimitër Naçi, i njohur më shumë si Nuçi Naçi: Shkrim i Revistës “Diturija”, mars 1927)

Nga vitin 1877 gjer 1885 çéshtja kombiare morri shpirt e trup, edhe shoqërira që u-filluan në Stamboll, në Bukuresht, zun’ e shtypnin libra e gazeta në gjuhën amtare. Në gjithë qytetet e mëdhenj të Shqipërisë u-dërguan ftesa me këshilla që të kërkojnë mësonjetore për të kënduar vegjëlia gjuhën shqipe.

Shqiptarët që kishin themeluar shoqërinë shqiptare në Stamboll arritnë të marrin nga Ministri e Arësimit të Turqisë leje për të çelur shkollë private në gjuhen shqipe, në Korçë.

Leja u dha mbi emërin e te ndjerit Pandeli Sotiri nga Selckë e Përmetit.

Shoqëria e Bukureshtit “Drita” u-muarr vesh me atë të Stambollit që, më parë të përdornin masa të buta me njerëzit që atëherë kishin ndjenja te tjera, si edhe me kryetar e kishës, Dhespotët e atëhershmë, që të viret gjuha shqipe ne shkollat qe sundoheshin prej Patrikanës.

Për këtë qëllim u dërgua nga Bukureshti anëtar i shoqërisë i ndjeri Thimi ..

Read More