Author: admin

TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Sipas parashikimeve, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, ka informuar IHMK.

Po ashtu, sipas parashikimeve, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Ka qenë 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe kanë ndarë disa qindra djemë dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.
Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave, të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur.

Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 ka bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, është njoftuar se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës..

Read More
TË FUNDIT

Pas namazit të teravive, sulmohet imami i xhamisë së Miradisë dhe kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili

Pas namazit të teravive, sulmohet imami i xhamisë së Miradisë dhe kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili

Është sulmuar pas namazit të teravive, imami i xhamisë së fshatit Miradi e Epërme, njëherit kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili.
Këtë e bëri të ditur vet Ismaili përmes një publikimi në rrjetet sociale, teksa tha se personat ishin me një veturë pa targa, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, ai shtoi se nuk i ka borxh askujt, porse pohoi që ky sulmet duket të ketë ardhur pas disa kërcënimeve.

“I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe!”, tha ai veç tjerash.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More