Author: admin

TË FUNDIT

Nëna e ish-presidentit Thaçi vesh bluzën e çlirimtarëve

Nëna e ish-presidentit Thaçi vesh bluzën e çlirimtarëve

Nëna e ish-presidentit Thaçi, Hyrë Thaçi, ka veshur bluzën e çlirimtarëve.
Këtë e kumtoi faqja Liria ka Emër, njëherit organizatore e iniciativës së nesërme, Marshit për Drejtësi, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se ditëve të fundit, në veçanti dje dhe sot ka pasur një organizim të theksuar, ndërsa sipas parashikimeve, pritën mijëra njerëz gjatë ditës së nesërme në sheshet e kryeqytetit.

Organizatorët kanë paraparë edhe fjalime, ndërsa përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë rezervuar edhe një vend për mediat.

Duhet përmendur se e gjithë kjo është në kuadër të mbështetjes morale për ish-krerët e UÇK-së dhe protestë për Gjykatën Speciale, që të hënën fillon procesin e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Read More
TË FUNDIT

Përparim Rama mbështet Marshin për Drejtësi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e lindur nga populli

Përparim Rama mbështet Marshin për Drejtësi: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e lindur nga populli

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, i cili do të zhvillohet të dielën më 2 prill në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai theksoi se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”.

Rama mbështeti “Marshin për Drejtësi, përkundër faktit se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, subjekt politik nga radhët e së cilit vjen Rama, end..

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga spastrimi etnik në Kosovë, Kurti: Ministri gjerman i mbrojtjes, Scharping demaskoi planin famëkeq “Patkoi”

24 vjet nga spastrimi etnik në Kosovë, Kurti: Ministri gjerman i mbrojtjes, Scharping demaskoi planin famëkeq “Patkoi”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka kujtuar përvjetorin e 24 të fillimit të fazës së tretë të operacionit “Patkoi”, që për synim kishte spastrimin etnik të shqiptarëve të vendit tonë.
Përmes fotografive të po asaj dite, shefi i ekzekutivit përmendi faktin se autoritetet serbe i kishin përgatitur këta trena për udhëtime njëdrejtimëshe, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, i pari i qeverisë pohoi se ministri gjerman i mbrojtjes, Rudolph Scharping demaskoi këtë plan famëkeq, ndërsa rreth tij kishte shkruar edhe në librin personal: “Wir dürfen nicht wegsehen. Der Kosovo Krieg und Europa”

“Sot u bënë 24 vite nga 1 prilli i vitit 1999, kur njësitë policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe nisën dëbimin e banorëve shqiptarë të Prishtinës dhe deportimin e tyre në drejtim të Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë. E shkrepur pikërisht atë ditë në stacionin e trenave në..

Read More
TË FUNDIT

42 vjet nga demonstratat e prillit

42 vjet nga demonstratat e prillit

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe.
42 vjet pas, kujtimet për këtë ngjarje i ka ende të freskëta ish-i burgosuri politik, Selatin Novosella.

Këto demonstrata, për Tëvë1 ai i quan si një prej vlerave më të mëdha e më të çmueshme të lëvizjes së Kosovës për çlirim.

Por, ai ka një kujtim të veçantë për tetë të rënët e asaj dite ndër ta edhe nxënës për të cilët thotë se ia shtuan madhështinë kësaj revolte popullore.

Ish-i burgosuri politik thotë se nuk është i kënaqur me përkujtimin që i bëhet të rënëve, teksa kërkon më shumë punë në këtë drejtim.

Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 8 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik.

Forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur.

Read More
TË FUNDIT

Shqelmat “falso” të radhës – çka paralajmëroi Lista Serbe me termin “kryengritje e përgjithshme”?

Shqelmat “falso” të radhës – çka paralajmëroi Lista Serbe me termin “kryengritje e përgjithshme”?

Pak çaste pasi u mësua arrestimi i serbit të dyshuar për plagosjen e zyrtarëve policorë kosovarë, ishte deklaruar edhe Lista Serbe.
Kjo e fundit, përmes një komunikate njoftoi publikun për paralajmërimin që kanë vënë në dispozicion, përcjell lajmi.net.

Ata akuzojnë Kurtin për këtë arrestim, duke thënë se i njëjti është i pabazuar.

“Kryengritja”?

Mes tjerash, në njoftim kanë thënë se do të ketë reagim të gjithë popullit serb në Kosovë pas këtij arrestimi. Cila është kjo kryengritje? Në fakt, kush nuk e do një tentim-vrasës prapa grilave.

“Pasi që mblodhëm të dhëna rreth rrëmbimit të sotëm të një serbi nga ana e njësiteve speciale të Kurtit, duam të njoftojmë se populli serb e paralajmëron Prishtinën që në rast të moslirimit të të arrestuarit në mënyrë të pabazë, të cilin sot e rrëmbyen njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe nëse nuk ndalohet me maltretimin e popullit serb, atëherë d..

Read More
TË FUNDIT

“Rigjallërimi i kalasë së Pogragjës”, arkitekti Sylejmani shpalos projektin gjigant

“Rigjallërimi i kalasë së Pogragjës”, arkitekti Sylejmani shpalos projektin gjigant

Kalaja e Pogragjës është një monument i trashëgimisë kulturore në Komunën e Gjianit. Ky monument është i miratuar dhe takon kategorisë “arkeologjike”.
Kalaja e Pogragjës gjendet 10 kilometra në jug-lindje të Gjilanit, në Kosovë dhe është një kala e tipit kodrinor. Deri më tash është ruajtur pirgu kryesor me një lartësi pre 13 metrash, disa kulla vrojtuese dhe 44 metra të murit të parë.

Në majën më të lartë të kodrës te Blinaja, gjenden kulla me katër koka, lartësia e të cilave mbahet deri në 10 m, muri perëndimor, dera dhe një dritare – shtegu janë ruajtur. Qyteti është përafërsisht katërfish, me tre kulla të vogla në perëndim, në veri dhe në verilindje. Muret e qytetit ruhen pjesërisht deri në 4 metra të lartë.

Kalaja e Pogragjës përbëhet nga komponentë , siç janë muri i parë dhe muri i dytë rrethues, tri kullat katërkëndëshe, vrojtuese dhe njëkohësisht të vendosura në murin e dytë rrethues dhe kul..

Read More
TË FUNDIT

“Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE-së dhe ShBA-së”

“Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE-së dhe ShBA-së”

Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është vlerësuar si një arritje e rëndësishme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Por fakti që ajo nuk është nënshkruar dhe retorika e udhëheqësve të dy vendeve që nuk kanë shfaqur në thelb ndonjë ndryshim qëndrimesh për çështjet më të mprehta, kanë krijuar paqartësi lidhur me ecurinë e mëtejshme. Ndërsa afrohet një takim i kryenegociatorëve javën e ardhshme, analistët bien dakord se që kjo marrëveshje të jetë e suksesshme, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë një rol qendror. Por siç njofton kolegia Keida Kostreci, ata theksojnë se sfidat vazhdojnë të mbeten.

Edward P. Joseph, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se marrëveshja për rrugën e normalizimit është si kritike ashtu edhe e brishtë dhe për këtë arsye ajo kërkon gjithë mbështetjen e mundshme.

“SHBA dhe BE ndajnë përgjegjësi dhe nuk mund të dis..

Read More
TË FUNDIT

Covid-19 në Shqipëri, 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri, 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat lidhur me situatën epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas MSH, nga 292 teste të kryera, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Himarë, Shkodër, nga 1 qytetarë në Vlorë, Durrës.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në S..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

Albert Krasniqi nga Shoqëria Civile beson se Marrëveshja e Ohrit e arritur më 18 mars, thotë se avancon pretendimet e Serbisë dhe Kishës Serbe ndaj Kosovës.
Në një intervistë dhënë Nacionales, Krasniqi ka pohuar se kjo shihet te pretendimet politike të Vuçiqit për themelimin e Asociacionit dhe ato “hyjnore” të Kishës, me dhënien e statusit politik për këtë të fundit, përcjell lajmi.net.

“Pretendime ndaj Kosovës nuk ka vetëm shteti i Serbisë, por edhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS). Përderisa e para pretendimet i ka territoriale, e dyta pretendimet i ka “hyjnore” mbi shpirtin e popullit serb që e ushqen me ndjenjën e viktimizimit në “tokën e shenjtë” të Kosovës në të cilën një ditë do të kthehen.

Sipas Dioçezës së Kishës Ortodokse Serbe, qëndrim i tyre në Kosovë konsiderohet si “detyrë e shenjtë” për që ta mbrojtur Kosovën nga “të pafetë, josllavët dhe joserbët”. Pavarësisë e Kosovës, ..