Author: admin

TË FUNDIT

Vdes gruaja e cila u përfshi nga zjarri në shtëpinë e saj në Pejë

Vdes gruaja e cila u përfshi nga zjarri në shtëpinë e saj në Pejë

Një grua që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri më 29 mars, vdiq dje.
Policia informoi se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës iu lirua familjarëve.

“Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë.”, u bë e ditur nga Policia.

Read More
TË FUNDIT

Procesi i stërzgjatur i emërimit të kryeprokurorit të ri të shtetit

Procesi i stërzgjatur i emërimit të kryeprokurorit të ri të shtetit

Këtë muaj bëhen një vit prej kur pozita e kryeprokurorit të shtetit udhëhiqet me ushtrues detyre. Emri i Blerim Isufajt, propozim i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), vijon të qëndrojë në tavolinën e presidentes, Vjosa Osmani, e cila nuk ka marrë ende asnjë vendim për emërimin e kryeprokurorit të ri.
Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga Osmani që t’i jap fund këtij procesi të stërzgjatur duke dekretuar Isufjan, ose duke e kthyer të gjithë procesin në pikën zero.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli, vlerëson se tashmë pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses që vendosi se Ligji për KPK-në është jokushtetues, presidentja Osmani nuk ka më arsye të mos vendosë për dekretimin apo jo të kandidatit të propozuar.

“Konsideroj se është stërzgjatur ky proces, presidentja definitivisht e ka pas në kompetencë të vendosë andaj në shumë raste ne kemi kërkuar që ky proces të merr një epilog qoftë të emërimit të ka..

Read More
TË FUNDIT

Fushë Kosovë: Një grua ankohet se burri me të cilin bashkëjetonte e kërcënoi se do t’ia dhunon vajzën

Fushë Kosovë: Një grua ankohet se burri me të cilin bashkëjetonte e kërcënoi se do t’ia dhunon vajzën

Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar se burri me të cilin bashkëjetonte e kishte kërcënuar se do t’ia dhunonte vajzën e saj.
Rasti në Policin e Kosovës ishte paraqitur të shtunën përcjell lajmi.net.

Ndërsa, në raportin e PK-së thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fushe Kosovë, 01.04.2023-08:00.Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Djali rrah nënën, në Obiliq

Djali rrah nënën, në Obiliq

Një djalë nga Obiliqi është arrestuar të shtunën, pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Policia e Kosovës bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, përcjell lajmi.net.

Rasti në polici është lajmëruar në orët e vona të së shtunës. Në orën 23:40.

Njoftimi i plotë:

Obiliq, 01.02.2023-23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

26 të vdekur nga tornadot në SHBA

26 të vdekur nga tornadot në SHBA

Të paktën 26 persona vdiqën pasi një seri tornadosh shpërthyen në disa vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji pasi stuhitë shkaktuan shkatërrime në disa shtete, shkruan BBC.

Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado.

Viktimat ishin nga shtetet: Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi.

Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas të premten. Ajo tha se foli me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë.

Qindra mijëra njerëz janë pa energji në disa shtete.

Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes së internetit të SHBA PowerOutage.

Read More
TË FUNDIT

Mali i Zi voton sot për zgjedhjen e presidentit

Mali i Zi voton sot për zgjedhjen e presidentit

Sot, 2 prill, janë hapur vendvotimet për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Afro 550 mijë malazezë kanë të drejtë vote deri në mbylljen e qendrave të votimit, në orën 20:00.

Pasi fituan më së shumti vota në rundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidatët për pozitën e presidentit për një mandat pesëvjeçar janë Millo Gjukanoviqi dhe Jakov Millatoviqi.

Gjukanoviq është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) dhe president aktual i Malit të Zi. 61-vjeçari ka qenë në krye të politikës malazeze për më shumë se 33 vjet.

Ndërsa, Jakov Millatoviq është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë që më pak se tri vjet, shkruan REL.

Të drejtën për votuar për njërin prej tyre kanë 542.154 qytetarë. Më së shumti votues ka në Podgoricë, gjithsej 143.609, ndërsa më së paku ka në qytetin në veri të vendit, në Shavnik, ku janë të regjistruar vet..

Read More
TË FUNDIT

Sot mbahet marshi për drejtësi

Sot mbahet marshi për drejtësi

Platforma “Liria ka emër” do të organizojë sot në Prishtinë marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

“Përkundër se populli shqiptar ka qenë viktimë e një lufte të imponuar, me vite të tëra, proceset gjyqësore të pabaza, i kanë përndjekur ndër vite ish-pjesëtarët e Ushtris..

Read More
TË FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
Sipas parashikimeve, vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale, ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius”, ka informuar IHMK.

Po ashtu, sipas parashikimeve, parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s.

Read More
TË FUNDIT

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

24 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Ka qenë 2 prilli i vitit 1999 kur në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe kanë ndarë disa qindra djemë dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën. Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.
Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave, të cilët janë mbajtur në livadh, gjatë gjithë kohës, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur.

Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 ka bërë kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan. Me këtë rast, është njoftuar se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës..

Read More
TË FUNDIT

Pas namazit të teravive, sulmohet imami i xhamisë së Miradisë dhe kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili

Pas namazit të teravive, sulmohet imami i xhamisë së Miradisë dhe kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili

Është sulmuar pas namazit të teravive, imami i xhamisë së fshatit Miradi e Epërme, njëherit kreu i Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, Ali Ismaili.
Këtë e bëri të ditur vet Ismaili përmes një publikimi në rrjetet sociale, teksa tha se personat ishin me një veturë pa targa, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, ai shtoi se nuk i ka borxh askujt, porse pohoi që ky sulmet duket të ketë ardhur pas disa kërcënimeve.

“I bëj thirrje organeve të rendit që këtë problem t’a hetojnë dhe t’a parandalojnë institucionalisht, sepse sot nuk u realizua, por nesër mund të ndodhë diçka edhe më e keqe!”, tha ai veç tjerash.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More