Author: admin

TË FUNDIT

Marshit i prijnë familja e Thaçit dhe Veselit

Marshit i prijnë familja e Thaçit dhe Veselit

Me këngë patriotike ka filluar Marshi për Drejtësi në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Këtij marshi iu janë bashkëngjitur numër tejet i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova. E po ashtu edha nga mërgimi e Shqipëria, përcjell lajmi.net.

Marshit për Drejtësinë dhe UÇK-në, i prijnë Memli Krasniqi, familja e ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të cilat thuhet se janë kryer kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli, dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep..

Read More
TË FUNDIT

Tasholli: UÇK-ja, vlera më sublime që e kemi krijuar si komb

Tasholli: UÇK-ja, vlera më sublime që e kemi krijuar si komb

Njëri nga organizatorët e marshit për krerët e UÇK-së, Ismail Tasholli ka folur sot para të pranishmëve.
Tasholli ka treguar se si ishte në moshën 13 vjeçare kur kishte parë ushtarin e parë të UÇK-së, shkruan lajmi.ne.

“Si në filma epik, ishte një betejë mes të mirës dhe të keqës. Mes lirisë dhe robërisë. Mes jetës dhe vdekjes. Unë, sikurse të gjithë moshatarët e mi, e kam ndjerë në palcë pabarazinë. Ushtari i lirisë në sytë e mi e kishte marrë trajtën e një superheroi magjik. Luftëtari i së mirë, lirisë, se të tilla kanë qenë pjesëtarët e UÇK-së”, tha ai.

“UÇK-ja është vlera më sublime që e kemi krijuar si komb. Ne si komb, bashkë siç na ka hijë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Ne sot u bëmë bashk, dhe siç e shihni doli dielli”, tha ai./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit: Çlirimtarët janë heronj

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit: Çlirimtarët janë heronj

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, i cili po merr pjesë në marshin për drejtësi ka thënë se me këtë marsh po I tregohet botës së Gjykata Speciale në Hagë është e pa drejtë.

Po ashtu ai ka thënë se kjo Gjykatë është politike dhe nuk është në emër të popullit të Kosovës.

“Ju e din se në çdo gjykim që iu është bërë ushtarëve të UÇK-s thuhet në emër të popullit, po cilin popull po flitet. Në emër të këtij populli jo. Në emër të popullit shqiptar ata janë heronj dhe asgjë tjetër”, ka thënë Hoti.

Read More
TË FUNDIT

Para Marshit për Drejtësi, reagon Specialja, përmend akuzat dhe viktimat e pretenduara të ish-krerëve të UÇK-së

jykata Speciale ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, që pritet të fillojë të hënën. Ky njoftim vjen pak para se në Prishtinë të mbahet Marshi i paralajmëruar për Drejtësi, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgimin e Gjykatë Speciale në Hagë.

Specialja ka bërë një përmbledhje të seancave paragjyqësore në rastin ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit. Siç njofton Specialja, “është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit”. Seancat gjyqësore mund të përcillen në shqip, serbisht dhe anglisht, përmes web-faqes së gjykatës me një vonesë prej 45 minutash, raporton Gazeta Express.

“Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime ku..

Read More