Author: admin

TË FUNDIT

Burim Ramadani: Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës

Burim Ramadani: Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës

Ish-zyrtari i AKI-së Burim Ramadani ka reaguar me një shkrim në Facebook ku ka thënë se Serbia po financon dhe po mbështet aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës.

Tutje ai ka thënë se këto akte janë të papranueshme dhe se adresa e tyre është Vuçiq dhe autoritetet e Serbisë.

“NATO të bëjë të qartë se trupat në terren do të intervenojnë për të larguar dhunën dhe dhunuesi”, ka thënë Ramadani.

“Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës. Aktet e dhunës janë të papranueshme dhe adresa për to është Vuçiqi dhe autoritetet e Serbisë.
NATO të bëjë të qartë se trupat në terren do të intervenojnë për të larguar dhunën dhe dhunuesit.
Qytetarët e rëndomtë serb të Kosovës janë ata që po vuajnë nga këto grupe kriminale.
Institucionet e Kosovës të detajizojnë koordinimin me NATO-n për vendosjen e qetësisë dhe rregullit demokratik”.

Read More
TË FUNDIT

Edi Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën

Edi Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën

Në liqenin Garda, jo shumë larg nga Verona, në Itali, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, janë takuar sot në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Kjo është hera e parë që takimi i liderëve të nismës “Ballkani i Hapur”, mbahet jashtë kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit, të tre liderët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, ku temë kryesore kanë qenë rezultatet e arritura deri më tani në kuadër të iniciativës, por edhe planet e ardhshme, të cilat ideohet që do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe biznesmenëve të rajonit.

Gjatë një komunikimi me mediat, kryeministri Rama tha se shkëmbimi tregtar ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë rritur me 24.8 për qind gjatë vitit 2022, dhe se kjo, sipas tij, është një rritje e madhe si rezultat i projektit “Ballkani i Hapur”.

Gjatë konferencës së..

Read More
TË FUNDIT

Muaji i shenjtë i Ramazanit, dekorohet një pjesë e Prishtinës

Muaji i shenjtë i Ramazanit, dekorohet një pjesë e Prishtinës

Prej më tepër se një javë, besimtarët myslimanë janë duke shënuar muajin e tyre më të rëndësishëm atë të muajit të shenjë të Ramazanit.
Gjatë këtij muaji, myslimanët përpos agjërimit kanë edhe lutje të shtuara dhe takime me familjarë e miq.

Por në Prishtinë tashmë është dekoruar edhe një anë e qytetit.

Dekoret janë vendosur në afërsi të xhamisë,ndërsa një dekorim të tillë e kishin bërë në fillim të muajit edhe në Tiranë.

Madje për Prishtinën pati kritika të shumta për shkak të mos dekorimit të qytetit me rastin e muajit të shenjë të Ramazanit./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Serbët duhet me i marrë e tanët me i lshu”, deklarimet e qytetarëve në marshin e sotëm

“Serbët duhet me i marrë e tanët me i lshu”, deklarimet e qytetarëve në marshin e sotëm

Qytetarët e anëve të shumta të Kosovës arritën që të jenë të gjithë të bashkuar sot në sheshet e Prishtinës.
Në marshin ku kërkohej drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , qytetarët në numër të shumtë kërkuan që ata të lirohen nga Haga ku po mbahen në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi, derisa thanë se “serbët duhet me i marrë” për t’u gjykuar për drejtësi, ndërsa ish-krerët e UÇK-së të lirohen.

Ndër të tjerash ata thanë se “Evropa po na tradhton”, sa i përket këtij procesi.

Në mesin e shumë qytetarëve të pranishëm në këtë marsh ishte edhe humanisti, Halil Kastrati.

Ai ndër të tjerash tha se “gjithmonë jemi UÇK”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Veliaj: E gjithë Kosova e Shqipëria sot me Thaçin, përveç atij që i shiti naftë Millosheviqit

Veliaj: E gjithë Kosova e Shqipëria sot me Thaçin, përveç atij që i shiti naftë Millosheviqit

Gjatë një takimi për prezantimin e kandidatëve të 14 majit në Vorë, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se e gjithë Kosova dhe Shqipëria sot është me ish-drejtuesit e UÇK-së dhe ish-Presidentin Hashim Thaçi, përveç atij që i shiti naftë Millosheviqit në luftën e Serbisë ndaj Kosovës.

As Berisha dhe as ish-Presidenti që dikur bënte flatrat patriotike, tha Veliaj, nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj liderëve kosovarë që pritet të dalin nesër në gjyq padrejtësisht, në Hagë, se luftuan për të mbrojtur vendin e tyre.

“Si ka mundësi sot, në 2 Prill, gjithë Kosova është në shesh për luftën e UÇK-së, për të mbështetur ata që janë në Hagë, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin dhe gjithë heronjtë e tjerë, dhe si ka mundësi që nuk ka asnjë fjalë nga ata që i shitën naftë Millosheviqit, ata që thonë ‘oh sa mirë me qenë shqiptar’”?! Është shumë kollaj të dalësh te Presidenca e të bësh k..

Read More
TË FUNDIT

Ish-dëshmitari i masakrës së Izbicës: Padrejtësi e madhe po iu bëhet djemve që na çliruan

Ish-dëshmitari i masakrës së Izbicës: Padrejtësi e madhe po iu bëhet djemve që na çliruan

Në mesin e mijëra qytetarëve që marshuan sot për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, të pranishëm ishin edhe shumë të mbijetuar nga masakra të ndryshme që ndodhën në vend.
I mbijetuari i masakrës se Izbices, Milazim Thaçi tha se padrejtësia më e madhe që po i bëhet tani Kosovës është me ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Thaçi derisa tregon se me Millosheviçin janë ballafaquar sy me sy në Gjykatën e Hagës, shton se i ka thënë atij që Kosova asnjëherë nuk do të jetë pjesë e Serbisë.

“Kam qenë më 14 gusht 2022 me Sllobodan Millosheviçin, me kasapin e Ballkanit, që i ka vrarë 13 mijë e 600 persona, 20 mijë gra të dhunuara, mbi 1 mijë e 600 fëmijë prej 6 muajve deri në 14 vjeç… Dhe unë atij i kam thënë Kosovën t’i mos e ke kurrë përjetë, sepse Kosova është Shqipë..

Read More
TË FUNDIT

Mbeshtetësja e flaktë e Kurtit kërkon “burg të përjetshëm” për krerët e UÇK-së

Mbeshtetësja e flaktë e Kurtit kërkon “burg të përjetshëm” për krerët e UÇK-së

Nesër pritet të hapet gjykimi ndaj ish- krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndaj ish- presidentit Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit.
Kurse sot në Prishtinë kishte një protestë të madhe në mbështetje të tyre, ku mijëra qytetarë mbushën sheshet e kryeqytetit të Kosovës.

Përveç protestuesve të pranishëm aty, ata u përkrahen edhe nga ata që nuk morën pjesë në këtë mardh, por jo të gjithë e duan lirimin e tyre.

Një profil në Facebook, që shpërndan foto me Albin Kurtin, po bënë thirrje që Hashim Thaçi, ish-lideri i UÇK-së, të dënohet me burgim maksimal, pra burgim të përjetshëm. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti kujton të vrarët në Gjakovë: Në shtëpi i dogjën të gjallë e të vdekur

Kurti kujton të vrarët në Gjakovë: Në shtëpi i dogjën të gjallë e të vdekur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar masakrën në lagjen e parë në Gjakovë, ku forcat serbe masakruan e vranë mbi 60 civilë shqiptare.
Kurti ka shkruar në Facebook se në shtëpitë e tyre, i dogjën të gjallë e të vdekur anëtarët e familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi.

“Kufomat në shtëpinë e Vejsave ishin krejt të karbonizuara. Unë shkova të merrja batanije në spital, por ata nuk kishin më shumë se një copë. Nëntëmbëdhjetë trupa të karbonizuar u mbështollën me një batanije. U varrosën në tre varre”, citohet një dëshmitar nga Human Rights Watch.

Në natën mes 1 dhe 2 prillit 1999, në Lagjen e parë në Gjakovë, forcat serbe masakruan e vranë mbi 60 civilë shqiptarë. Në shtëpitë e tyre, i dogjën të gjallë e të vdekur anëtarët e familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi. Mosha e të vrarëve ishte nga 2 deri në 75 vjeç.

Krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit..

Read More
TË FUNDIT

Kosovës i mohohet pjesëmarrja në Olimpiadën Matematike Ballkanike

Kosovës i mohohet pjesëmarrja në Olimpiadën Matematike Ballkanike

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar në MASSEE (The Mathematical Society of South Eastern Europe) për t`ua mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadën Matematike Ballkanike (BMO) nxënësve nga Kosova.
Kosova ka tentuar të anëtarësohet në MASSEE edhe më parë por për fat të keq kërkesat tona vazhdimisht janë refuzuar për shkak të qasjes bllokuese të përfaqësuesve të Serbisë në MASSEE.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës ka aplikuar këtë vit në MASSE, për pjesëmarrje në BMO, me shpresë se do të respektohet marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ku saktësisht thuhet se Serbia nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë rajonale apo ndërkombëtare.

“Por për fat të keq, përfaqësuesit e Serbisë refuzojnë ta respektojnë këtë marrëveshje ani pse Bashkimi Evropian është garantues i zbatimit të saj”, njofton Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: Unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve

Vuçiq: Unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski.
Takimet u realizuan në kuadër të “Open Ballkan”.

Në theks u vu edhe marrëdhënia në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.

Vuçiq tha se tek çështja e Kosovës këto dy vende dallojnë, por në vend se ta fajësojnë njëri-tjetrin duhet të flitet për ekonominë dhe marrëdhëniet e mira mes tyre.

“Çfarë duhet të bëjmë? A duhet të vazhdojmë me konfliktet? A duhet të na ndodhë një Ukrainë e re? Ka shumë njerëz në Serbi që presin konflikt. Çfarë prisni? Që barra politike të bëhet edhe më e rëndë për serbët dhe shqiptarët? Do të bëj gjithçka për ta shmangur këtë dhe mendoj se Edi po e bën të njëjtën gjë. Ne e dimë se cilat janë dallimet tona dhe jetojmë me to. Njerëzit duhet të jenë në kontakt dhe unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiq.

Ai tha se është arritur një..

Read More