Author: admin

TË FUNDIT

Moment emocionues, mijëra protestues duartrokasin Thaçin e Veselin gjatë fjalimit të Memli Krasniqit

Moment emocionues, mijëra protestues duartrokasin Thaçin e Veselin gjatë fjalimit të Memli Krasniqit

Mijëra qytetarë sot ishin të pranishëm në Marshin për Drejtësi, i cili u mbajt për të përkrahur ish-liderët e UÇK-së, teë cilët po mbahen në Hagë.

Dhe teksa po fliste në këtë marsh kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shumë qytetarë brohoritën dhe duartrokitën kur Krasniqi u tregoi atyre se këtë marsh po e ndiqnin edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Protestuesit u elektrizuan edhe më shumë kur kreu i PDK-së u kërkoi atyre një duartrokitje edhe më të fuqishme.

“Po na përcjellin drejtpërdrejt Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tyre, andaj ju ftoj që me një duartrokitje që s’e ka dëgjuar asnjëherë Prishtina, t’u tregojmë mbështetjen, t’u tregojmë solidaritetin, t’u tregojmë që jemi me ta gjithmonë”, tha Krasniqi.

Read More
TË FUNDIT

“Marshi për Drejtësi”, gjithçka çfarë ndodhi brenda turmës së mijëra qytetarëve nga mbarë Kosova

“Marshi për Drejtësi”, gjithçka çfarë ndodhi brenda turmës së mijëra qytetarëve nga mbarë Kosova

Për të marshuar për drejtësi, shumë qytetarë nga e gjithë Kosova dhe më larg morën sot rrugën për në Prishtinë.
Prishtina sot u bë urë lidhëse që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kuptojnë edhe një herë se sa shumë përkrahje ka në vendin tonë për ta.

Marshi për Drejtësi i organizuar nga “Liria ka Emër” mblodhi mijëra njerëz, të cilët njëzëri kërkuan drejtësi për luftëtarët e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po vazhdojnë të mbahen në Hagë,në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Përmes këtij marshi, qytetarët edhe një herë kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët.

Në sheshet e kryeqytetit sot pati brohoritje, flamuj, pankarta e njerëz që nuk mbanin dot lotët nga emocionet që përçoheshin nga thirrjet për drejtësi.

Aty padyshim se ishin edhe emra të njohur të politikës, të institucioneve, të organizatave, p..

Read More
TË FUNDIT

Musliu: Në Hagë po gjykohet liria e popullit të Kosovës

Musliu: Në Hagë po gjykohet liria e popullit të Kosovës

Në mesin e mijëra qytetarëve që marshuan sot (e diele) në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të pranishëm që përkrahën afër këtë marsh për drejtësi ishin edhe shumë figura politike.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur e lumtur që numri i madh i qytetarëve marshuan për drejtësi.

Musliu tha se e kanë për obligim të bëjnë më shumë për lirinë e vendit, pasi siç tha ajo, në Hagë po gjykohet liria e popullit të Kosovës.

“Unë kam dalë sot si çdo qytetare e Kosovës, pa dallim politik, fetar e etnie, sot kërkojmë drejtësi për çlirimtaret. Më vjen mirë që përfundimisht qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë kuptuar që vlera jonë më e shenjtë, sublime është UÇK-ja… 2:11 Ne duhet të bëjmë më shumë për lirinë tonë sepse në Hagë po gjykohet liria e popullit të Kosovës. Andaj, e kemi për obligim sikur ata që e mbrojtjen dje me pushkë, sot ta mbrojmë në mënyrë paqësore lirinë tonë”, tha M..

Read More
TË FUNDIT

Kërkohet drejtësi dhe kthim të çlirimtarëve nga Haga

Kërkohet drejtësi dhe kthim të çlirimtarëve nga Haga

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në marshin për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Sheshet ishin të vogla për të gjithë ata që iu përgjigjën ftesës për drejtësi nga Gjykata Speciale. Me pankartat “Liria ka emër”, “Nuk mund të gjykoni UÇK-në në emër të popullit, sepse UÇK është vetë populli, “Të gjithë ata që harrojnë të kaluarën e tyre janë të dënuar ta rijetojnë atë”, qytetarët bën thirrje për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Ideatorja e platformës “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha u shpreh se UÇK dhe thirrja për drejtësi, sot i bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës.

Hoxha kujtoi prillin e 24 viteve më parë kur qytetarët e Prishtinës ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, për t’u kthyer pas disa muajsh në Kosovën e lirë, pas fitores së luftës së UÇK-së.

“Si sot 24 vite më parë, Prishtina ishte shndërruar në një qytet fan..

Read More
TË FUNDIT

Haziri shpërndan videon ku Rugova fliste për UÇK-në: Organizatë e krijuar nga patriotët që luftuan për lirinë e Kosovës

Haziri shpërndan videon ku Rugova fliste për UÇK-në: Organizatë e krijuar nga patriotët që luftuan për lirinë e Kosovës

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka shpërndarë një video ku ish-presidenti Ibrahim Rugova, fliste për UÇK-në.
Gjatë gjykimit të Sllobodan Millosheviq, Rugova si dëshmitar kundër tij, pati folur për rolin si dhe krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, nga patriotët kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për Lirinë e Kosovës”, thoshte ndër të tjera Rugova.

Lutfi Haziri e ka postuar këtë video, menjëherë pas përfundimit të Marshit për Drejtësi, i cili u mbajt në përkrahje e solidaritet të krerëve të UÇK-së.

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët nga marshi për drejtësi: Liria nuk ka kuptim pa ish-krerët e UÇK-së

Qytetarët nga marshi për drejtësi: Liria nuk ka kuptim pa ish-krerët e UÇK-së

“Marshi për Drejtësi”, mblodhi sot në sheshet e Prishtinës, mijëra qytetarë nga i gjithë vendi. Ata janë shprehur të bindur në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët po mbahen në Hagë.
Ky marsh për ata ishte madhështor dhe i qëlluar, edhe pse disa thonë se do të duhej të mbahet më herët. Kishte edhe nga ata që thanë se nuk do të duhej të flas askush nga politika, pasi UÇK-ja, nuk është e asnjë partie por e popullit.

Rabije Bytyqi, nënkryetare e aleancës së gruas, tha se dëshira që drejtësia të jetë jopolitike dhe njerëzore është e madhe, gjersa thekson se e pret rikthimin e çlirimtarëve të Kosovës.

“Sot kemi ardhur të organizuar për marshin e UÇK-së. Ndoshta është pak i vonuar, por është shumë i qëlluar, por është dashur të jetë më herët, sepse ushtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata janë strategët e luftës, të çlirimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe meritojnë të jen..

Read More
TË FUNDIT

Sveçla me detaje për sulmet e fundit në veri: Serbi i arrestuar Milovan Bozoviq dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it

Sveçla me detaje për sulmet e fundit në veri: Serbi i arrestuar Milovan Bozoviq dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it

Veriu i vendit vazhdon të mos jetë i qetë. E gjithë kjo si shkak i sulmeve të vazhdueshme nga kriminelët serbë në drejtim të zyrtarëve policorë, por edhe qytetarëve në veçanti.
Pas incidenteve të fundit ku disa vetura janë përfshirë nga zjarri dhe njësitet policore janë sulmuar, ka reaguar ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka theksuar se institucionet serbe dhe krerët e tyre janë të interesuar që sërish të destabilizojnë një pjesë të vendit, ku jeton komuniteti serb në Kosovë.

Ai tha se Milovan Bozoviq është kriminelë në mesin e atyre që kryejnë edhe akte terroriste në Kosovë.

“Institucionet e Serbisë, krerët e tyre, janë të interesuar sërish të destabilizojnë pjesë të vendit ku jeton komuniteti serb në Kosovë. Kështu ka bërë historikisht. Ata vazhdojnë të mbrojnë dhe glorifikojnë kriminelë të cilët kryejnë akte edhe terroriste në Repub..

Read More
TË FUNDIT

Lushtaku: Specialja është gjykatë politike

Lushtaku: Specialja është gjykatë politike

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pranishëm në marshin e organizuar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Lushtaku tha se Specialja është është gjykatë politike.

“Shqiptarët asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, pra, edhe ne në këtë rast kërkojmë vetëm drejtësi. Ka me dhjetëra masakra në Kosovë dhe asnjë dënim nuk ka ndodhur deri më tani. Ushtarët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë… Duhet të bëjë më shumë edhe Qeveria e Kosovës… Po ashtu, kam bindje që Gjykata Speciale është gjykatë politike”, tha Lushtaku.

“Marshi për drejtësi” u organizua një ditë para fillimit të procesit gjyqësor në Hagë, pasi, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Qeveria Kurti është anti-UÇK

Molliqaj: Qeveria Kurti është anti-UÇK

Dardan Molliqaj, i cili është kryetari i PSD-së ka reaguar me një shkrim në Facebook, në lidhje marshin për drejtësi që u mbajt sot në sheshet e Prishtinës.

Molliqaj ka thënë së gjurma e UÇK-së shkeli sot sheshin.

Ajo çka sot pamë në Sheshin e Kryeqytetit është gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren, përkundër gjasës. Fuqia dhe e vërteta që ngërthen UÇK-ja na organizuan edhe sot, kundër gjykimit politik që po i bëhet drejtuesve të saj.

Një rëndësi shtesë që ka protesta aq e madhe sot është që po ndodhë përkundër frymës anti-UÇK e instaluar në këtë qeveri.

Përpjekja për çlirim mbetet nevojë e kohës, nën kushte të reja.

Read More
TË FUNDIT

Leonora kishte humbur babain në luftë, shpërthen në lot gjatë marshit të sotëm

Leonora kishte humbur babain në luftë, shpërthen në lot gjatë marshit të sotëm

Në marshin e organizuar nga “Liria ka Emër” në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvilluar sot në Prishtinë mori pjesë edhe këngëtarja Leonora Jakupi.
Leonora ishte pjesë e këtij marshi, bashkë edhe me disa artistë të tjerë.

E njëjta gjatë këtij marshi ka shpërthyer në lot, ndërsa duhet përkujtuar që babai i saj po ashtu kishte humbur jetën gjatë luftës në Kosovë./Lajmi.net/

Read More