Author: admin

TË FUNDIT

Jahjaga me aftësi të mirë mbi gjuajtjen me armë: Prej 60 plumbave, me 59 kam goditur në shenjë

Jahjaga me aftësi të mirë mbi gjuajtjen me armë: Prej 60 plumbave, me 59 kam goditur në shenjë

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka folur për të kaluarën e saj në strukturat e sigurisë gjatë një intervistë jo të zakonshme.
E intervistuar nga emisioni satirik CoolNFresh ish-presidentja e vendit ka folur për aftësitë e saj në qitje me armë.

“Prej 60 plumbave, unë i kam pasur 59 në shënjestrën 9 dhe 10 nga çfarëdo distancë. Shënjestra ka qenë nga 0 deri në 10. Kështu që nuk ka nevojë për prezantim”, ka deklaruar Jahjaga.

Kujtojmë Jahgaja ka qenë e presidente e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Para se të bëhej president, ajo ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore.

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq: Së pari Asociacionin, pastaj zgjedhjet në veri

Petkoviq: Së pari Asociacionin, pastaj zgjedhjet në veri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka vendosur një kusht qeverisë së Kosovës, lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Petkoviq ka thënë se së pari duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, e pastaj Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje.

“Kusht për të shkuar në zgjedhje është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviq.

Sipas tij pala kosovare nuk është e gatshme të zbatojë asgjë.

“Për të gjithë është e qartë se me çfarë vështirësi po përballemi në dialog. Sepse, në anën tjetër Prishtina nuk është e gatshme të zbatojë gjë, nuk është e gatshme të angazhohet për dialog, por vetëm dëshiron të shkaktojë incidente e të krijojë tensione në Kosovë”, tha Petkoviq.

Read More
TË FUNDIT

Daut Haradinaj: Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë

Daut Haradinaj: Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë

Pjesëmarrës në marshin masovik në mbështetje të ish-bashkëluftëtarëve sot edhe ishte dhe Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj, përmes profilit të tij në Facebook teksa ka publikuar fotografi nga ky marsh, ka shkruar se liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë.

Marshi i thirrur sot nga “Liria ka Emër” e që u quajt “Marshi për Drejtësi” mblodhi njerëz të shumtë nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë.

“Gjithë Kosova në këmbë për drejtësi dhe liri. Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë”.

Read More
TË FUNDIT

Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi, votuan mbi 70 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi, votuan mbi 70 për qind

Në Mal të Zi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë.
Në raundin e dytë kanë marrë pjesë kandidatët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjes Evropa tani, Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq.

CDT njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë, që i bije se pjesëmarrja ishte më e lartë me 7.7 për qind, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve të 19 marsit.

Read More
TË FUNDIT

Një femër në Mitrovicë tentoi të vetëvritet me medikamente, Policia jep detaje

Një femër në Mitrovicë tentoi të vetëvritet me medikamente, Policia jep detaje

Një tentim vetëvrasje raportohet të ketë ndodhur sot në qytetin e Mitrovicës.
Një femër dyshohet se ka dashur të vrasë veten, duke përdorur një sasi të konsiderueshme të barërave.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.

“Është raportuar se si pasojë e përdorimit të tepërt të medikamenteve tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër kosovare. Me autorizim të prokurorit hetuesit policorë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale – vetëvrasje në tentativë” – ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “2 Korriku”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rezultatet preliminare: Millatoviq prin ndaj Gjukanoviqit

Rezultatet preliminare: Millatoviq prin ndaj Gjukanoviqit

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Teksa kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare prej 55 për qind votave të numëruara nga Qendra e Monitorimit.

Bazuar në të dhënat e Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 7.7 për qind më e lartë se në rundin e parë, i cili u mbajt më 19 mars.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383.3 mijë votues ose 70.7 për qind.

Pasi fituan më së shumti vota në rundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidatët për pozitën e presidentit për një mandat pesëvjeçar janë Millo Gjukanoviqi dhe Jakov Millatoviq.

Ndërsa, Jakov Millatoviq, është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në..

Read More