Author: admin

TË FUNDIT

Grenell mbështet marshin e sotëm në Prishtinë: SHBA duhet të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit

Grenell mbështet marshin e sotëm në Prishtinë: SHBA duhet të bëjë thirrje për lirimin e Thaçit

Ish-emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është deklaruar në lidhje me marshin e sotëm për drejtësi.
Ai e ka mbështetur këtë marsh masiv të mbajtur sot në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtaret ë Kosovës të cilët po mbahen në Hagë.

”Qëndroj me këta miq në Kosovë- duke u tubuar për lirimin e mikut tim Hashim Thaçi”, ka shkruar ai.

Përpos kësaj, duke qenë nga ekipi i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ai ka shfaqur kritika ndaj administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për siç thotë ai mosveprim në këtë çështje.

Teksa mes tjerash ai thotë se SHBA-të, duhet të bëjnë thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi./Lajmi.net/

I stand with these friends in Kosovo – rallying for the release of my friend @HashimThaciRKS.

The U.S. should be calling for Thaci’s release!

The Biden team is ..

Read More
TË FUNDIT

Mungojnë shtretërit në spitalin e Mitrovicës, pacientët pas operimit qëndrojnë në karrige

Mungojnë shtretërit në spitalin e Mitrovicës, pacientët pas operimit qëndrojnë në karrige

Klinika e Kirurgjisë në Spitalin e Mitrovicës së Jugut shkaku i mungesës së hapësirës është duke funksionuar më një hapësirë tejet të vogël.
Brenda saj e ku trajtim marrin banorët e tri komunave, janë vetëm 14 shtretër. Kirurgët në këtë klinikë thonë të kenë të vështirë funksionimin.

Dy klinika me rëndësi janë duke funksionuar brenda një reparti të vetëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Reparti i Kirurgjisë, me vetëm katër dhoma por prej tyre dy shfrytëzohen për një klinikë tjetër, atë të Ortopedisë.

Kirurgu Fatbardh Rexha, pjesë e klinikës tash e disa vite, shpjegon që në këtë hapësirë kaq të vogël, është vështirë të funksionohet.

“Hapësirat ku ne punojmë janë shumë të papërshtatshme. Në repartin e kirurgjisë operon edhe ai i ortopedisë, ne i kemi 14 shtretër dhe në këto kushte brenda vitit ne i kryejmë mbi njëmijë operime e që bëhen nga pesë kirurg. Kjo e rrezikon punën”, ka thënë..

Read More
TË FUNDIT

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi në një pozitë tjetër, meritat u shkojnë qytetarëve

Rama: Dialogu Kosovë-Serbi në një pozitë tjetër, meritat u shkojnë qytetarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është në një pozitë tjetër sot dhe beson fort se edhe pse të gjithë mund të marrin merita, meritat u shkojnë qytetarëve të këtij rajoni dhe nevojës për të mos i çuar njerëzit në buzën e një humnere tjetër.
Rama i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Republikës të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, pas një takimi që kishin në Itali.

“Kemi një mosmarrëveshje të madhe apo le të themi nuk është një mosmarrëveshje sinqerisht, por një distancë mjaft e madhe, më shumë sesa një mosmarrëveshje, kur bëhet fjalë për atë që ju e quani Kosova e Metohija e atë që unë e quaj Kosova. Por, a është kjo një arsye për të mos folur, apo është një arsye për të folur më shumë?! Mendoj që është një arsye për të folur më shumë dhe meqë ra fjala, edhe procesi i norm..

Read More
TË FUNDIT

Nesër fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Memli Krasniqi udhëton drejt Hagës

Nesër fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Memli Krasniqi udhëton drejt Hagës

Pas marshit që u mbajt sot në sheshet e Prishtinës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka udhëtuar për në Hagë.
Memli Krasniqi udhëtoi drejt Hagës, siç tha ai për t’u qëndruar pranë çlirimtarëve, nesër në ditën kur edhe nis procesi gjyqësor ndaj tyre.

Udhëtimi i Krasniqit drejt Hagës ndodhë vetëm pak orë pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”, të organizuar nga “Liria ka Emër”.

“Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë”,shkroi ai.

Ndryshe rreth 100 mijë qytetarë morën sot pjesë në marshin e organizuar shesheve të Prishtinës, për t’u dalë në përkrahje ish-krerëve të UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Përmes këtij marshi, qytetarët kanë kërkuar liri dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tre laboratorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore pa akreditim, palët kontestojnë rezultatet

Tre laboratorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore pa akreditim, palët kontestojnë rezultatet

Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili ka përsipër tre laboratorë bazë për të kryer analiza e autopsi të rasteve kur kërkohen nga institucione tjera ligjore, e ka një problem me akreditimin e tyre.
Që të tria, mbeten ende pa akreditim, për çka drejtuesi i këtij instituti Ditor Haliti, ka thënë se me së afërti këtij procesi është laboratori i toksikologjisë, mirëpo shkaku i ngjarjeve të mostrave të rastit Dehari, ka bërë që procedura të zgjatet.

Shumë analiza të autopsive e raporte nxirren e përfundohen nga mjeko-ligjorët e IML-së.

Ky institucion vërteton vdekjet qofshin ato të dyshimta apo edhe nga aksidentet që ndodhin.

Mirëpo, kredibiliteti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mund të kontestohet në momentin kur vendoset që analizat nga tre laboratorët, ai i toksikologjisë, histopatilogjisë dhe ai i autopsive mund të shkojnë në një institut tjetër ndërkombëtarë qoftë ai edhe nga rajoni.

Udh..

Read More
TË FUNDIT

Gjukanoviq e pranon humbjen, këto janë fjalët e tij të para në konferencë

Gjukanoviq e pranon humbjen, këto janë fjalët e tij të para në konferencë

Milo Gjukanoviq e ka uruar kundërshtarin e tij në zgjedhje presidenciale të Malit të Zi, Jakov Milatoviq i cili arriti t’i fitojë zgjedhjet.
Pasi janë numëruar pjesa dërmuese e votave, Gjukanoviq përgëzoi pasardhësin e tij.

“Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviqin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviq në fjalën e tij.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan.

“Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviq.

Theksoi se partia e tij ka treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi.

Milo Gjukanoviq për 30 vjet ka qenë në pushtet ku dy herë ishte president dhe shtatë herë kryeministër.

Read More
TË FUNDIT

Jakov Milatoviq shpall fitoren

Jakov Milatoviq shpall fitoren

Jakov Milatoviq, do të jetë president i ri i Malit të Zi.
Ai ka arritur që t’i sigurojë mbi 60 për qind të votave.

Tashmë, Lëvizja Evropa që drejtohet nga Milatoviq e ka shpallur fitoren.

Përfaqësuesi i kësaj lëvizje tha në një konferencë për media se kanë fituar në Pljevlje, Berane, Kolashin, Andrijevica.

“Në rajonin qendror, Milatoviq prin bindshëm në Podgoricë, ku presim që në fund të ketë dyfishin e Gjukanoviqit. Në Nikshiq avantazhi do të jetë më shumë se 10 mijë vota, në Danilovgrad mbi 70 për qind të votave janë parashikuar për Milatoviqin. Presim një fitore bindëse te Zeta”, tha Pejoviq në media, përfaqësues i kësaj lëvizjeje.

Ai theksoi se kandidati i tyre prin bindshëm në rajonin jugor.

Pejoviq njoftoi se kundërkandidati Milo Gjukanoviq, ka përparësi në Rozhajë, Plavë, Tuzi, Gusinje, Petnjicë, Ulqin, Tuzi dhe në Cetinje.

Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të festojnë me dinjitet dhe të ruajnë paqen.

Kështu Jakov Milatoviq, është gati ..

Read More
INTERESANTE

Ekskluzive/ Zbulohen shkrimet antike që provojnë se Pellazgët flisnin shqip; gjeneza e civilizimit evropian

Pellazgët ishin një popull i lashtë, paraardhësit e të gjithë popujve indoevropianë. Për këtë popull antik që përhapi kulturën në gjithë Evropën dihet shumë pak, thuajse asgjë.

Gjuha e këtij populli quhej Pellazgjisht. Këtë e përmend në shkrimet e tij historiani antik Diodorus Siculus (Diodor Siçiliani), i cili jetoi midis viteve 90 – 30 para erës sonë. Diodor Siçiliani shkruan se poetët parahomerikë janë shprehur me këtë gjuhë, pra Pellazgjishten, dhe me alfabetin që përdorej për ta shkruar atë.

Nga i njëjti burim mësojmë se kjo gjuhë është përdorur për të paktën 10 shekuj para erës së re. Më tej, Diodori Siçiliani raporton se ishin pellazgët ata që e sollën të parët alfabetin në gadishullin Italik, si dhe në pjesën tjetër të Evropës, duke bërë sigurisht përshtatjet dhe përmirësimet e nevojshme.

Këto të dhëna i konfirmon edhe shkrimtari romak Plini – i vjetri, i cili jetoi midis viteve 24 dhe 79 të erës sonë. Ndërsa Virgjili në veprën e tij Eneida (Eneida, VIII, V. 62-63) shkruan: ..

Read More
INTERESANTE

E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit – National Geographic

Shkëputur nga artikulli i gazetarit amerikan Theron J. Damon, botuar në revistën National Geographic më nëntor 1912:

E ardhmja e Shqipërisë varet jo vetëm nga vullneti i Austrisë, Italisë, Malit të Zi që mbështetet nga Rusia, i Greqisë dhe i vetë Turqisë, ku secili prej këtyre është i vendosur që të ketë pjesën e vet shqiptare të tortës. E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit që mund të vihet në zbatim përpara se të përcaktohet përfundimisht fati i 2 milionë banorëve.

Me përjashtim të Znj Edith Durham, gruaja angleze që i ka shkelur vetë zonat më të egra dhe të rrezikshme të Shqipërisë, askush nuk e njeh më mirë këtë vend se sa Z. James D. Bourchier, që për një brez të tërë ka qenë korrespondent special i “London Times” në Ballkan.

Artikulli i tij i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në edicionin e ri të Encyclopedia Britannica, pasi flet për betejat e grupeve të izoluar të shqiptarëve konkludon: “Rritja e një ndjenje më të fortë patriotike duhet të varet nga përhapja e ..

Read More
TË FUNDIT

Abazoviq gëzohet me humbjen e Gjukanoviq-it: Mision i përfunduar, do të punojmë bashkë me Milatoviq

Abazoviq gëzohet me humbjen e Gjukanoviq-it: Mision i përfunduar, do të punojmë bashkë me Milatoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq pasi rezultatet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e vendosin atë si fitues të zgjedhjeve.

“Përgëzoj Jakov Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni i përfunduar. Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetar dhe ekologjik”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Jakov Milatoviq, kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet preliminare.

Ai po mund Milo Gjukonaviqin, presidentin aktual të Malit të Zi dhe njëherit edhe rivalit politik të Abazoviqit.

Read More