Author: admin

TË FUNDIT

Nesër fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Memli Krasniqi udhëton drejt Hagës

Nesër fillon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Memli Krasniqi udhëton drejt Hagës

Pas marshit që u mbajt sot në sheshet e Prishtinës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka udhëtuar për në Hagë.
Memli Krasniqi udhëtoi drejt Hagës, siç tha ai për t’u qëndruar pranë çlirimtarëve, nesër në ditën kur edhe nis procesi gjyqësor ndaj tyre.

Udhëtimi i Krasniqit drejt Hagës ndodhë vetëm pak orë pas përfundimit të “Marshit për Drejtësi”, të organizuar nga “Liria ka Emër”.

“Nga Marshi për Drejtësi, rrugës për në Hagë, për të qenë pranë çlirimtarëve tanë”,shkroi ai.

Ndryshe rreth 100 mijë qytetarë morën sot pjesë në marshin e organizuar shesheve të Prishtinës, për t’u dalë në përkrahje ish-krerëve të UÇK-së të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë në kuadër të një procesi gjyqësor në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Përmes këtij marshi, qytetarët kanë kërkuar liri dhe drejtësi për ish-krerët e UÇK-së./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tre laboratorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore pa akreditim, palët kontestojnë rezultatet

Tre laboratorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore pa akreditim, palët kontestojnë rezultatet

Instituti i Mjekësisë Ligjore, i cili ka përsipër tre laboratorë bazë për të kryer analiza e autopsi të rasteve kur kërkohen nga institucione tjera ligjore, e ka një problem me akreditimin e tyre.
Që të tria, mbeten ende pa akreditim, për çka drejtuesi i këtij instituti Ditor Haliti, ka thënë se me së afërti këtij procesi është laboratori i toksikologjisë, mirëpo shkaku i ngjarjeve të mostrave të rastit Dehari, ka bërë që procedura të zgjatet.

Shumë analiza të autopsive e raporte nxirren e përfundohen nga mjeko-ligjorët e IML-së.

Ky institucion vërteton vdekjet qofshin ato të dyshimta apo edhe nga aksidentet që ndodhin.

Mirëpo, kredibiliteti i Institutit të Mjekësisë Ligjore mund të kontestohet në momentin kur vendoset që analizat nga tre laboratorët, ai i toksikologjisë, histopatilogjisë dhe ai i autopsive mund të shkojnë në një institut tjetër ndërkombëtarë qoftë ai edhe nga rajoni.

Udh..

Read More
TË FUNDIT

Gjukanoviq e pranon humbjen, këto janë fjalët e tij të para në konferencë

Gjukanoviq e pranon humbjen, këto janë fjalët e tij të para në konferencë

Milo Gjukanoviq e ka uruar kundërshtarin e tij në zgjedhje presidenciale të Malit të Zi, Jakov Milatoviq i cili arriti t’i fitojë zgjedhjet.
Pasi janë numëruar pjesa dërmuese e votave, Gjukanoviq përgëzoi pasardhësin e tij.

“Mali i Zi zgjodhi. Unë e respektoj atë zgjedhje. E përgëzoj Jakov Milatoviqin për besimin që mori në zgjedhje”, tha Gjukanoviq në fjalën e tij.

Ai falënderoi të gjithë qytetarët që i besuan.

“Për mua, secila votë është e vlefshme sa një mal, sepse ruajtja e besimit pas 30 vjetësh në pushtet nuk është shumë e lehtë”, theksoi Gjukanoviq.

Theksoi se partia e tij ka treguar përgjegjësi absolute ndaj Malit të Zi.

Milo Gjukanoviq për 30 vjet ka qenë në pushtet ku dy herë ishte president dhe shtatë herë kryeministër.

Read More
TË FUNDIT

Jakov Milatoviq shpall fitoren

Jakov Milatoviq shpall fitoren

Jakov Milatoviq, do të jetë president i ri i Malit të Zi.
Ai ka arritur që t’i sigurojë mbi 60 për qind të votave.

Tashmë, Lëvizja Evropa që drejtohet nga Milatoviq e ka shpallur fitoren.

Përfaqësuesi i kësaj lëvizje tha në një konferencë për media se kanë fituar në Pljevlje, Berane, Kolashin, Andrijevica.

“Në rajonin qendror, Milatoviq prin bindshëm në Podgoricë, ku presim që në fund të ketë dyfishin e Gjukanoviqit. Në Nikshiq avantazhi do të jetë më shumë se 10 mijë vota, në Danilovgrad mbi 70 për qind të votave janë parashikuar për Milatoviqin. Presim një fitore bindëse te Zeta”, tha Pejoviq në media, përfaqësues i kësaj lëvizjeje.

Ai theksoi se kandidati i tyre prin bindshëm në rajonin jugor.

Pejoviq njoftoi se kundërkandidati Milo Gjukanoviq, ka përparësi në Rozhajë, Plavë, Tuzi, Gusinje, Petnjicë, Ulqin, Tuzi dhe në Cetinje.

Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të festojnë me dinjitet dhe të ruajnë paqen.

Kështu Jakov Milatoviq, është gati ..

Read More
INTERESANTE

Ekskluzive/ Zbulohen shkrimet antike që provojnë se Pellazgët flisnin shqip; gjeneza e civilizimit evropian

Pellazgët ishin një popull i lashtë, paraardhësit e të gjithë popujve indoevropianë. Për këtë popull antik që përhapi kulturën në gjithë Evropën dihet shumë pak, thuajse asgjë.

Gjuha e këtij populli quhej Pellazgjisht. Këtë e përmend në shkrimet e tij historiani antik Diodorus Siculus (Diodor Siçiliani), i cili jetoi midis viteve 90 – 30 para erës sonë. Diodor Siçiliani shkruan se poetët parahomerikë janë shprehur me këtë gjuhë, pra Pellazgjishten, dhe me alfabetin që përdorej për ta shkruar atë.

Nga i njëjti burim mësojmë se kjo gjuhë është përdorur për të paktën 10 shekuj para erës së re. Më tej, Diodori Siçiliani raporton se ishin pellazgët ata që e sollën të parët alfabetin në gadishullin Italik, si dhe në pjesën tjetër të Evropës, duke bërë sigurisht përshtatjet dhe përmirësimet e nevojshme.

Këto të dhëna i konfirmon edhe shkrimtari romak Plini – i vjetri, i cili jetoi midis viteve 24 dhe 79 të erës sonë. Ndërsa Virgjili në veprën e tij Eneida (Eneida, VIII, V. 62-63) shkruan: ..

Read More
INTERESANTE

E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit – National Geographic

Shkëputur nga artikulli i gazetarit amerikan Theron J. Damon, botuar në revistën National Geographic më nëntor 1912:

E ardhmja e Shqipërisë varet jo vetëm nga vullneti i Austrisë, Italisë, Malit të Zi që mbështetet nga Rusia, i Greqisë dhe i vetë Turqisë, ku secili prej këtyre është i vendosur që të ketë pjesën e vet shqiptare të tortës. E ardhmja e Shqipërisë varet shumë nga sasia e arsimit që mund të vihet në zbatim përpara se të përcaktohet përfundimisht fati i 2 milionë banorëve.

Me përjashtim të Znj Edith Durham, gruaja angleze që i ka shkelur vetë zonat më të egra dhe të rrezikshme të Shqipërisë, askush nuk e njeh më mirë këtë vend se sa Z. James D. Bourchier, që për një brez të tërë ka qenë korrespondent special i “London Times” në Ballkan.

Artikulli i tij i jashtëzakonshëm për Shqipërinë në edicionin e ri të Encyclopedia Britannica, pasi flet për betejat e grupeve të izoluar të shqiptarëve konkludon: “Rritja e një ndjenje më të fortë patriotike duhet të varet nga përhapja e ..

Read More
TË FUNDIT

Abazoviq gëzohet me humbjen e Gjukanoviq-it: Mision i përfunduar, do të punojmë bashkë me Milatoviq

Abazoviq gëzohet me humbjen e Gjukanoviq-it: Mision i përfunduar, do të punojmë bashkë me Milatoviq

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq pasi rezultatet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale e vendosin atë si fitues të zgjedhjeve.

“Përgëzoj Jakov Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi! Misioni i përfunduar. Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, qytetar dhe ekologjik”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Jakov Milatoviq, kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet preliminare.

Ai po mund Milo Gjukonaviqin, presidentin aktual të Malit të Zi dhe njëherit edhe rivalit politik të Abazoviqit.

Read More
TË FUNDIT

Jahjaga me aftësi të mirë mbi gjuajtjen me armë: Prej 60 plumbave, me 59 kam goditur në shenjë

Jahjaga me aftësi të mirë mbi gjuajtjen me armë: Prej 60 plumbave, me 59 kam goditur në shenjë

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka folur për të kaluarën e saj në strukturat e sigurisë gjatë një intervistë jo të zakonshme.
E intervistuar nga emisioni satirik CoolNFresh ish-presidentja e vendit ka folur për aftësitë e saj në qitje me armë.

“Prej 60 plumbave, unë i kam pasur 59 në shënjestrën 9 dhe 10 nga çfarëdo distancë. Shënjestra ka qenë nga 0 deri në 10. Kështu që nuk ka nevojë për prezantim”, ka deklaruar Jahjaga.

Kujtojmë Jahgaja ka qenë e presidente e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Para se të bëhej president, ajo ka shërbyer si zëvendës drejtoreshë e Policisë së Kosovës, duke mbajtur gradën e gjeneral majorit, grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Juglindore.

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq: Së pari Asociacionin, pastaj zgjedhjet në veri

Petkoviq: Së pari Asociacionin, pastaj zgjedhjet në veri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka vendosur një kusht qeverisë së Kosovës, lidhur me pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në komunat veriore.
Petkoviq ka thënë se së pari duhet të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, e pastaj Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje.

“Kusht për të shkuar në zgjedhje është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Petkoviq.

Sipas tij pala kosovare nuk është e gatshme të zbatojë asgjë.

“Për të gjithë është e qartë se me çfarë vështirësi po përballemi në dialog. Sepse, në anën tjetër Prishtina nuk është e gatshme të zbatojë gjë, nuk është e gatshme të angazhohet për dialog, por vetëm dëshiron të shkaktojë incidente e të krijojë tensione në Kosovë”, tha Petkoviq.

Read More