Author: admin

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, rrugë kjo e harruar nga Ministria e Infrastrukturës

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, rrugë kjo e harruar nga Ministria e Infrastrukturës

Një aksident tejet i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Si shkak i këtij aksidenti ende nuk është raportuar për të lënduar, por dëmet e shkaktuara janë tejet të mëdha.

Duhet përkujtuar që pikërisht në këtë rrugë brenda dy ditëve janë shkaktuar katër aksidente mjaftë të rënda trafiku.

Rruga Prishtinë-Gjilan ndër të tjerash është shndërruar në një rrugë vështirë të kalueshme dhe gjendja e saj është thënë qartë e mjerueshme.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, nga Ministria e Infrastrukturës nuk janë “lodhur” fare të merren me të.

Kësisoj kjo rrugë shpesh herë po bëhet shkaktare e lëndimeve të shumta trupore tek njerëzit, dëmeve të mëdha në vetura e deri edhe tek fatalitetet./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Tahiri: Gjatë seancës së sotme nuk u dëgjua asnjë pretendim i Dick Marit për trafikim të organeve

Tahiri: Gjatë seancës së sotme nuk u dëgjua asnjë pretendim i Dick Marit për trafikim të organeve

Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar me nja shkrim në Facebook, ku ka thënë se I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

Tutje Tahiri ka thënë se gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti!

I tërë procesi i letërkëmbimeve, ligjit dhe ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale, është bërë për shkak të pretendimeve të Dick Martit, për trafikim organesh nga UÇK-ja.

Gjatë gjithë ditës së sotshme, nga salla e gjyqit dëgjova pretendimet Prokurorisë, por askund në asnjë rresht e as fjalë, nuk u përmend trafikimi i organeve, e as Dick Marti!

Read More
TË FUNDIT

Besnik Bislimi udhëton në Bruksel, nesër takimi në kuadër të dialogut

Besnik Bislimi udhëton në Bruksel, nesër takimi në kuadër të dialogut

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit.
Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

Në të është theksuar se zv/kryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

Ndryshe ky takim në mes Bislimit dhe përfaqësuesit të palës serbe, Petar Petkoviq vie pikërisht pas zhvillimeve të kaluara nga takimet e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuciq me ndërmjetësim të BE-së në Ohër.

Pas marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimeve të rëna atje, ky është takimi i parë në kuadër të dialogut.

Nga Bashkimi Evropian veçse kanë konfirmuar takimin ndërsa u theksua se nesër bisedohet mbi hapat e parë për implementimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Dyshja pritet që të diskutojnë në lidhje me zhvillimet e fundit s..

Read More
INTERESANTE

Lëvrimi i gjuhës shqipe dhe përhapja e shkrimit shqip

Pas themelimit të Lidhjes së Prizrenit më 1878 dhe të Shoqërisë së Stambollit më 1879 mori hov lëvizja për lëvrimin dhe studimin e gjuhës shqipe. Mendjet më të ndritura të kohës, si Kostandin Kristoforidhi, Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jeronim de Rada, Pashko Vasa, Jani Vretoja, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta etj., duke e njohur mirë gjuhën amtare dhe duke pasur besim të patundur në zhvillimin e saj të shpejtë, iu përveshën me zell një pune të shumanshme që nuk vonoi të jepte përfundime të dukshme. Drejtimet kryesore të përpjekjeve të tyre, që kushtëzoheshin nga kërkesat e kohës, ishin përhapja e shkrimit shqip, pastrimi i gjuhës shqipe nga fjalët e huaja të panevojshme, pasurimi i saj sidomos me terma shkencorë e me fjalë të tjera të fjalorit abstrakt dhe përpunimi i disa normave gjuhësore që do të çonin shkallë-shkallë në zhvillimin e vazhdueshëm të gjuhës letrare shqipe. Me këto përpjekje atdhetarët rilindës synonin të forconin bashkimin dhe afirmimin kombëtar të popullit shqiptar, për ..

Read More
INTERESANTE

Dy austriakët e mëdhenj me origjinë arbërore

KARL GHEGA DHE ALEKSANDËR MOISIU

Dy arbërorët e mëdhenj që lanë gjurmë të pashlyera në Austri dhe në mbarë Botën: Karl Ghega la gjurmë në fushën inxhinierisë, dhe Aleksandër Moisiu në atë të aktrimit.

Në lidhje me këtë do ta nënvizoj një gjë këtu: kur dramaturgu, mjeku dhe shkrimtari Friedrich Wallisch kishte mbajt një leksion me Temën më të dashur të tij mbi historinë e popullit shqiptar (Ö.i.Z.1928), të pranishmëve në sallë i kishte bërë pyetje retorike mbi prejardhjen e këtyre dy personaliteteve mbikohore.

„Të dashur zonja dhe zotërinj , e dini se nga e ka origjinën Aleksandër Moisiu? Të gjithë të pranishmit ngrinin supet duke mos ditur prejardhjen e tij të vërtetë.

„Aleksandër Moisiu ishte një arbëror. E keni ditur këtë ,nuk besoj se po“, ishte përgjigjja e tij.

A e dini se kush e ndërtoi hekurudhën Semmering? Karl Ghega u përgjigjen, plotësisht e saktë.

Por ,a e dini të dashur zonja dhe zotërinj se prej nga e ka origjinën ky gjeniu Ghega?

„Edhe ai ishte me origjinë arbërore..

Read More
TË FUNDIT

A është presidenti i ri i Malit të Zi agjent i “botës serbe”?

A është presidenti i ri i Malit të Zi agjent i “botës serbe”?

Vetëm tri vite më parë, Jakov Milatoviq ishte një emër krejtësisht i panjohur për publikun malazez. Mbrëmë, megjithatë, ai festoi një fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale ndaj liderit të gjatë malazez Milo Gjukanoviq, i cili më në fund po largohet nga pushteti pas tre dekadash.
Milatoviq ishte kandidati presidencial i Lëvizjes “Evropa Tani”, por fitorja e tij u festua në Podgoricë duke valëvitur flamujt serbë, duke ngritur tre gishtat në ajër dhe duke kënduar këngë për Kosovën. Është gjithashtu ilustrimi më i mirë i profilit politik të Milatoviqit.

Një biografi mbresëlënëse
Kjo shihet edhe në biografinë profesionale të Milatoviqit. I lindur më 7 dhjetor 1986 në Podgoricë, ai u diplomua në Fakultetin Ekonomik në Podgoricë si student i gjeneratës, magjistroi në Oksford dhe ishte bursist i qeverisë amerikane, austriake dhe britanike. Si bursist i qeverisë amerikane, ai kaloi një vit akademik në Universitetin Shtetëror t..

Read More
TË FUNDIT

Aliu: Gjenerata që e çliroi Kosovën po përballet me padrejtësinë e radhës, por UÇK-ja është e shenjtë

Aliu: Gjenerata që e çliroi Kosovën po përballet me padrejtësinë e radhës, por UÇK-ja është e shenjtë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është deklaruar në lidhje me seancën gjyqësore të zhvilluar sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aliu tha se brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësitë.

Ai tha se qysh kur kemi qenë fëmijë, jemi rritur me ta, jemi angazhuar krah për krahë dhe kemi ndarë sfidën e sakrificën me ta.

Ministri Aliu tha se sot luftëtarët e lirisë, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës.

“Brez pas brezi luftëtarët tanë janë përballur me padrejtësitë. I kemi dëgjuar historitë e tyre prej më të vjetërve, qysh kur kemi qenë fëmijë, jemi rritur me ta, jemi angazhuar krah për krah, dhe kemi ndarë sfidën e sakrificën bashkë me ta.Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtës..

Read More
TË FUNDIT

Finlanda anëtarësohet të martën në NATO

Finlanda anëtarësohet të martën në NATO

Shteti i Finlandës nga dita e marte pritet ti bashkohet NATO-s.
Finlanda do të bëhet të martën anëtarja e 31-të e NATO-s, ka bërë të ditur aleanca veri-atlantike.

Aplikimi për anëtarësim është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur më 24 shkurt 2022.

Suedia, po ashtu, ka aplikuar për anëtarësim në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, mirëpo edhe atë shtet Turqia është duke e bllokuar për arsye të njëjta.

Çdo zgjerim i vendeve të NATO-s duhet të bëhet me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare.

“Ne, në selinë e NATO-s, do ta ngremë lart flamurin finlandez për të herë të parë. Do të jetë ditë e mirë për sigurinë e Finlandës, për sigurinë nordike, dhe për NATO-n si tërësi”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nga Brukseli, raporton REL.

Theksojmë se Finlanda ndan një kufi të gjatë, mbi 1.000 kilometra, me Rusinë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Prokurori në Speciale godet edhe komandantin legjendar: Përmes Adem Jasharit UÇK-ja filloi të sulmonte bashkëpunëtorët serbë

Prokurori në Speciale godet edhe komandantin legjendar: Përmes Adem Jasharit UÇK-ja filloi të sulmonte bashkëpunëtorët serbë

Përveç Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, prokurori i specializuar ka përmendur edhe Adem Jasharin si një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka ndërmarrë veprime kundër serbëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë.
Aksionet e tyre, për prokurorinë speciale, përbëjnë prova kundër të akuzuarve.

“Përmes Adem Jasharit, UÇK filloi të sulmojë në mënyrë të vazhdueshme ushtrinë, policinë dhe bashkëpunëtorët serbë përgjatë viteve 90-të.

Deklarimin për Jasharin e ka bërë prokurori i specializuar, Matthew Halling.

Ndryshe tashmë ka përfunduar seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Seanca do të vazhdojë të martën me 4 prill me deklaratat e ekipit mbrojtës.

Duke filluar nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit special, Alex Whiting, e tek fjalët e prokur..

Read More