Author: admin

TË FUNDIT

Prishtina zbardhet nga bora, dimri “rikthehet” në pranverë

Prishtina zbardhet nga bora, dimri “rikthehet” në pranverë

Qytetarët e Kosovës sot janë zgjuar në një mot krejtësisht ndryshe.
Bora e cila ka rënë gjatë gjithë natës dhe po vazhdon të bie ka ulur temperaturat.

Si shkak i kësaj bore shumë rrugë janë bllokuar dhe padyshim se qarkullim vazhdon të jetë mjaftë i vështirë.

Edhe pse bora i ka dhënë një pamje shumë të hijshme kryeqytetit, temperaturat deri në -2 gradë Celcius po e rikthejnë dimrin në prill./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, bisedë e gjeneralit Clark me vartësit e tij

Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë, kishte shkruar një libër pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në librin e tij ”Të bësh luftë moderne”, kishte treguar edhe anën e panjohur të luftës së Kosovës, përcjell klankosova.tv.

Detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake ishin treguar për herë të parë në këtë libër.

Se aleanca mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-s ishte shumë e afërt, këtë e dëshmon personalisht gjenerali Clark në këtë libër.

Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: Mike Short dhe Jay Hendrixin, gjatë luftimeve të UÇK-së për Majën e Pashtrikut.

”Deri në orën 13:00, thash unë, ju do të më thoni se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UÇK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë ..

Read More
TË FUNDIT

Borë në disa pjesë të Kosovës (VIDEO)

Ndonëse jemi në fillim të prillit, në disa pjesë të Kosovës ka rënë borë.

Në disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen teksa bora ka mbuluar tokën në komunën e Kaçanikut, në Dragash dhe komuna të tjera.

Ndërkaq në Suharekë, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka angazhuar ekipet për t’i pastruar rrugët.

“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bora të pastrohet nga rrugët në Budakovë dhe fshatrat tjera” ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Sipas meteorologëve të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë.

Po ashtu, teshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

Ditën e enjte dhe të premte do të ketë intervale me diell, por mbetet ende mot paksa i ftohtë.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish pri..

Read More
TË FUNDIT

Szunyog: Modelet evropiane për Asociacionin nuk cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Szunyog: Modelet evropiane për Asociacionin nuk cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog vlerëson se Kosova mund të shikojë në modelet e ndryshme të Asociacioneve që aplikohen nëpër vende të ndryshme Evropianë. Ambasadori i BE-së tha se Kosova, megjithatë, duhet ta ketë parasysh zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.
“Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet vërtet të fokusohet në zbatimin e duhur të këtyre marrëveshjeve, asaj të 2013 dhe 2015. Mendoj se kjo është shumë e qartë. Sigurisht kjo nuk e parandalon askënd të shikojë modele të ndryshme evropiane dhe të frymëzohet se si të krijohet në mënyrë specifike ky Asociacion, si të krijohet statuti, por natyrisht nuk po presim që ndonjë nga këto modele evropianë të transplantohen 100 % në Kosovë”, ka thënë Szunyog në Tëvë1.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë shprehet i bindur se modelet evropiane nuk cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Mun..

Read More
TË FUNDIT

Borë në Prishtinë e disa pjesë të Kosovës

Borë në Prishtinë e disa pjesë të Kosovës

Në disa pjesë të Kosovës ka rënë borë. Sipas meteorologëve të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë.
Po ashtu, reshjet e shiut mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e maksimalet zbresin në 2C ditën e martë, e më pas gradualisht në rritje deri në 8C.

Të hënën edhe do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20m/s. Shtypja atmosferike në rënie të hënën, e më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale

Në fshatin Budakovë të Suharekës duket të ketë rënë borë e madhe në bazë të pamjeve në rrjete sociale.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është kyçur LIVE në Facebook, ku shihet n..

Read More
TË FUNDIT

Kërkohet ndalimi i përdorimit të TikTok-ut në Shqipëri

Kërkohet ndalimi i përdorimit të TikTok-ut në Shqipëri

Kreut të grupit Parlamentar Socialist,Taulant Balla ka kërkuar që “Tik-Toku” të ndalohet në institucionet publike.
Në komisionin e Integrimit, ku po diskutohej ndryshimet në ligjin për AMA-n, Balla nënvizoi se mbrojtja e të dhënave personale në platformat online është thelbësore, teksa shtoi se edhe Shqipëria si vendet partnere evropiane dhe SHBA duhet të ndalojë përdorimin e Tik-Toku-ut në institucionet publike.

“Mazhoranca do ta mbështesë propozimin e qeverisë. I bashkohem vendimeve për ndalimin E përdorimit të këtij aplikacionin në tre nivelet, në këshill, legjilacion..etj. të paktën tek pajisjet e zyrtare. SHBA kanë shkuar përtej, në këtë qasje, me dyshimet se pas aplikacionit Tik-Tok fshihet partia komuniste kineze. Të dhënat personale në atë aplikacion janë në rrezik eminent. Sot jetojmë në rrezik të madh… Edhe të dhënat tona u vunë në rrezik për shkak të sulmit nga Irani”, tha Balla.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria në..

Read More
TË FUNDIT

Policia del me apel për ngasësit, pas reshjeve të borës

Policia del me apel për ngasësit, pas reshjeve të borës

Në vendin tonë janë kthyer temperaturat e ulëta, madje edhe me reshje të mëdha bore.
Gjithashtu kjo ka bërë që të shkaktohen disa aksidente si pasojë e kushteve në rrugë.

Dhe për këtë ka reaguar Policia e Kosovës, e cila me anë të një deklarate ka bërë apel për kujdes të madh në komunikacion.

“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, ka apeluar Policia duke kërkuar nga ngasësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion.

Polic..

Read More
TË FUNDIT

Szunyog thotë se modelet evropiane për Asociacionin nuk cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Szunyog thotë se modelet evropiane për Asociacionin nuk cenojnë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog vlerëson se Kosova mund të shikojë në modelet e ndryshme të Asociacioneve që aplikohen nëpër vende të ndryshme Evropianë. Ambasadori i BE-së tha se Kosova, megjithatë, duhet ta ketë parasysh zbatimin e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.
“Mendoj që Qeveria e Kosovës duhet vërtet të fokusohet në zbatimin e duhur të këtyre marrëveshjeve, asaj të 2013 dhe 2015. Mendoj se kjo është shumë e qartë. Sigurisht kjo nuk e parandalon askënd të shikojë modele të ndryshme evropiane dhe të frymëzohet se si të krijohet në mënyrë specifike ky Asociacion, si të krijohet statuti, por natyrisht nuk po presim që ndonjë nga këto modele evropianë të transplantohen 100 % në Kosovë”, ka thënë Szunyog në Tëvë1.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë shprehet i bindur se modelet evropiane nuk cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovë..

Read More