Author: admin

TË FUNDIT

Turma të mëdha mblidhen jashtë gjykatës, masa të larta sigurie në Nju Jork

Turma të mëdha mblidhen jashtë gjykatës, masa të larta sigurie në Nju Jork

Pas arrestimit të Donald Trump, demonstruesit, që janë mbështetësit e tij janë mbledhur masivisht jashtë gjykatës.
Përpara se Trump të mbërrinte në gjykatën penale në Manhattan, si mbështetësit pro-Trump ashtu edhe individët anti-Trump u rreshtuan në rrugë.

Shteti i Nju Jorkut tashmë është nën masa të rrepta sigurie.

Helicopters – NY Police block off the streets as #DonaldTrumps motorcade makes it way to the court house pic.twitter.com/3vWiuGZ8F1

— Joy Malbon (@JoyCTV) April 4, 2023

Read More
TË FUNDIT

Fillon procesi gjyqësor për Donald Trump

Fillon procesi gjyqësor për Donald Trump

Donald Trump është ish-presidenti i parë në histori që përballet me akuza penale – dhe tashmë ka hyrë në një sallë gjyqi në Nju Jork për t’u gjykuar dhe pritet të deklarohet i pafajshëm.

Detajet për më shumë se 30 akuzat me të cilat ai përballet do të zbulohen kur aktakuza e jurisë së madhe të zbardhet. Aktakuza rrjedh nga një hetim në lidhje me një pagesë të parave që i është bërë aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels gjatë fushatës presidenciale të 2016-ës.

Mediat amerikane nuk do të jenë në gjendje të transmetojnë aktakuzën drejtpërdrejt, tha një gjykatës të hënën mbrëma, duke hedhur poshtë një kërkesë nga disa organizata mediatike, përfshirë CNN.

Megjithatë, pesë fotografë do të lejohen të bëjnë fotografi të Trump dhe sallës së gjyqit përpara se të fillojë seanca. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq, pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur

Petkoviq, pas takimit në Bruksel: Jemi pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur

Takimi mes zwvendwskryeministrit, Besnik Bislimi, pwrfaqwsuesit tw Posaçwm tw Bashkimit Evropian pwr daialogun Kosovw-Serbi Mirosllav Lajçakut, dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka përfunduar në orët e vona të pasditës të së martës.

Petkoviq tha se janë pajtuar për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, e cila, sipas tij, do të miratohet zyrtarisht në një takim të nivelit të lartë – mes kryeministrit të Kosvës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vetëm do të shtoja se kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petkoviq.

Petkoviq tha se është biseduar edhe për formimin e Asociacionit me shumicë serbe.

“Pas kaq vitesh sot diskutuam për herë të parë hapa..

Read More
TË FUNDIT

Bislimi: Në parim është rënë dakord që takimi i radhës i nivelit të lartë të mbahet më 22 prill

Bislimi: Në parim është rënë dakord që takimi i radhës i nivelit të lartë të mbahet më 22 prill

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe negociatori kryesor në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, tha sot se gjatë bisedimeve në Bruksel është rënë dakord në parim që takimi i radhës i nivelit të lartë të mbahet më 22 prill.
Bislimi, pas raundit të sotëm të dialogut në nivel të negociatorëve kryesorë, ka treguar se ajo datë ende nuk është e sigurt ende.

“Për momentin nuk është e sigurt sepse ka indikacione se presidenti i Serbisë nuk mund të vijë në atë datë dhe mund të shqyrtohen data alternative”, ka shpjeguar ai gazetarëve.

Bislimi ka theksuar se pala prishtinase gjatë ditës ka pasur disa takime, kryesisht dypalëshe, e më pas edhe trepalëshe me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Arrestohet Donald Trump

Arrestohet Donald Trump

CNN ka raportuar se tanimë Trump është nën arrest dhe në mbajtje policore.

Trumpit priten ti merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të merret fotografia e tij.

Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet – një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.

Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.

/Lajmi në përditësim/

Read More
TË FUNDIT

Mbyllet edhe dita e dytë e gjykimit – gjithçka që u tha në seancën e sotme të ish-krerëve të UÇK-së

Mbyllet edhe dita e dytë e gjykimit – gjithçka që u tha në seancën e sotme të ish-krerëve të UÇK-së

Para pak çastesh ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore, që u mbajt ndaj ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sot ishte radha për avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit.

Seanca e radhës vazhdon nesër, duke nisur me mbrojtjen e Jakup Krasniqit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur edhe sot para gjyqësisë në kuadër të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Të njëjtit po vazhdojnë të mbahen në paraburgim të akuzuar kinse për krime lufte.

Thaci, Veseli, Krasniqi dhe Selimi gjatë ditës së djeshme janë deklaruar sërish të pafajshëm në kuadër të këtyre aktakuzave.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka mohuar të gjitha pretendimet e djeshme nga Prokuroria Speciale në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Në fjalën hyrëse, avokati Keohe ka thënë se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krime të luftës.
..

Read More
TË FUNDIT

Aksident në rrugën “Xheladin Hana” të kryeqytetit, policia në vendngjarje

Aksident në rrugën “Xheladin Hana” të kryeqytetit, policia në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Xheladin Hana” të kryeqytetit.
Lajmi.net ka siguruar pamje mes ndeshjes së dy veturave. Autoritetet relevante veçse kanë dalë në vendngjarje.

Veç kësaj, redaksia jonë ka kontaktuar me stacionin policor në kryeqytet për të mësuar më shumë informacione rreth aksidentit respektiv dhe është në pritje të një përgjigjeje. Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Më poshtë edhe pamjet e shkrepura pak çaste pas përplasjes.

Read More