Author: admin

TË FUNDIT

Tahiri: Kjo qeveria ka braktisur qytetarët

Tahiri: Kjo qeveria ka braktisur qytetarët

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qeveria Kurti i ka braktisur qytetarët. Sipas tij, qeveria duhet të marrë hapa urgjent për të ulur pasigurinë sociale paralelisht me rritjen e të hyrave në ekonominë familjare.
Në seancën e Kuvendit, Tahiri ka thënë se qeveria duhet të angazhohet për të ulur numrin e të rinjve që lëshojnë Kosovën duke rritur vendet e punës dhe të ardhurave mujore.

“Dy vitet e fundit kemi lexuar shifra tmerruese të largimit të qytetarëve tanë nga Kosova. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i qytetarëve të Kosovës gjatë vitit 2021 është vlerësuar që kanë lënë vendin tonë dhe kanë emigruar legalisht e ilegalisht nga vendi ynë është rreth 42 mijë e 728 qytetarë. Ndërsa në vitin 2022 sipas raportimeve që kemi parë nga mediat, vetëm më viza pune janë pajisur rreth 42 mijë qytetarë, pra ende nuk e dimë numrin e saktë te qytetarëve në total të vitit 2022 që kanë lënë Repu..

Read More
TË FUNDIT

Shtrenjtimi i tatimit në pronë, qytetarët me dy propozime për qeverinë

Shtrenjtimi i tatimit në pronë, qytetarët me dy propozime për qeverinë

Vendimi i Ministrisë së Financave për dyfishimin e çmimit të tatimit në pronë po kundërshtohet nga qytetarët e vendit, ndonëse disa kërkojnë të falet tatimi deri në 200 euro për secilin tatimpagues.
Megjithatë ka edhe të tjerë tatimpagues që kërkojnë të pezullohet ky vendim nga ana e ministrisë.

Qytetari Hafiz Saraqi, ka thënë se shtrenjtimi i tatimit në pronë është i papërballueshëm për qytetarët e vendit. Për këtë ai tha se qeveria duhet t’i falë tatimin deri në 200 euro.

“Qeveria është më mirë t’i falë 200 euro, edhe t’i lënë njerëzit rehat, të i lënë me telashe të veta, me punë te veta…Është e papërballueshme për qytetarët, sepse populli nuk ka para. Këta e kanë lehtë(qeveria), nuk kanë me mendua asgjë, veç me u ul me pi kafe. I pashë ma herët duke pi kafe… Nga të sillesh ka lypës që kërkojnë lekë, kurse Qeveria ka mjaftueshëm dhe kjo është apsurde të dëgjojë ndokush dhe meqenëse unë i njoh, Qeverinë e kom n..

Read More
TË FUNDIT

Konjufca i reagon Berishës: Ftoj prokurorinë të iu intervistojë nëse dini diçka më shumë për rastin Dehari

Konjufca i reagon Berishës: Ftoj prokurorinë të iu intervistojë nëse dini diçka më shumë për rastin Dehari

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet edhe me përplasje në mes deputetëve dhe ministrave.
Një e tillë ishte në mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha si dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Berisha po deklarohej për rastin Dehari, ndërsa ministrja Haxhiu kërkoi nga Hiseni që të mos flasë këtë madje duke i thënë se duhet t’i vijë marre.

E për këtë ka reaguar edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha se pas akuzave, nëse di diçka më tepër e kishte ftuar prokurorinë që ta intervistojë.

“Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapapvijë politike dhe personat…Ka një vendim gjykate që i ka liruar ata persona prej kësaj akuze. Nëse dini më shumë e kisha ftuar prokurorin me ju intervistu, gjithçka që dini e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ft..

Read More
TË FUNDIT

Berisha nervozon deputetët e VV-së: Për të zbardhur rastin e Astritit, duhet të hetohet edhe vetëvrasja e Arbënorit

Berisha nervozon deputetët e VV-së: Për të zbardhur rastin e Astritit, duhet të hetohet edhe vetëvrasja e Arbënorit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka nxitur reagime të shumta në Kuvendin e Kosovës pasi që në seancën e sotme ka përmendur vdekjen e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbnor e Astrit Dehari.
Në fjalën e tij, Berisha ka deklaruar se është interes i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, që ky rast të mos zbardhet, shkruan lajmi.net.

“Interesi i politikës në këtë rast Qeverisë, Lëvizjes Vetëvendosje, është që ky rast të mos zbardhet. Andaj ky rast nuk është zbardhur që nga viti 2019, prej kur Vetëvendosje ka ardhur në pushtet”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se për tu zbuluar rasti Dehari, janë dy parakushte.

“Parakushti i parë për me u zbardh rasti i Astritit, duhet të zbardhet rasti i sulmit terrorist ndaj Presidencës. Parakushti i dytë është të zbardhet rasti i vetëvrasjes së Arbënorit (vëllait të Astritit). Cilat ishin motivet..

Read More
TË FUNDIT

Osmani i ndan mirënjohje Shoqatës së Kosovës për Kërkim- Shpëtim për aksionin humanitar në Turqi

Osmani i ndan mirënjohje Shoqatës së Kosovës për Kërkim- Shpëtim për aksionin humanitar në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shoqatën e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, të cilës ia ka ndarë një mirënjohje për kontributin vullnetar në operacionin humanitar në Republikën e Turqisë, pas tërmetit që goditi këtë shtet.
Në takim me vullnetarët e kësaj Shoqate Osmani çmoi lart kontributin e tyre.

Presidentja Osmani ka potencuar se ata kanë përfaqësuar denjësisht shpirtin solidar e human të të gjithë qytetarëve të Kosovës./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Policia jep detaje për aksidentin ku humbën jetën katër persona

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka dhënë disa detaje se si ka ndodhur aksidenti i së mërkurës në rrugën Ferizaj-Shtime, si pasojë e të cilit kanë vdekur katër persona.

“Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë tri nga viktimat kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa një ka vdekur në Emergjencën e Ferizajt.

“Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raport.

Read More
TË FUNDIT

Konjufca: Jemi tronditur nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmë, ngushëllime familjeve

Konjufca: Jemi tronditur nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmë, ngushëllime familjeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se vendi është tronditur nga vdekja e katër personave në një aksident trafiku të ndodhur mbrëmë.
Kryeparlamentari e nisi seancën e sotme duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

“Mbrëmë të gjithë ne u tronditëm nga humbja e jetës së katër të rinjve në aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilët i humbën më të dashurit e tyre”, tha Konjufca.

Po ashtu ai tha se “qoftë ky rasti i fundit për Kosovën”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Nuk duan të dëgjojnë për rregulla, taksitë tani parkohen anash pengesave e drejtë në rrugën “Muharrem Fejza”

Nuk duan të dëgjojnë për rregulla, taksitë tani parkohen anash pengesave e drejtë në rrugën “Muharrem Fejza”

Qytetarë të shumtë detyrohen të përballen me probleme në trafik çdo ditë në Prishtinë.
E kjo s’është e vetmja.

Janë pikërisht banorët e rrugës Muharrem Fejza, e të gjithë ata të tjerë që duhet të kalojnë në këtë anë që e kanë thuajse të pamundur lëvizjen e lirë si shkak i parkingjeve të parregullta.

Pjesa e trotuareve dhe ajo e ndarë për çiklistët është shndërruar në parking të taksive.

Për të parandaluar këtë nga Komuna e Prishtinës janë vendosur disa pengesa, por siç duket nuk do të bëjnë asgjë vetëm se do të ngushtojnë edhe më tepër qarkullimin për automjetet pasi taksitë tashmë janë parkuar anash tyre.

Kompanitë e taksive të cilat po bëjnë këtë janë të shumta, e çdo ditë gjenden në vendin e njëjtë.

Rrallë herë në këtë rrugë shihen ekipe policore, të cilët do të duhej edhe të përkujdeseshin për shqiptim të gjobave dhe largimin e tyre nga kjo anë që po pa mundëson lëviz..

Read More
TË FUNDIT

Festa në Beograd për Pavarësinë e Kosovës çmend mediumet serbe

Organizimi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Beograd ka çmendur mediumet serbe.

Të mërkurën në mbrëmje, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, publikoi fotografi nga ky organizim. “Foto album nga shënimi i 15 vjetorit të Pavarësisë në Beograd. Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, shkroi ai.

Të menjëhershme ishin raportimet në mediumet e Serbisë. Festimi në Beograd për Pavarësinë e Kosovës u cilësua si “provokim” e “skandal”.

“Provokim i turpshëm në mes të Beogradit: Festohet pavarësia e shtetit të rremë të Kosovës”, është titulli i mediumeve “Informer” e “Alo”. “Provokim i hapur: Festohet pavarësia e Kosovës në mes të Beogradit”, titullohej artikulli i “Novostit”.

Disa mediume që e kanë cilësuar si skandaloze këtë festim, e kanë cekur se kjo po ndodh për herën e parë në Beograd. Skandaloze u cilësua edhe pjesëmarrja në këtë ..

Read More