Author: admin

TË FUNDIT

PO-ja ‘mjeshtrore’ e Albinit, ia prishi planet Vuciqit dhe Putini!

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Albini e ‘fitoi’ radunin e pare, sepse e tha ate, qe ishte DOMOSDO E PATJETERSUESHME, PO’në. Vuciqin e la me gishta ne goje. Ia hodhi mjeshtërisht, sepse Vuckoja, po e priste JO’në e Kuriti….

Vuciqi ne Bruksel kishte shkuar me JO’në e mirepaketuar, qe ishte produkt i kercenimeve, presionit te fuqishem nga Moska e Beogradi, lojërave te tipit vuçqiane “po me kercenojne” anetaret e Grupit Wagner, e ne vecanti presionit nga ambasadori rus ne Beograd. Ymiti (shpresa) e Vuciqit, ishte se Albini do t’i thoshte “JO”, propozimit franko-gjerman. Megjithate, Albini u tregua me strateg – s’e kapi karremin…, i tha PO, Propozimit.

PO’ja e Albinit, ia prishi te gjitha planet edhe Vuciqit, por sidomos MOSKES së Putinit.
Prandaj, qendrimi i Albinit duhet vleresuar jashtzakonisht, sepse Mosken e Beogradin zyrtar i futi ne nje labirint tjeter rrjedhimisht duke i vene para ‘aktit te kryer’. Kurti mjeshterisht e luajti lojen, sidomos me verejtjet dhe kritikat e vazhdueshme te cila..

Read More
TË FUNDIT

Kurti pas kthimit nga Brukseli: Nuk kemi hequr dorë nga asgjë

Kryeministri i vendit Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare. Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia.

Numri një i qeverisë poashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”

Kryeministri derisa tha se nuk ka mundur ta publikojë planin franko-gjerman më herët për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizojnë atë pas publikimit.

Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuar që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin në fjalë.

Megjithatë për shkak të vështirësive që mund të ketë ai tha sr nuk mund të paragjykojë për marrëveshjen finale me Serbinë.

Read More
TË FUNDIT

Franca mirëpret takimin e djeshëm në Bruksel: Asociacioni të themelohet pa vonesa

Franca mirëpret takimin e djeshëm në Bruksel: Asociacioni të themelohet pa vonesa

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës ka deklaruar se Franca mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për pranimin e propozimit franko-gjerman për “Marrëveshjen Themelore”.
Franca ka bërë të ditur se tashmë presin që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në implementimin e kësaj marrëveshje, të cilën Franca e konsideron esenciale për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, Franca ka bërë thirrje që të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli, duhet të implementohen pa vonesa përfshirë dispozitat që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Franca e mirëpret këtë vendim të guximshëm të dy vendeve. Tani pret që Serbia dhe Kosova të angazhohen pa rezerva dhe me të njëjtën frymë kompromisi në zbatimin e kësaj marrëveshjeje thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Franc..

Read More
TË FUNDIT

Publikohet propozimi që parasheh normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë

Propozimi evropian ka 11 nene, që synim kryesor ka të arrihet marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë mes Kosovës dhe Serbisë, mbi bazë të drejtave të barabarta. Propozimi synon që palët të respektojnë të drejtat sovrane të njëra-tjetrës, pavarësinë, autonominë, sovranitetin, integritetin territorial, të drejtën e vetëvendosjes dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.

Aty po ashtu parashihet njohja e simboleve dhe dokumenteve relevante, që do të mundësonin qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave. Në nenin e parë thuhet: Të dyja palët do t’i njohin dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Në nenin dy të propozimit thuhet se: Të dyja palët do të udhëzohen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, t..

Read More
TË FUNDIT

Osmani: Fjalën përfundimtare rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet ta thotë Kuvendi

Osmani: Fjalën përfundimtare rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet ta thotë Kuvendi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar se takimi i 27 shkurtit në Bruksel, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të BE-së dhe mbështetjen e ShBA-ve, shënon moment pozitiv në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
“Ai i kontribuon paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, ka deklaruar Osmani. Kështu ka thënë për Telegrafin, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes.

Sipas tij, Osmani ka theksuar se me këtë marrëveshje, dje janë pranuar edhe disa propozime jo të lehta, që lidhen me vetë menaxhimin e pakicës serbe në Kosovë dhe rregullimin e statusit juridik të Kishës Ortodokse Serbe.

“Presidentja e Republikës së Kosovës vlerëson se nëse marrëveshja zbatohet në mënyrë burimore, ajo do të përcaktonte parime të rëndësishme për relacion..

Read More
TË FUNDIT

Ministrja Rizvanolli: Është kursyer energjia elektrike 4 deri në 15%

Ministrja Rizvanolli: Është kursyer energjia elektrike 4 deri në 15%

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh sot se për subvencionim të faturave të qytetarëve, nga muaji shkurt 2022 deri në janar të këtij viti janë ndarë mbi 89 milionë euro. Ajo shtoi se gjatë muajve të dimrit niveli i kursimit ka shkuar prej 4 deri në 15%.
Ajo këto komente i bëri gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Ekonomi, e cila foli për punën e saj në vitin 2022 dhe planet për vitin 2033.

Ndonëse, vitin 2022 e konsideroi sfidues për shkak të krizës energjetike, megjithatë theksoi se janë arritur suksese.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u shpreh se gjatë vitit 2022 janë siguruar financim mbi 400 milionë euro për sektorin e energjisë.

“Sa i përket subvencionimit ministria e Ekonomisë ka disbursuar për gjatë periudhës për faturat shkurt në kuadër të zotimit për dhënien e 90 milionë eurosh për të subvencionuar faturat e qytetarëve dhe bizneseve, ME ka disbursuar për faturat e periu..

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq i reagon Bislimit: Asociacioni s’do të jetë organizatë joqeveritare

Petkoviq i reagon Bislimit: Asociacioni s’do të jetë organizatë joqeveritare

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë një organizatë joqeveritare.
Sipas tij, institucionet e Kosovës po përpiqen të reduktojnë rëndësinë e Asociacionit.

“Ata po përpiqen me këmbëngulje ta reduktojnë në nivel të një organizate joqeveritare, megjithëse është e qartë se Beogradi në përpjekjet e tij për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për mbrojtjen e pozitës dhe të drejtave të popullit në Kosovë, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e Parë e Brukselit dhe nga aktet tjera nga dialogu, që përcakton qartë Bashkësinë e Komunave Serbe”,tha Petkoviq.

Këtë reagim Petkoviq e pati Kësisoj pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili theksoi se Asociacioni nuk nënkupton autonomi territoriale por vetëm organizatë joqeveritare./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Kemi takime të vështira muajve të ardhshëm, palët ndërmjetësuese duan marrëveshje gjatë muajit mars

Kurti: Kemi takime të vështira muajve të ardhshëm, palët ndërmjetësuese duan marrëveshje gjatë muajit mars

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kthyer sot nga Brukseli.
Me të arritur në Kosovë i njëjti ka vazhduar agjendën e tij ditore, ku ndër të tjerash ishte edhe për homazhe në në Qirez.

Me këtë rast Kurti ka komentuar edhe kritikat e subjekteve politike opozitare në vend, pas zhvillimeve të djeshëm në Bruksel.

Kurti tha se nuk ka hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia.

Madje i pari i Qeverisë së Kosovës tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve të ardhshëm.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Kurti theksoi se nuk ka mundur të publikojë planin franko-gjerman më herët, për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve, derisa ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizoj..

Read More
TË FUNDIT

Stano: S’ka njohje de-facto, qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Stano: S’ka njohje de-facto, qëllimi i dialogut është normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është deklaruar sot për takimin e djeshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
Ndër të tjerash Stano është pyetur nëse propozimi evropian përmban njohjen De-Facto në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai me këtë rast tha se përgjigja e tij është jo.

“Përgjigjja e shkurtë është jo. Qëllimi i dialogut nuk është njohja, objektivi i dialogut është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe sa i takon përmbajtjes së normalizimit është e vendosur nga dy palët”,theksoi Stano.

Gjithashtu ai tha se për këtë duhet të vendosin palët, derisa Bashkimi Evropian ka vetëm rol ndërmjetësues.

“Pra u takon atyre, BE-ja është ndërmjetës, ne nuk e diktojmë çfarë do të bëjnë dhe si, por po i ndihmojmë që të arrijnë atje me maturinë europiane dhe kompromisin europian për përfitim të qytetarëve të tyre. Por objektivi dhe mandati jonë në këtë dialog është që t’i ..

Read More
TË FUNDIT

Ekzekutimi i pagave me koeficientin e ri, sindikatat: A do ta mbajë qeveria fjalën?

Ekzekutimi i pagave me koeficientin e ri, sindikatat: A do ta mbajë qeveria fjalën?

Sindikatat e pavarura në vend shprehen skeptike nëse do të zbatohet nga muaji shkurt Ligji i ri i pagave për punëtorët e sektorit publik.
Sipas tyre nuk ka informacione nëse pagat do të dalin sot sipas koeficientit të ri ose jo.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi ka deklaruar se është shqetësuese fakti se ende nuk janë sjellë listat e pagave. Sipas tij nuk ka informacione të saktë se a do të dalin sot pagat me ligjin e ri.

As në Ministrinë e Financave nuk janë përgjigjur për KosovaPress se a do të ekzekutohen sot pagat.

“Sipas praktikave të deri tanishme sot është dita e fundit kur duhet të dalin pagat për të punësuarit në sektorin publik. Por, jemi pak të befasuar për arsyeje se zakonisht pesë ditë para se të lëshohen pagat janë sjellë gjithmonë listat e pagave, kurse në këtë rast nuk kemi ende të dorëzuara listat e pagave, çka në këtë rast ka krijuar një lloj ..

Read More