Author: admin

TË FUNDIT

Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 5 dhe 7 gradë Celsius.

Parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Read More
TË FUNDIT

Vllasi: Plani evropian, marrëveshja më e mirë prej që ka filluar dialogu

Vllasi: Plani evropian, marrëveshja më e mirë prej që ka filluar dialogu

Avokati Azem Vllasi ka thënë se plani evropian i publikuar të hënën në mbrëmje në ueb-faqen zyrtare të BE-së, është marrëveshja më e mirë ndonjëherë mes Kosovës dhe Serbisë.
Vllasi tha se në esencë marrëveshja konsiderohet ndërshtetërore.

“Prej që ka filluar dialogu, kjo dje që titullohet si marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira. Si për kah forma, ashtu edhe për faktin se u dakorduan në esencë që ta pranojnë si bazë për biseda të mëtejshme të dy palët, konsiderohet si marrëveshje ndërshtetërore. Nuk është marrëveshje mes Serbisë dhe siç thonë ‘Kosovës e Metohisë’, ‘Krahina Jugore’, ‘shtet i rrejshëm’ e të tjera siç thonë në Serbi, por mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Vllasi, raporton Klankosova.tv.

Kjo marrëveshje, tha ai, është praktikisht një kornizë brenda së cilës do të vazhdojnë bisedat për çështje konkrete “deri te arritja e një, siç quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht e obligueshm..

Read More
TË FUNDIT

Kastrati i PSD-së: Shkëmbimi i territoreve mbetet zgjidhja e vetme, nuk e kemi luksin që për dekada të kemi konflikt

Kastrati i PSD-së: Shkëmbimi i territoreve mbetet zgjidhja e vetme, nuk e kemi luksin që për dekada të kemi konflikt

Anëtari i PSD-së, Qëndron Kastrati, ka thënë se plani franko-gjerman do të jetë vazhdim i status-quos aktuale dhe se zgjidhja e vetme për përfundimin e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi mbetet shkëmbimi i territoreve.
Ai thotë se zgjerimi i autonomisë për serbët në Kosovë është i papranueshëm, pasi kjo do të mund të krijonte rrethana për Serbinë që t’i përdorë ata politikisht sikur që bën në Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë.

“Është totalisht e papranueshme që serbët të krijojnë autonomi në Kosovë. Jo që jemi kundër të drejtave të tyre. Ata duhet të kenë të drejta. Por të drejtat politike të veçanta brenda shteteve të tregojnë se çfarë roli destruktiv kanë serbët në Bosnjë, Mal të Zi e të tjera”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Jemi që popujt të kenë të drejta të barabarta, por kështu edhe 10 vite mund të zgjasë e të mos përfundojë asgjë. Njerëzit kanë t..

Read More
TË FUNDIT

SHBA-ja vlerëson takimin e fundit në Bruksel, kërkon zbatim marrëveshjesh

SHBA-ja vlerëson takimin e fundit në Bruksel, kërkon zbatim marrëveshjesh

Shtetet e Bashkuara thanë se marrëveshja mbi udhërrëfyesin e zbatimit të planit evropian është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, ndërsa përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, thelbësor për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës.
Të hënën Bashkimi Evropian tha se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan për një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk pati nënshkrim dokumenti për shkak të mospajtimeve për zbatimin e saj, që do të kërkojë me shumë bisedime.

“Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi planin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së. Përparimi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik për ndërtimin e së ardhmes së Kosovës si një vend sovran, shumetnik dhe i pavarur i integruar në strukt..

Read More
TË FUNDIT

Të paktën 32 persona të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

Të paktën 32 persona të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin Tempe, pak para mesnatës.

Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

“Ka pasur shumë pjesë të mëdha të çelikut”, ka thënë Vassilis Polyzos, banor lokal që ka shkuar menjëherë në skenën e aksidentit.

“Trenat janë shkatërruar plotësisht”.

Ai ka thënë se njerëzit kanë qenë të çorientuar dhe të frikësuar teksa kanë dalë nga treni.

“Njerëzit, natyrisht, kanë qenë të frikësuar – shumë të frikësuar. Ata kanë kërkuar përreth, nuk e kanë ditur as ku janë”, ka thënë ai.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë l..

Read More
TË FUNDIT

Ymeri: Kurti shkeli parimet e tij me të dyja këmbët, s’dallon nga të tjerët

Ymeri: Kurti shkeli parimet e tij me të dyja këmbët, s’dallon nga të tjerët

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se kreu i ekzekutivit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shkelur parimet e tij me të dyja këmbët.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se njëra ndër elementet e votave drejtuar Kurtit ishte qëndrimi i tij karshi dialogut me Serbinë, qëndrime të cilat i ka shkelur.

“Sipas mendimit tim, nëse Albin Kurti e ka nënshkruar këtë marrëveshje ose ka për ta nënshkruar, ka për ta pranuar e zbatuar që po pajtohem që është absolutisht në kundërshtim me qëndrimet e tij për çështjet me dialogun me Serbinë, atëherë zgjedhjet nuk janë legjitimim demokratik për kësi çështje, sepse ti kur e voton Albin Kurtin, natyrisht një prej elementeve ka qenë qëndrimeve të tij karshi dialogut që i ka shkelur me të dyja këmbët”, ka deklaruar ai.

Në mes të tjerash, në veprimet e tij, kryeministri Kurti nuk dallon nga kryeministrat e deritanishëm të Kosovës.

“Mendoj ..

Read More
TË FUNDIT

Kajtazi flet për pikën problematike brenda marrëveshjes: Ajo krijon gjysmështet brenda Kosovës

Kajtazi flet për pikën problematike brenda marrëveshjes: Ajo krijon gjysmështet brenda Kosovës

Analisti Vehbi Kajtazi vlerëson se pika 7 e planit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është më e keqe se ajo e arritur në vitin 2015.
“Atëherë ka pasur garanci që nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk është problem menaxhimi i shëndetësisë apo arsimit. Më i madh është planifikimi hapësinor dhe siguria”, është shprehur Kajtazi në Rubikon.

Ai ka shtuar se kur është fjala për asociacionin, nuk bëhet fjalë për një Organizatë Jo-Qeveritare.

“Pika 7 nuk flet për OJQ, por për një gjysmështet brenda shtetit të Kosovës”.

Pika 7 e planit thotë: “Të dyja palët përkushtohen për arritjen e aranzhimeve specifike, në përputhje me instrumentet relevante të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë për provizione të shërbimeve në disa fusha specifike..

Read More
INTERESANTE

Ja kush ka qenë tradhtari më i madh shqiptar

Ballaban Badera, i njohur edhe si Ballaban Pasha ka qënë një komandant shqiptar i Perandorisë Osmane.

Një i rekrutuar në ushtrinë osmane nga Martaneshi, arriti të bëhej Pasha.

Sipas veprave osmane, Ballaban Badera ka qënë i pari i cili u ngjit në muret e Konstandinopojës dhe ishte i dobishëm për pushtimin osman në Ballkan.

Ballaban Pasha është një nga figurat qendrore në 4 vitet e fundit të jetës së Skënderbeut.

Sipas Fan Nolit, Ballabani ishte shqiptar nga Martaneshi i rritur në Turqi.

Ai e njihte mirë terrenin shqiptar dhe në shumë aspekte kishte aftësitë e Skënderbeut në luftime, ndaj u bë rivali i tij më problematik ushtarak.

Që në fillimet e dërgimit të Ballabanit si gjeneral kundër Skënderbeut nga Sulltan Mehmet, Ballaban Pasha për pak e zuri rob Skënderbeun.

Skënderbeu humbi katër prej pesë shoqëruesve të tij, ndërkohë që vetë, sipas Nolit dhe disa historianëve, shpëtoi falë një kërcimi të jashtëzakonshëm të kalit të tij, që mundi ta nxirrte nga terreni i thyer ku ishte r..

Read More
TË FUNDIT

Vuçiq: Kurti s’e formon Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur i sigurt që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai, duke folur për mediat serbe, ka thënë se nuk e ka këtë pritje.

Vuçiq ka thënë se në Kosovë politikanët merren politika ditore, prandaj, sipas tij, është Serbia që duhet bëj vendimet.

Për këtë arsye, ka thënë ai, është gati se i bindur që Kurti nuk do ta themelojë ASK-në në të ardhmen.

A do të jetë një muaj, dy apo gjashtë, por dikush do të duhet ta themelojë atë, e më pas topi është te ne për diskutime të tjera”, ka thënë Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, Kurti ka thënë se ai nuk mund t’i pranojë obligimet që ka marrë përsipër një qeveri kriminale, duke e pasur fjalën për qeveritë pararendëse në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk kanë arritur pajtim në Bruskel gjatë takimit të djeshëm me Kurtin.

Read More
TË FUNDIT

Pecit i dhemb pse Mustafa përmendi Vjosa Osmanin, i reagon ulët: Monitoroje tensionin

Pecit i dhemb pse Mustafa përmendi Vjosa Osmanin, i reagon ulët: Monitoroje tensionin

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, në një postim sot në Facebook, i kërkoi presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të tregojë nëse pika 7 e marrëveshjes me të cilën u pajtua dje kryeministri Kurti në Bruksel, bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
Madje, Mustafa në postimin e tij, tha se Osmani “vet-shitet” si jurist e fortë, dhe se duhet ta shpjegojë se si Kurti u dha “kompetenca ekzekutive” serbëve, shkruan lajmi.net.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Osmanit, ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Peci madje iu drejtua ulët Mustafës me fjalët “monitoroje tensionin”.

“Ju edhe mund të shpreheni për çfarëdo, por duke qenë se janë pasojat e veprimeve tuaja politike me të cilat përballemi sot, së paku në këtë periudhë rri qetë, nëse nuk ke për të thënë diçka përtej pendimit”, shkroi Peci.

Postimi i plotë:

Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i..

Read More