Author: admin

TË FUNDIT

Çka do të ndodhë me heqjen e vizave? Shtyhet hyrja në fuqi e sistemit ETIAS

Çka do të ndodhë me heqjen e vizave? Shtyhet hyrja në fuqi e sistemit ETIAS

Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.
Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS, nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Në faqen e ETIAS-it nuk janë dhënë arsye për shtyrjen e këtij vendimi.

Disa burime diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëndrimi që “jo më vonë se 1 janar 2024 nuk do të thotë se [liberalizimi] nuk mund të ndodhë më herët“.

ETIAS është sistem evropian për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit.

Ky sistem – krejtësisht elektronik – mundëson verifikimin e të dhënave të qytetarëve të vend..

Read More
TË FUNDIT

Lajmëroni policinë nëse e shihni këtë person, konsiderohet fort i rrezikshëm

Lajmëroni policinë nëse e shihni këtë person, konsiderohet fort i rrezikshëm

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të dyshuar për disa grabitje të armatosura.
Drejtoria e Policisë së Kosovës në Ferizaj në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka publikuar fotografinë e Veton Esatit, me vendbanim në Bibaj të Ferizajt i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura.

Sipas policisë deri më tani i dyshuari nuk është paraqitur në stacion policor dhe vazhdon të jetë në arrati.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt .

Personi i dyshuar është : Veton (Fevzi) ESATI, i lindur me datë 02.06.1993 me vendbanim në fshati..

Read More
TË FUNDIT

Krim i rëndë në familjen shqiptare: Dhëndrri vret vjehrrin e tij dhe një person tjetër

Krim i rëndë në familjen shqiptare: Dhëndrri vret vjehrrin e tij dhe një person tjetër

Krim në familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Paskuqan në Shqipëri, me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Dyshohet se autor është dhëndri, i identifikuar si Ramazan Hudra rreth 35 vjeç nga Kukësi, raporton tch.

Sipas informacioneve, autori u ka prerë rrugën familjarëve të gruas dhe ka qëlluar me armë mbi ta.

Më pas ai është larguar me makinë tip “Benz”, ndërsa policia është vënë në ndjekje.

Read More
TË FUNDIT

Cramoni pret se me Planin evropian 5 shtetet e BE-së ta njohin Kosovën

Pas shumë vitesh tensionesh midis Serbisë dhe Kosovës, të dyja vendet kanë rënë dakord për një plan të BE-së të krijuar për të rregulluar marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

Megjithatë, zbatimi dhe afati kohor mbeten të paqarta.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell njoftoi në fillim të kësaj jave se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishin pajtuar “që nuk nevojiten diskutime të mëtejshme rreth propozimit evropian”.

Propozim-marrëveshja që u bë publike pas takimit, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret që Plani evropian të shtyjë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

Read More
TË FUNDIT

Publikimi i emrave nga Specialja, reagojnë nga OVL-UÇK-ja: Skandal dhe poshtërsi e radhës

Skandal dhe poshtërsi të radhës e ka cilësuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, publikimin e emrave nga Specialja të viktimave që pretendohet se janë vrarë dhe zhdukur në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohet se janë zhdukur me forcë.

Me këtë veprim, Klinaku ka thënë se për herë të dytë Zyra e Prokurorit të Specializuar po rrezikon dëshmitarët pasi sipas tij, një gjë e tillë e ka bërë edhe në rastin e “skandalit të rrjedhjes së dosjeve nga zyrat e tyre në Hagë”.

“Skandali tjetër dhe poshtërsia e radhës nga Gjykata Speciale, përkatësisht Pseudo Zyra e Prokurorit të Specializuar: I publikon emrat e viktimave që ..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Serbisë

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur disa elemente simbolike, për të cilat, mendon se janë arsyet që shefi i BE-së, për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, zgjodhi Maqedoninë e Veriut, për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas Kurtit, është Kumanova njëra ndër vendet historike, ku u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit, si njëra ndër specifikat kryesore që Borrell ka bërë zgjedhjen e tij.

”Mos të harrojmë që më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë ishte nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë mendoj që këto elemente simbolike kanë qenë të rëndësishme për Josep Borrell që të na ftojnë këtu për takimin e radhës të nivelit të lartë”.

Megjithatë ai nuk pati vetëm këtë shpjegim.

”Shkupi është qyteti i madh më i afërt me Prishtinën, po ashtu mendoj që ka impakt të madh në rajonin në kuptim që Maqedonia e Veriut është një vend i cili avancon në kontekst të demokracisë, sundimit t..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe normalizimi arrihet vetëm me njohje të ndërsjellë

Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe normalizimi arrihet vetëm me njohje të ndërsjellë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot drejt Shkupit.
Kryeministri Kurti ka cituar presidentin amerikan, Joe Biden duke thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi arrihet përmes njohjes së ndërsjellë.

Derisa po merr pjesë në Forumin Ekonomik në Shkup, Kurti tha se edhe kancelari gjerman ka përmendur njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha gjithashtu se Kosova ka bërë progres ekonomik, por edhe demokratik derisa thotë se raportet me Serbinë akoma nuk janë stabile.

“Përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë tona nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë dhe normalizimi mund të bëhet me njohje të ndërsjellë, kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancleri Sholz”, ka thënë Kurti.

Derisa po fliste për luftën në Ukrainë, Kurti tha se agresioni rus në Ukrainë ka ndikuar që të kemi inf..

Read More
TË FUNDIT

Abazoviq pret në takim Kurtin: Mali i Zi ofron mbështetjen e plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin

Abazoviq pret në takim Kurtin: Mali i Zi ofron mbështetjen e plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Abazoviq pas këtij takimi tha se me Kurtin kanë diskutuar për lidhjen infrastrukturore, ide të reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

“Mali i Zi ofron mbështetjen e tij të plotë për një zgjidhje të përhershme për rajonin.Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot fola për lidhjen tonë më të mirë infrastrukturore, idetë e reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ne vazhdojmë të trashëgojmë marrëdhënie të mira fqinjësore”ka shkruar kryeministri malazez në Facebook./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë”, Kurti flet për idenë e Borrell që takimi i radhës të jetë në Maqedoninë e Veriut

“Në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë”, Kurti flet për idenë e Borrell që takimi i radhës të jetë në Maqedoninë e Veriut

Të hënën që lamë pas, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuciq, takim ky i zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së.
Pas kësaj nga Bashkimi Evropian kanë njoftuar se takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet në mes të marsit dhe se do të mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të para, shefi i Bashkimit Evrpian për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi, Joseph Borrell, ka një udhëtim drejt Maqedonisë së Veriut dhe kësisoj do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të takuar Kurtin dhe Vuciq.

Në lidhje me këtë kryeministri Kurti tha sot se janë disa elemente që sipas tij ishin edhe arsyet që Borrell zgjodhi Maqedoninë e Veriut , për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

Sipas tij, është Kumanova njëra ndër vendet historike ku u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë s..

Read More
TË FUNDIT

49 raste të reja me COVID- 19 në 24 orët e fundit

49 raste të reja me COVID- 19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja me Covid-19, nga 225 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 15 person. Raste aktive me Covid -19 janë 236/

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,108, kanë vdekur 3,211 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,661, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Read More